voal.ch – Në konferencën për media të premten Departamenti i Shëndetit në Bazel-City informoi rrewth situatës të Covid 19 në kanton.
Rastet me korona kanë qenë relativisht të qëndrueshme gjatë ditëve të kaluara. Tani pritet faza e parë e hapjes.
Si po përgatitet qyteti i Bazelit?
Dhe si e vlerëson Lukas Engelberger Drejtori në Departamentin e Shëndetit situatën në spitalet e Bazelit?
Janë shëruar 800 nga 936 personat që testuan pozitiv dhe kështu më shumë se 80 përqind tani janë rikuperuar – shtatë më shumë sesa të enjten. Aktualisht janë 27 banorë kantonalë në kujdesin spitalor për shkak të infeksionit me koronavirus. Numri i pacientëve jo-kantonal dhe të huaj është 42, shtatë prej të cilëve kërkojnë kujdes intensiv.
Drejtori i shëndetit në Bazel, Lukas Engelberger tha gjithçka të qartë të premten: “Faza e parë akute e pandemisë po përfundon”. “Skenarët shumë të këqij” nuk mbërritën në Basel-Stadt. Ato janë parandaluar deri më tani, tha Engelberger.
Më 27 shkurt, u ndaluan Karnavalet e Bazelit, shpjegoi mjeku kantonal i Bazelit, Thomas Steffen në konferencën për media. Më 5 mars, kantoni vendosi rregulla të reja higjene dhe sjelljeje përpara se Zyra Federale e Shëndetit të shtrëngonte masat dhe më 13 mars të mbylleshin shkollat në të gjithë Zvicrën. Më 20 Prill, pati një lajm pozitiv nga Basel-Stadt: për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë së Corona në Bazel, kantoni nuk kishte infeksione të reja për t’u raportuar.
Në lidhje me të ardhmen, në funksion të fazës së ardhshme të tranzicionit, e cila fillon të hënën e ardhshme, më 27 Prill, Departamenti i Shëndetësisë thekson se as autoritetet dhe as sipërmarrjet në fjalë nuk kanë përvojë në trajtimin e kësaj situate. Në përputhje me rrethanat, këshillohet kujdes: Masat e sjelljes dhe higjenës duhet të vazhdojnë të respektohen në mënyrë rigoroze për të parandaluar ri-intensifikimin e epidemisë në fazën e hapjes, siç paralajmëron drejtori shëndetësor Lukas Engelberger.
Engelberger paralajmëron në mënyrë të përsëritur popullsinë që të ketë kujdes. Për sa kohë që nuk ka vaksinë, rreziku nuk shmanget. “Ne duhet të përgatitemi për një valë të dytë”.
Basel-Stadt është gati për gjurmimin e kontaktit me të infektuarin pozitiv
Në kantonin e Bazel-Stadt, të gjithë personat e infektuar marrin kujdes nga shërbimet mjekësore dhe kontaktohen rregullisht, po kështu edhe pacientët e rrezikuar, siç raporton departamenti i shëndetësisë. E reja që u soll në konferencën për shtyp është se Departamenti i shëndetësisë është i gatshëm të zgjerojë izolimin dhe mbështetjen e karantinës dhe gjurmimin e kontaktit.
Për këtë qëllim, së bashku me partnerët, ky departament po ndërton një platformë të re të IT që do të jetë e gatshme për përdorim në dy javët e ardhshme dhe do të paraqitet para publikut në detaje në kohën e duhur./telebasel.ch/EB
Komentet