Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur prej dy muajsh një hetim për disa drejtues të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohen se janë tyë implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike.
Lajmi konfirmohet nga burime të mirëinformuara pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, shërbim i cili ka marrë dijeni për këtë hetim.
Informacioni për Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka ardhur nga Shërbimi Informativ Shtetëror, të cilët kanë vënë në lëvizje organin e akuzës.
Nën hetim rezultojnë drejtues të policive në qarqe të ndryshme, shefa komisariatesh dhe persona të tjerë të rëndësishëm në strukturat e policisë.
Nuk ka ende njoftime se në çfarë faze ndodhen hetimet.
Ky është hetimi i dytë i bujshëm i prokurorisë mbi strukturat e Policisë së Shtetit. Rasti i parë ishte ai i përgjimeve me pajisjen e sjellë në Shqipëri nga italianët e misionit ‘Interforze’
Në të dyja këto raste, sinjalizimet erdhën nga Shërbimi Informativ i Shtetit.
Komentet