Drejtoreshë Belinda duke dhuruar një vështrim të vlerësuar nga ekspertët diku tek 5700 euro
E nderuar redaksi.
Lexova shkrimin që kishit bërë për mua në lidhje me tenderin e Spitalit Amerikan dhe dua të sqaroj disa keqkuptime të vogla për tenderin.
Sa për informacion, 1 mijë euro për person nuk është ndonjë shifër kushedi dhe unë do u shpjegoj fije për pe se për çfarë kanë ikur këto para për gjithësecilin prej tyre.
E para, një grua përveç vizitës të chek-up pjesën tjetër të lekëve në shenjë falenderimi më bleu mua një buzëkuq dhe një rimel.
Pastaj ishin nja dy gra të cilat i kish çjerrë macja dhe donin në mënyrë urgjente ndihmë të specializuar mjekësore.
Dy shoqet e tyre dolën në ndihmë duke shtuar edhe lekët e tyre për një kujdes mjekësor të specializuar. Po doni ju që macet kishin qëlluar me nerva se ishin në sezon mbarsje dhe gratë kërkuan më tepër kohë për të dalë nga rreziku për jetën.
Dy gra të tjera dolën me prostatë dhe pjesën tjetër të lekëve që ju mbetën duhej urgjentisht të trajtoheshin me qumësht dallëndyshe sepse u kishte dërrmuar çorapja këmbën dhe kishin krruajtje nga morthi. Tashmë ato janë shëndosh e mirë dhe çdo gjë është ok me shëndetin e tyre pas kësaj ndërhyrjeje.
Një drejtor, çun i ri kshu, na mbeti me barrë dhe e kishte shtatëzaninë me probleme pasi e përmbytën të vjellat gjatë muajve të parë dhe ju desh regjim shtrati por edhe pagesë për të përballuar lejen e lindjes, ndaj mendova ta çoj dhe këtë tek Spitali Amerikan meqenëse atje i kanë dyshekët dormeo dhe kolegu na shtriqet për qejf.
Pastaj shumë grave të tjera punonjëse u kanë dalë thinja pa fund dhe mendoj që kjo është gjendje alarmante, pasi siç e dini, kur i shoh nëpër korridor ashtu me thinja më duken të gjitha si Pandi Majko. Sikur kam 20 Pandelinj që më vijnë vërdallë pz pz, ankth tmerr 
Disa kolege kishin nevojë të takonin psikanalsiten dy herë në javë për të kuptuar se çfarë po ndodhte me rudhat e tyre dhe pse celuliti u krijonte reliev në shpirt duke i sëkëlldiur sensualitetin, ndërsa gjendja e rënduar shpirtërore i shpërqëndronte gjatë punës në ‘FarmVille’.
Plotë 24 gra kërkonin trajtim të menjëhershëm pasi kishin hasur probleme me depilimin. Ju ishte kthyer qimja dhe me piskatore nuk i bëhej derman qimes. Pas një stresi të madh për nxjerrjen e qimes arritëm në konkluzion se qimja duhej hequr nga specialisti. Normale që kjo punë donte harxhe.
Mblidhini vetë gjithë këto probleme shëndetësore dhe bëni hesapin, e do kuptoni se 400 mijë euro janë shumë pak për gjithë këto kusure e halle të punonjësve të mi.
Media ka bërë aludime të kota rreth tenderit sepse asgjë nuk është vjedhur apo futur në xhep. Këto janë shifrat e sakta që unë ju jap dhe po i them me ndeshmëri.
Me respekt. Dalinda, mi alma te llama.
Jo, më falni, Belinda. Se ngatërrova folderin. Mirupafshim.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e znj.Belinda Balluku
Komentet