*** The Serbian genocide on Bosnian Muslims (1992-1995) was committed to destroy them in whole as ethnic, national and religious group. This intention to destroy Bosnian Muslims, according to international law is unique genocide that constitute an international crime which is prohibited with the United Nations Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genicde (1948).
***”Ata që planifikojnë dhe kryejnë gjenocid (ashtu sikurse bëri Serbia –MH) kërkojnë që botën njerëzore ta privojnë nga pasuria e madhe dhe e llojlloshme e saj , e përbërë nga popujt, nga racat, nga grupet etnike dhe nga religjionet. Ky është krim kundër gjithë njerëzimit dhe pasojat e tij nuk i ndien vetëm grupi i veçuar për shfarosjen e tij, por i gjithë njerëzimi”. (http://icty.org/srebrenica20/index-bcs.html).
“With lie we cannot get away, the truth will always come out”
-Kur hoxha e gënjen popullin, ai e rren edhe Zotin! Prandaj, nuk duhet dëgjuar, as besuar atij, as në rrugë e as në xhami, sepse është mëkat dhe krim edhe para popullit, edhe para Zotit, sepse “me rrenë nuk shkohet në xhenet” ngase ajo i “ka këmbët e shkurtëra”.
-Ja një shembull konkret se si një hoxhë i Serbisë e rren popullin dhe Zotin, duke u munduar ta verbojë gjithë Evropën dhe gjithë botën, ashtu sikurse Rusia dhe Serbia se gjoja në Srebrenicë “nuk ka pasur gjenocid serb”(!)
Me këtë fare rrene predidkuese, antihumane dhe anticivilizuese të këtij fare myftiu fallso, nuk mund të mbrohet dhe të justifikohet gjenocidi serb në Srebrenicë, as në Kroaci e as në Kosovë (1992-1999), sepse jo vetëm Rako Mladiqi, por e gjithë Serbia me në krye Slobodan Miosheviqin ka kryer tre gjenocide të njëpasnjëshme, duke filluar në Kroaci, duke vazhduar në Bosnjë dhe, duke përfunduar në Kosovë. Mirëpo, si rrejdhim i bombardimit të caqeve dhe të objektivave strategjike ushtarake dhe policore të Serbisë dhe të Malit të Zi nga Aleanca e Atlantikut Verior-NATO-s më 24 mars – 10 qershor 1999, kapitualuan forcat agresore dhe okupatore gjenocidale serbomalazeze në Kosovë.
Vuk Drashkoviq demanton rrenat e Rusisë, të Serbisë dhe të myftiut filoserb Jusufspahiq
Prandaj, besoni Vuk Drashkoviqit, jo rrenëve të Moskës, të Beogradit dhe të hoxhës Muahmed Jusufspahiq, se gjoja në Srebrenicë “nuk ka pasur gjenocid serb”?! –Kjo është gënjeshtër politike dhe propagandistike për ta amnistuar Serbinë nga tre gjenocidet e saj, të kryera kundër popullit kroat dhe Kroacisë, kundë popullit boshnjak mysliman në Bosnjë dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë (1992-1999).
Kjo është pafytyrësi, rrenë e kulluar dhe spekulim politiko-propagandistik e myftiut proserb Muhamed Jusufspahiq për ta “shpëtuar lëkurën” e tij në Beograd, duke mbrojtur gjenocidin serb në Srebrenica.
Këtë rrenë të turpshme dhe absurde të tij, e demaskon kjo deklaratë e saktë e Vuk Drashkoviqit (ish-Ministër i Jashtëm i Serbisë dhe kryetar I SPO-LPS-së) : “Nuk ka asnjë dyshim se ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, më 11 korrik 1995, është kryer gjenocid. Mohimi i këtij fakti popullin serb e shpie drejt shkatërrimit civilizues. Kryerjen e krimit të madh ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) në Den Hag e ka kualifikuar si GJENOCID dhe si krim të tmerrshëm ndaj Serbisë dhe popullit serb, krim ndaj historisë dhe ndërgjegjës sonë. Prandaj, çdo mohim i gjenocidit të Srebrenicës, relativizim i tij ose përpjekje për justifikimin e tij me krimet e kryera paraprakisht ndaj serbëve, Serbinë dhe popullin serb e shpiejnë në shkatërrimin civilizues dhe moral.” (http://www.vijesti.rtl.hr/novosti/svijet/1662518/u-srebrenici-je-pocinjen-genocid-a-nijekanje-te-cinjenice-srpski-narod-gura-u-sunovrat/25.06.2015 12:23)
Gjithashtu, rrenën e miftiut Jusufspahiq, e përgënjeshtrojnë, edhe BE-ja, Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Amerika dhe aleatët e saj evro-perëndimorë dhe tërë bota humane e civilizuar përpos Rusisë dhe aleatëve të saj, që para gjithë botës po mundohen t’i fshehin gjurmët e krimit të gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë, të kryer më 11 korrik 1995, ku si pasojë gjetën vdekjen 8273 boshnjakë myslimanë .
Për kryerjen e këtij gjenocidi mbi boshnjakët myslimanë, veç Serbisë së Slobodan Milosheviqit, fajin e ka edhe “Evropa e përgjumur”, e cila ka heshtur, duke lejuar Serbinë (1992-1999), që t’i kryejë tre agresione gjenocidale, duke vrarë popullin kroat, popullin boshnjak mysliman dhe popullin shqiptar.
Po ashtu, krahas Serbisë, fajin dhe përgjegjësinë më të madhe e ka edhe KS i Kombeve të Bashkuara, i cili nuk ka reaguar me kohë, përkatësisht nuk ka ndërmarrë asgjë që të shmangej gjenocidi serb në Srebrenicë.
Rrenën e Myftiut Muhamed Jusufspahiq, paraprakisht e demantuan pronocimet e disa shtetarëve-përfaqësuesve të delegacioneve ndërkombëtare, që morën pjesë në solemnintetin e 20-vjetorit përkujtimorë të gjenocidit serb në Srebrenicë, më 11 korrik 2015.
Ndër të parët, ish-presidenti amerikan Bill Clinton (kryetar i delegacionit amerikan, i shoqëruar nga ish-sekretarja e shtetit, Medeleine Aulbright) deklaroi se : “ Këtu, mbi 8 mijë burra dhe djemë janë vrarë nga gjenocidi. Ky fakt i tmerrshëm bëri që përfundimisht vendet e NATO-s ta mbështetnin Amerikën për të ndërmarrë diç për shpëtimin e jetëve. Gëzohem që paqja u sigurua, por edhe më tej, u kemi borxh atyre që këtu flijuan jetët e tyre. Jo vetëm këtu, por askund në botë, nuk dëshiroj të shoh fusha të vdekjes sikurse këto të Srebrenikcës.” (http://www.telegram.hr/politika-kriminal/najcrnji-dio-nedavne-povijesti-europe/).
Gjithashtu, gjenocidin serb në Srebrenicë, e denoncoi, edhe minisri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, duke nënviuzar edhe “pëgjegjësinë e shtetit holandez, ushtarët e të cilit si pjesëtarë të OKB-së kanë pasur për detyrë ta mbrojnë Srebrenicën më 1995, por atë nuk e kanë bërë. Gjenocidi i kryer këtu, është pjesa më errët e historisë së Evropës sonë të përbashkët. Një tragjedi e këtillë, më nuk guxon të ndodhë.” http://www.telegram.hr/politika-kriminal/najcrnji-dio-nedavne-povijesti-europe/).
Myftia i Serbisë, Jusuf Spahiq gënjen sikurse Milorad Dodik!
Siç njoftojnë masmediat serbe të Beogradit, në kuadrin e agjencisë “Tanjug” të Beogradit, më 31 janar 2012, është mbajtur dueli politik ndërmjet Çedomir Jovanoviq (kryetar i PDL-së) dhe Milarod Dodik (kryetar i Republikës serbe të Bosnjës).
Pretekst për organizimin e një dueli të tillë pro et contra gjenocidit serb në Bosnjë, ishte deklarata e Çedomir Jovanoviqit, bërë më 29 janar 2012 në Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike Liberle, se “Republika serbe e Bosnjës, është krijuar mbi bazën e gjenocidit dhe të spastrimit etnik”. Mirëpo, kryetari RS, Milorad Dodik dhe kryesia e shtetit të tij serb, e kanë hudhur poshtë, si “gënjeshtër” të papranueshme, deklaratën e theksuar të kryeliderit demorkat dhe liberal, Çedomir Jovanoviq, me motivacion se “Republika serbe nuk është gjenocidale dhe se në Bosnjë nuk ka pasur gjenocid serb”(!?)
Mohimi i kryerjes së gjenocidit serb në Bosnjë kundër myslimanëve boshnjakë nga ana e Milorad Dodikut (kryetar i RS-së), është fatkeqësia dhe rreziku më i madh për koekzistencën e sotme të serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Duhet pranuar fakti se, përpos liderit Çedomir Jovanoviq, që ka deklaruar botërisht edhe në KD të PDL-së, edhe në duelin televiziv në “Tanjug” me oponentin e tij, Milorad Dodik, serbët as në qeverinë dhe në parlamentin e Serbisë dhe të Republikës serbe të Bosnjës( në Beograd dhe në Pale), nuk pranojnë argumentet e pamohueshme se në Bosnjë është kryer gjenocid mbi myslimanët boshnjakë, edhe pse këta janë shfarosur masovikisht mbi bazën etnike, nacionale dhe fetare. Këtë e provon edhe rasti i shfarosjes së “8273 myslimanëve në Srebrenicën famëkeqe” (11 korrik 1995), e cila në atë kohë ishte nën mbrojtjen e pejsëtarëve paqësorë të Kombeve të Bashkaura. Ky ishte turpi më i madh i humanizmit dhe i drejtësisë së Evropës dhe i bashkësisë ndërkombëtare ngase gjenocidi serb mbi “8000” civilët boshnjakë u bë në praninë e kaskave blu të OKB-së.
Çedomir Jovanoviq si Tucoviqi!
Sikurse demokrati Dimitrije Tucoviq, i cili në dekadën e dytë të shekullit XX (1912-1914), e kritikoi dhe e fajësoi qeverinë serbe për gjenocidin e soldateskës serbe mbi shqiptarët dhe Shqipërinë (duke përfshirë Anamoravën, Iliridën, Kosovën, Lumën, Dibrën, Durrësin etj.), ja, sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, të njëjtën gjë e bëri, edhe demokrati liberal Çedomir Jovanoviq i Beogradit, i cili me plot të drejtë, i akuzon dhe fajëson serbët për gjenocidin e kryer në Bosnjë, edhe pse kryetari i Republikës Serbe në Pale, Milorad Dodik, ashtu sikurse dikur ish-kryeministri i qeverisë së Serbisë, Nikola Pashiq, që fshihte dhe mohonte pushtimet agresive dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë, në të njëjtin “stil” ultranacionalist e mohon gjenocidin e kryer serb mbi myslimanët e Bosnjës.
Edhe pse të vërtetën e Republikës serbe, të krijuar me gjenocid në Bosnjë, e dëshmojnë edhe statistika e këtyre shifrave të viktimave myslimane boshnjake, ku gjatë viteve 1992-1995 nga soldateska paramilitare, militare dhe policore çetniko-fashiste barbare serbe, janë vrarë dhe masakruar mbi “75.000 mijë dhe janë shpërngulur mbi një milion myslimanë boshnjakë. Kulminacionin e kryerjes së gjenocidit serb mbi myslimanët e Bosnjës, e provoi edhe shembulli i llahtarshëm i Srebrenicës, ku me urdhërin e gjenralit Ratko Mladiq, dhe ndihmësve të tij kriminelë ushtarakë dhe udhëheqës politikanë serbë, u ekzekutuan dhe u masakruan mbi “8273 myslimanë, burra dhe djemë”, vetëm pse ishin myslimanë”(!)
Mirëpo, këtë të vërtetë të dhimbshme dhe tragjike, të shkaktuar nga agresioni çetniko-fashist serbomadh, deri tani, Çedomir Jovanoviq është i vetmi lider politik serb i Beogradit që botërisht ka pohuar se në “Bosnjë kundër myslimanëve boshnjakë, është kryer gjenocid, dhe se Republika serbe e atjeshme, është krijuar mbi bazën e gjenocidit serb”.
Ky konstatim është i pakundërshtueshëm, sepse gjenocidi serb kundër myslimanëve boshnjakë të Bosnjës (1992-1995), është kryer me qëllim që ata në tërësi të shfaroseshin si grup etnik, nacional dhe fetar. Ky gjenocid i planifikuar, i përgatitur, i urdhëruar dhe i kryer nga politika dhe nga forcat ushtarake dhe paraushtarake agresive serbe nën drejtimin e gjeneralit Ratko Mladiq dhe bashkëpunëtorëve e mentorëve të tij, Slobodan Milosheviq, Radovan Karaxhiq, Bilana Plavshiq, Momçilo Krajishnik e shumë të tjerë nga regjimi i Slobodan Milosheviqit, si dhe kriminelëve të tij, Vojislav Sheshel, Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, Bokan …etj., sipas së drejtës ndërkombëtare përbën krim ndërkombëtar dhe vepër penale ndërkombëtare, që është i ndaluar dhe i dënuar me Konventën e Kombëve të Bashkuara për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (1948).
Tezat asimetrike: Nuk ka asnjë simetri midis Kosovës dhe “Republika Srpska” të Bosnjës!
Teza e liderit të PDL-së, Çedmir Jovanoviq se “Republika serbe në Bosnjë, është krijuar me gjenocid dhe me spatrim etnik, dhe se gjenocidi në Srebenicë, është krimi më i madh në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore”, e përgënjeshtron dhe e mohon tezën e kryetarit të Republikës serbe, Milorad Dodik se gjoja “ Republika serbe nuk është krijesë gjenocidale.” (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/304762/Duel–Jovanovic-Dodiku-Stigli-ste-i-do-rata-sa-Andzelinom-Dzoli/01/02/2012).
Teza objektive dhe e qëndrueshme e Çedomir Jovanoviqit, hedh poshtë tezat spekulative dhe falsifikuese të kryetarit të RS, Milorad Dodik, se gjoja, edhe “RS ka të drejtë të jetë e pavarur sikurse Kosova. Pse RS-së nuk i lejohet një gjë e tillë”?
Përgjigjja është kjo: – Sepse, ashtu sikurse ka pohuar Çedomir Jovaniviq, “Republika Srpska është krijuar me gjenocid dhe me sapstrim etnik”. Kjo sipas së drejtës ndërkombëtare, nuk ka asnjë të drejtë, të njihet si shtet i pavarur dhe sovran, sepse është krijuar me agresion, me forcë dhe me gjenocid. Si rrjedhim, kjo si shtet përbërës, nuk do të duhej të figuronte as në kuadrin e shtetit të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës.
Ndërkaq, kur është fjala pse Kosova ka pasur të drejtën, që të krijohet si shtet i pavarur dhe sovran, është e kundërta e “medaljes” së krijimit të “Repubika Srpska” e krijuar me agresion dhe me gjenocid serb, sepse Kosova është çliruar dhe pavarësuar në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe, në përputhje me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare ngase ishte viktimë e agresionit pushtues, gjenocidal dhe terrorist të Republikës së Serbisë.
Pra, shumë e thjeshtë është për t’u kuptuar pse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e “Republika Srspka” nuk është, dhe, nuk duhet të njihet kurrë si shtet i pavarur dhe sovran, sepse është krijuar me forcë dhe “fle” në “shtartin” e gjenocidit.
Ndërkaq, Kosova është krijuar në mënyrë ligjore, demokratike dhe paqësore, duke e luftuar sundimin kolonial, terrorizmin dhe gjenocidin e institucionalizuar të Serbisë. Ky është dallimi faktik dhe juridik. Asnjë shtet në botë, nuk e gëzon të drejtën e pavarësimit, nëse për këtë qëllim e përdorë forcën, terrorin e organizuar shtetëror dhe gjenocidin, ashtu siç veproi “Republika Srpska”, e ndihmuar ushtarakisht dhe politikisht nga Beogradi.
Pra, ultranacionalisti serb, Milorad Dodik, duhet ta ketë të qartë se, Kosova është pavarësuar me paqe, kurse “Republika Srpska” është krijuar me agresion terrorist dhe me gjenocid! De facto dhe de jure, ky është dallimi thelbësor, që përjashton çdo krahasim simetrik.
Prandaj, kryetari i “Republika Srpska”, Milorad Dodik nuk ka asnjë argument ligjor, që të kundërshtojë krijimin gjenocidal të Republikës së tij, sepse këtë fakt, tanimë e ka të njohur gjithë Evropa dhe gjithë bota.
Së fundi, për t’i demantuar tezat fallso, amorale, antiligjore, antihumane dhe antidmeokratike të ultranacionalistit serb, Milorad Dodik, po e citojmë këtë pohim të një komentuesi serb, kur thotë se: “Milorad Dodik është nacionalist serbomadh dhe katastrofa më e madhe për popullin serb. Derisa të sundojnë njerëzit siç është Milorad Dodik dhe të tjerët sikurse ai, kurrë nuk do të ketë paqe as në Bosnjë e as në Serbi. Sikurse Serbia të kishte pasur më shumë njerëz sikuse që është demokrati liberal Çedomir Jovanoviq, do të kishte qenë krejtësisht ndryshe, dhe, Serbia nuk do të ishte, kjo që është-faktor jostabiliteti në Ballkan.” (Po aty,www.blic.rs/01/02/2012).
Sikur të respektoheshin standardet dhe vlerat e drejtësisë dhe të demokracisë si vlera universale, atëherë, Evropa kursesi nuk do të duhej ta pranonte Serbinë në BE, para sa qeveria, parlamenti dhe presidenca serbe, të dënonte tre gjenocidet e saj, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
Komentet