-Mashtrimi i vazhdueshëm i popullit (kombit) në emër të shtetit imagjinar ose fiktiv:
1. Siç dihet, jeta në mërgim është relativisht e rëndë. Mbase, me peripeti, travaje, krajata dhe mundime të ndryshme për t´i siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës për vetëvetën dhe familjen këtu në mërgim ose atje në vendlindje. Ajo bëhet akoma me e rëndë kur populli ( kombi) dhe atdheu e kanë vështirë apo kur ndodhën përballë sfidave, udhëkryqeve, fenomeneve, turbulencave, anomalive ose patologjive të ndryshme objektive dhe subjektive që të lënë shpesh pa trohë gjumi në sy.
Aty (këtu) janë edhe malli dhe nostalgjia e pashuar që djeg e flet për një fjalë të amshuar mëmë, at, Kosovë… që krahas këtyre punëve dhe obligimëve të përditshme për bukën e gojës ose ekzistencën e përgjithshme jetësore ose familjare, e bëjnë akoma me të rëndë jetën e mërgimtarit. Mos të flasim këtu mbi “pellgun e madh” të një gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre udhëkryqëve të huaja ! Për dhëmbjet, frakturat, eklipsimet, plasjezemrat , plazmimet ose pezmatimet e ndryshme skeletore dhe gjenetike. Për gjakun e censuruar, palcën dhe limfën. Balada mërgimtarësh…Apo, copëza ( fletëza ) të pathëna të një jete të ndodhur dikund mës ditënetësh ose dritëhijesh të mistershme dhe tepër enigmatike që nuk u këputet kurrë toja. ” Vëllaçko, deshëm apo nuk deshëm, kjo është ajo jetë jona që dikur e zgjodhem ose përzgjodhem në kohë njerke dhe kolere. Kur popullit ( kombit) dhe atdheut tonë u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë serbe në fyt. Do me thoshte dikur një i afërmi dhe miku im poet dhe publicist i njohur që nuk ndodhët më në jetë. Ndjesë pastë. Nejse…!
2. Në mos gabohem, mërgimtarët tanë shqiptarë të shkepur ose shkapërderdhur pothuajse në të të gjitha vendët ose merdianet e ndryshme të globit, aq sa diten dhe aq sa munden dikur e dhanë angazhimin dhe kontributin e tyre për kombin dhe atdheun kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjatë kohës së luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së sidomos. Duke mos kursyer asgjë nga vetvetja dhe punët e rënda të krahut, mërgimtarët shqiptarë asokohe i dhanë ndofta madje edhe qindarkat e fundit nga djersa e ballit dhe këta “xhepa të shtjerrur” të fatit për lirinë ( çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Shumë prej tyre atëbotë e dhanë ( e falen) edhe jetën në themelët e njohura të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së popullit dhe atdheut tonë. Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e Lartë të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Duke u ndodhur në ballë të togjëve, çetave, kolonave ose bataljonëve të ndryshme të UÇK-së në luftëra të ndryshme dhe beteja të lavdishme çlirimtare dhe heroike me armiqtë e egër dhe gjakatar dhëmb për dhëmb, sup me sup, fyta fyt dhe ballë për ballë, shumë mërgimtar ose vullnetar shqiptarë nga vendët dhe meridianet e ndryshme të botës, u bën akter, personazh të njohur ose protagonist të rëndësishëm dhe tepër sublim të ngjarjes dhe të ndodhjes. Respektivisht, heronjë dhe dëshmorë të kombit dhe atdheut. Shumë prej syrësh ishin në lulen e jetës dhe rinisë kur ranë dëshmorë. Për t´bu bërë lulëkuqe të lirisë dhe UÇK-së. Mbase, lulet me të bukura ose kryesore në kopshtin e madh të kombit dhe atdheut tonë që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përhershmë historike dhe patriotike të çdo shqiptari të vërtetë. Jo kurrë, por…!
3. Si për çudi dhe një koincidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi, angazhimet dhe kontributët e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike të shumë mërgimtarëve shqiptarë anëkënd globit, sikur i shpartalloi dhe davarisi mengjesi. Mbase, ai agu i shumëpritur i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sa çel e mbyllë sytë nga ana e strukturave, nomenklaturave ose ” par exelencave” të ndryshme shtetërore, qeveritare, politike dhe të tjera në vendin tonë, sikur u harruan dhe injoruan tërësisht intelektualët, veprimtarët ose patriotët e njohur shqiptarë në mërgim. Dhe, së bashku me këta të fundit , edhe luftëtarët e lirisë së bashku me heronjët e lartëpërmendur nga diaspora e madhe shqiptare në Europë dhe Amerikë që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Në vend të tyre në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, turbulencave, anakronizmave, anomalive dhe patologjive të panumërta, u ngritën dhe promovuan hajnat ( hajduutet), profiterët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur dhe të panjohur të luftës dhe pasluftës së bashku me tregetarët e flamujve dhe “stërshitesit e sofistikuar” të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetërorë dhe nacional në vendin tonë. Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë,heronjtë, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë shqiptar, jo rrallë u harruan , u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të njohura serbo-bizantine. Apo, u burgosën, arrestuan, akuzuan, gjykuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht , publikisht, familjarisht dhe në të gjitha format tjera të mundshme. Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët, vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiprofesionistët, kontraiinstitucionalistët, renegatët , matrapazët, profiterët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm politik, ushtarak ose luftarak, u ngritën dhe avansuan vazhimisht në “xhunglën e madhe” të atyre ligjëve të pashkelura kushtetuese, politike, institucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në kuader të “shtetit ligjor” dhe “demokratik” të Kosoves. Çudi e madhe reaksionare, antishtetërore, antinacionale dhe antihistorike.
4. Ç´t´i besh “fatit” kur Kosovës së pasluftës ( lëxo: Kosovës së djegur, përgjakur, shkrumbuar, vjedhur dhe shkatërruar deri në palcë nga ai varg i zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të tërbuar serbo-karpatian!) iu ndërsyen ose vërsulen ” komandantët” ose ” komesarët” e Bllacës dhe Stankovecit së bashku me hajnat ( hajdutët), matrapazët dhe analfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional! Duke i vjedhur, privuar, shitur ose stërshitur edhe ato pak resurse ose pasuri që kishin ngelur ose shpëtuar nga lufta dhe masakrat serbe në Kosovë….!
Eklips moral, apokalipsë njerëzore, sfilatë turpi, arenë gladiatorësh të ri….! Apo, mos ndofta ” duke i shikuar ose soditur ata , vdekja t´vinte prej syve të tille!” Preludi i njohur nga romani i famshëm i akademikut tonë të madh, Rexhep Qosja.
5. Të flisje apo të shkruaje hapur ose publikisht asokohe ( e sot..)- kunder “engjëjve” ose “apostujve” të ndryshëm të luftës dhe paslufës, të ngjante paksa në punë Sizifi ose në Gogol të Madh. Në “salto mortale” ose në “fiskulturë akrobatike” mbi kalin e Trojës!?
Shteti dhe pushteti (“hyqymeti” ) gjithëmonë e kanë dorën e gjatë. Në raport me ” shtetin”, “pushtetin” ( regjimin) dhe ” popullin e ri kosovar” të ” dalur” ose të ” lindur nga lufta”, të tjerët ( shumica e atjeshme shqiptare) si duket janë vetëm ” njerëz numra” ! Vegla të lehta elektorale dhe mekanike të një sistemi ( regjimi) të pandryshuar natyrorë ose ordinarë si në ” rendët” ose “sistemët” e dikurshme mesajetare, primitive ose arkaike….???!!!!
Aty janë edhe disa të të ashtuquajtura “medie të pavarura”, ” nacionale” ose ” publike” në Kosovë të cilat ka kohë që janë shndërruar në servise ose zëdhënëse të sofistikuara ( agjenturore, komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste ) të nomenklazurave të ndryshme pushtetmbajtëse, politike dhe të tjera. Përkatësisht, në “kolonë të pestë” të shërbimëve të ndryshme sekrete, informative ose kundërinformative nga Kosova, Serbia, Rusia, Turqia, Mali i Zi etj. Duke i stisur dhe imituar në këtë vorbullë “stilin” dhe manirin e njohur të radiove, televizioneve ose gazetave dhe revistave të ndryshme ditore ose periodike të Medelinos ose Bogotas në Kolumbi, apo të simotrave të tyre në Venecuelën e Hugo Çavezit, në Rusinë e Vladimir Putinit etj.
Ndonëse, është shkruar dhe folur aq shumë ( shpesh) mbi rolin dhe pozicionin e fuqishëm moral, simbolik, reflektivë, tradicional, afirmativë, rekonstruktivë dhe paradigmatik të mediave të shkruara dhe atyre elektronike në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e njohura qytetare dhe demokratike gjithandej globit. Në përhapjen , përçuarjen dhe artikuliimin e vazhdueshëm ose permanent të nevoja, kërkesave, idealeve dhe vizioneve të njohura njerëzore ose qytetare-sidomos. Dhe, jo vetëm të përhapjes të së ” vërtetës” ose ” lavdisë së madhe” mbi Isa Mustafën, Skënder Hysenin, Kadri Veselin, Adem Grabocin, Sabri Hamitin, Ismet Beqirin, Edita Tahirin etj
Një fjalë e urtë arabe thotë se ai që ia bën varrin ose gropën tjetrit, le t´i mbajë trupin dhe shpirtin e tij mbi supe.
6. Akoma asgjë të re në “senatin” dhe ” prokurorinë bizantine “të Romës!
Shpifje, spekulime, kurtha, komplote, intriga dhe dredhi të ndryshme bizantine kundër luftëtarëve dhe komandantëve me në zë të luftë clrimtare dhe patriotike në Kosovë! Preteksti ose sebepi kryesor ” zajednica” ose ” republika serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ” demarkacionet kufitare” me Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë….” Lufta” ose ” Epoka para gjyqit” ….. Demagogët, hipokritët, mantrapazët, kontrabandistët, analfabetët ose gjysëanalfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional….Profiterët e luftës dhe tregtarët ambulant të flamujve dhe shpirtërave të pafajshëm të trimave dhe deshmorëve të kombit të rënë në fushën e nderit!
Papusët, okultistët, alkimistët dhe hedonstët e ndryshëm që e përhapin dhe propagandojnë si në kor të ” vërtetën” dhe “lavdinë e madhe” mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “rinisë së përhershme” dhe “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës si “Sizifi mitik” i Homerit dikur me atë guri të rende mbi supe fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës gjatë asaj rruge të mundimose për në Had!
Komentet