“Krizë drejtorësh emëruar nga kryeministrat”
Moisi Korabi
Prej dy dekadash kryeministrat njeri pas tjetrit, kanë firmosur e vulosur emrimin e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Heshtja e komunitetit të artistëve, megjithëse të shqetësuar dhe tronditur nga një prodhim i tillë drejtoresh politikë, është sa e frikshme aq edhe e pa shpjegueshme, ndoshta edhe e shpjegueshme. Sipas meje artistët nuk u vetëorintuan dot që në fillimet demokratike të gëzonin frytet e lirisë së brishtë dhe të kërkonin statusin e tyre, të pavarur nga partitë në krye të të cilave lidërit ishin dhe janë me etje karrieriste për pushtet absolut Si të tillë ata nuk e duan tearrin si opozitë e vërtetë konstruktive që godet kë keqen nga pozitat e së mirës kudo ku shfaqet ajo; sepse i kanë frikë mesazhet e teatrit të lirë
2
Edhe gjeniiu i së keqes Enver Hoxha nuk e donte teatrin e mosvarun, i burgoste autorët dhe veprat e tyre që kritikonin dukuritë negative të “realitetit socialist të shndritshëm”, si# burgosi dramën “Njollat e murrme” të Minush Jeros, “Rrethimi i bardhe” e Naum Priftit, “Drama e nje partizani pe emer” e Fatos Arapit, “Besa:” e Sami Frashërit, etj. Ndërsa kryeministrat e këtyre dy dekadave nuk i burgosin por me marifete krrejnë ligje për të mbajtur nën kontroll teatrin; emërojnë drejtorë besnikë të tyre, që drama shqipe satirke te pengohet të ngjitet në skenë. Drejtori të jetë edhe zot edhe shkop. I tillë është edhe drejtori i tanishëm i TK Ervin Culi emëruar nga kryeministri Edi Rama.
3
Duke njdekur modelin e tij mohues të çdo vlere, që proklamon se gjithcka rilind me ardhjen e tij në pushtet, Culi bie në këtë kuth dhe mohon si dramën e traditës ashtu edhe te këtyre dy dekadave. Në sezonin teatror 2015-2016, programoi vetëm vepra nga dramaturgjia botërore dhe asnjë nga dramatugjia jonë kombëtare, Cdo justifikim apo rropatje për argumentim duke mohuar e përbuzur dramen ë komedine shqipe, është nul, Kjo vjen si nga mosnjohja e veprave të dramaturgjsë sonë ashtu dhe nga paaftësia për të gjykuar e percaktuar vlerat dhe jovlerat e tyre.
Komuniteti i artistëve të skenës heshti, për këtë skandal, duke ndrydhur brenda vetes revolten. Sipas meje heshtja është kapak floriri kur s’ke gjë për të thënë, apo nuk di ta thuash, por është njollë e zezë kur brenda vetes pëshpëritet togfjalëshi “C”ne me lazëm!…” e në heshtje zvjordhet guximi për të protestuar, për këtë dhunim të dramës shqipe nga drejtori politik i TK.
4
Pa hyrë në historira të zërave të pakët kritikë që e kanë kundërshtuar vartësinë e teatrit duke kumtuar se Teatri Kombëtar dhe teatrot e Bashkive duhet të kenë statusin e tyre, të pavarur nga kyeministri, ministri dhe partitë, – theksoj se zëri i tyre ka qenë thirrje në shkretëtirë.
Shpresoj të mos jetë i tillë zëri i fuqishëm i regjisorit të talentaur Altin Basha dhe dramaturgut modern Stefan Capaliku të cilët ndonëse me vonesë, e thyen akullin, përzunë heshtjen dhe haptas me vizion të qartë, logjike të ftohtë e racionalitet, analizuan krizën e dramës shqipe në Teatrin Kombëtar dhe akuzuan drejtorin Culi se ai është vetë kriza..
5
Teatri Kombëtar quhet kështu se është teatri i kombit shqiptar me përmbajtje dhe fizionomi kombëtare, çka domosdoshmërisht vend të rëndësishëm duhet të zënë veprat e dramaturgjisë sonë dhe orientimi që drejtorët, regjisorët, aktorët dhe skonografët të udhëhiqeshin nga filozofia e kombëtares në tëatër ku roli i drejtorit është substancial. Kjo do të këronte drejtues me personalitet, dinjitet, me kulturë profesionale dhe kulturë të gjerë, me dije dhe shije të larta. Mjerisht prej dy dekadash kjo nuk ka ndodhur. Pikërisht edhe për këtë nuk është realizuar një raport i drejtë midis dramës shqipe dhe asaj të teatrit botëror. Përkundrazi ka mbizotëruar raporti 8 me 2 në favor të dramës së huaj duke sfiduar qasjen alternative për ta ndryshuar gradualisht këtë raport në 8 me 5 ap 5 me 3.
6
Para dy vitesh kur u emrua Culi drejtor i TK nga kryeministri Rama, menjeherë organizoj një tubim mbarëkomëtar për problemet e teatrit dhe të kritikës, por edhe pse ishte i paqartë në paraqirjen e vizionit të tij, nga diskutimet dhe debatet, u duk se do ngjiste në skenë dramën shqipe, Në fillim 0rganizoi edhe konkurse e lexime kolektive për veprat dramatike, përzgjodhi edne disa që u vlerësun, vuri ndonjë, por shumica edhe pse ishin miratuar nuk e panë dritën e skenës. Drama shqipe u trajtua si njerkë në shtëpinë e saj. Kulmi arriti siç theksova më sipër. në rfuzimin e saj në sezonin 2015-2016,
7
Kjo qasje e gabuar që sfidon filozofinë e kombëtares në Teatrin Kombëtar, është skandaloze, madje shkon edhe më tej kur përpjekja mjerane për të motivuar këtë lajthitje arrin në përbuzje të veprave të dramaturgjisë sonë kombëtare nga. drejtori Culi, i cili është regjisor i mirë, ka vënë edhe shfaqja me vlera të larta e mesatare. por është drejtor i keq, shërbëtor besnik i kryeministrit e në të njejtën kohë i paaftë të vejë profesionalizmin mbi politizimin, e të kuptojë se pa dramë kombëtare nuk ka teatër kombëtar.
Kjo është një e vërtëtë e pakontestueshme sipas meje, por siç kam shkruar edhe ne disa ese dhe vështrime kritke te mia, – e vërtetë është edhe paaftësia e regjisorëve për të bashkëpunuar me autorët që veprat e tyre të rritin cilësinë e të ngjiten në skenë.
8
Teatri shqptar ka një traditë të shkëlqyer të bashkëponimit regjisor-autor. Ndër më të shquarit kanë qenë: Piro Mani me Ruzhdi Pulahën, Mihal Luarasi me Minush Jeron, Kujtim Spahivogli me Fadil Paçramin, Serafin Fanku me Fadil Krajen etj. Teatri është laborator i rritjes cilësora artistike të vepës dramatike.
Kjo traditë nuk ndiqet nga regjisorët tanë, prej dy dekadash, (pa mohuar kontributinn e disave) për faktin se ata e kanë më të lehtë të ngjitin në skenë kryevepra të teatrit botëor duke kopjuar regjisorët e medhenj, se sa të eksperimentojë me vepra të dramaturgjisë shqiptare, ku vihet të pallancë aftësia me paaftësinë. E që t’i shpëtojnë këtij “gjyqi” përbuzin dramaturgjinë tonë.
“E neveritshme” do të thoshtet regjisori Basha dhe si sfidë po sprovon në Tëatrin Eksperimental “Kujtim Spaivogli” një dramë të re të Stefan Capalikut. I uroj suskes
9
Në përmbyllje, theksoj se jo të gjithë teatrot e kanë nëpërkëmbur dramën shqipe. Teatri i Metropolit, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe teatrot e bashkive kanë vënë e rivënë në skenë si vepra të tradidës ashtu edhe të kohës së demokracisë, me këndvështrime të reja dhe alternative, në një raport të pranueshëm me veprat e dramaturgjisë botrore, por duhet të synohet drejt një diference sa më të vogël e të konkurohet me drama e komedi me fizionomi dhe përmbajte kombëtare jo vetëm në në teatrin ballkanik, por edhe në atë europë e më gjerë. Ndërsa qasja e Teatri Kombëtar që i sheh me syrin njerkës dramaturgët e komediografët dhe vepra te tyre është jo vetëm e papranuseshme por edhe e dënueshme.
Kriza është e tij, kryesisht po edhe e heshtjes së artistëve në kompromisin mjeran: ç’ne me lazëm… që sfidon statusin e vërtetë të Teatrit Kombëtar si institucion i pavaruar që duhet të vetëdministrohet dhe te përzgjedhë drejtuesit nëpërmjet konkurimit me programe dinitoze ku drejtori te jetë një nga personalitet më të shquara të këtij teatri, vizionar, me integritet, me horizont e kulturë të gjerë.
Në model i tillë ka qenë professor Xhemal Broja, dijetari i teatrit botror,autori i parë i historisë së tetarit shqiptar dhe inelektuali i shquar.
Komentet