Voal.ch – Dr.Stefan Blättler është kandidati zyrtar i Zvicrës për anëtar në komitetin ekzekutiv të Interpol, një detyrë shumë e rëndësishme e Organizatës Ndërkombëtare e Policisë Kriminale.
Po kush është Dr.Stefan Blättler?
Dr.Stefan Blättler është komandanti i ekzekutivit të policisë kantonale të Bernës. Është komandanti dhe organizatori i një trupe me 2500 vetë.
Dr.Stefan Blättler është biri i komandantit të asaj kohe të policisë së Nidwalden në kantonin me të njëjtin emër.
Ai ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Neuchâtelit dhe ka doktoruar në vitin 1987.
Kariera e tij profesionale e çoi nga Neuchâteli si asistent në katedrën e të drejtës penale në Gjenevë pranë Bankës UBS e pastaj drejt policisë kantonale të Bernës më 1989 si zyrtar në policinë kriminale.
Më 1993 ai është shef i policisë rajonale Seeland-Jura Berneze; në vitin 2000 shef i planifikimit dhe vendosjes; më 2003 është nënkomandant i policisë kantonale të Bernës dhe prej 1 gushtit 2006 komandant i policisë kantonale të Bernës
Përveç detyrave të tij në trupat e policisë, Stefan Blättler është pjesë e disa organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe president i disa komisioneve,
si president i Konferencës së komandantëve kantonalë të policisë së Zvicrës (KKPKS);
president i këshillit të fondacionit të Institutit zviceran të Policisë (SPI)
dhe komandant strategjik për Identifikimin e Viktimave nga Katastrofat (DVI)
Përveç këtyre detyrave ai vijon të japë leksione të të drejtës penale dhe kriminalistikës në Universitetin e Bernës.
Një njeri me këtë karierë të shkëlqyer sot është kandidati kryesor për të drejtuar INTERPOL-in.
Në një prononcim video për rrjetin social Dr.Stefan Blättler midis të tjerave thotë:
“Në një botë që ndryshon në mënyrë shumë të shpejtë, siguria është prioriteti kryesor, siguria për çdo individ dhe siguria për të gjithë shoqërinë. Parandalimi i akteve kriminale dhe luftimi i krimit në mënyrë efektive kërkon bashkëpunim të lartë në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. E gjithë kjo mund të arrihet përmes një organizate të fuqishme dhe efikase që garanton bashkëpunimin rajonal. Pikërisht për këtë është INTERPOLI, për një botë më të sigurtë, për bashkëpunim. INTERPOL është një organizatë shumë afër zemrës time dhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, unë do të bëj më të mirën ashtu si e kërkon detyra. Në rolin tim si Shef i Policisë Kantonale të Bernës, një nga forcat policore më të mëdha në të gjithë Zvicrën, me një larmi gjuhësore kulturash dhe si pedagog në Universitetin e Bernës i të drejtës penale dhe kriminalistikës, është detyra ime për të siguruar një shkëmbim mes botës akademike dhe praktikave. Eksperienca ime e gjatë operacionale drejtuese për menaxhimin e krizave është esenciale, kur kemi të bëjmë me situata të jashtëzakonshme në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Policia është në ADN time dhe është modeli i suksesit. /voal.ch
Komentet