VOAL- Dr. Luan Topçiu, kritik dhe studiues letrar, kritik arti, profesor universitar, përkthyes dhe diplomat shqiptar, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, Filiali Bukuresht, Anëtar Nderi i Forumit Weltoffen me qendër në Vjenë, me një kontribut të veçantë në lidhjet kulturore shqiptaro-rumune, veçanërisht duke bërë të njohur në Rumani letërsinë shqipe, ka përkthyer një cikël me poezi nga Skënder Buçpapaj, i cili është botuar në numrin e janarit 2025 të revistës letrare “Drita” (Lumina), në faqet 16, 17. 18.
Ciklit i prin një paraqitje e shkurtër rreth jetës dhe veprimtarisë së poetit Skënder Buçpapaj.
Dr. Luan Topçiu