VOAL

VOAL

Dr Koço Moisiu – burgoset për agjitacion e propagandë

January 23, 2016

Komentet

Nga grabitja e bankave, te dekadat në burg e miqësia me një bretkosë- Cili është Pepe, presidenti uruguajan që magjepsi botën e ndërtoi një nga demokracitë më liberale në botë

Një dekadë më parë, bota u magjeps pas José Mujica, i cili njihej edhe si Pepe, president i Uruguajit.

“Adhurimi” për të erdhi pas një zyrtar i këtij rangu, kishte zgjedhur të mos jetonte në pallatin presidencial, por banonte në një shtëpi të vogël me gruan dhe qenin e tyre.

Po kjo nuk është gjithçka që rrethonte figurën e tij jo konvencionale.

Jeta e tij është e përshtatshme për një skenar filmi.

Në rininë e tij, Pepe grabiste bankat si gueril, i mbijetoi 15 viteve në burgjet vendase, kjo falë edhe një miqësie me një bretkosë ndërsa qëndronte në qeli.

Pavarësisht të gjithave Pepe ishte ai që në transformimin e kombit të tij të vogël të Amerikës së Jugut në një nga demokracitë më të shëndetshme dhe më liberale në botë.

Tani po lufton me vdekjen, ndërsa është prekur nga një sëmundje e rëndë në ezofag. bw

Arbri Kopliku i riu nga Shkodra që përgatitet të nisë studimet në Harvard

Arbri Kopliku

 

VOA/Pëllumb Sulo

Në Shqipëri, të rinjtë gjithnjë e më shumë po priren të studiojnë jashtë vendit, në universitetet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri në fund të vitit akademik 2023-2024 rreth 14 mijë të rinj shqiptarë studiuan jashtë vendit, ku më shumë se 1000 prej tyre në Universitetet e Amerikës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, sjell përvojën e të riut Arbri Kopliku, i cili, pasi përfundoi shkëlqyeshëm studimet në Institutin e Teknologjisë në Masaçusetts të Bostonit, po përgatitet të nis studimet për doktoratur në Universitetin mjeksor të Harvardit.

Për të rinjtë shqiptarë, që studiojnë në Europë dhe Amerikë, janë ditët e fundit të pushimeve verore në vendlindje, pasi shumë shpejt ata do të rikthehen në auditore.

Edhe i riu nga Shkodra, Arbri Kopliku, pas disa ditësh do të udhëtojë për studime drejt SHBA-së. Gjatë 4 viteve të kaluara, ai përfundoi studimet për Bio-Inxhinieri me rezultate të nivelit të lartë në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, ndërsa në ditët e para të shtatorit do të nisë studimet për doktoraturë në Universitetin e Harvardit.

“Do të rikthehem në Amerikë, prap në Boston, për të filluar studimet për doktoraturë në programin në mes të shkollës së mjekësisë së Harvardit, Harvard Medical School dhe Institutit Teknologjik të Masaçussets, ku isha për të kryer bachelorin. Do të studioj për inxhinieri mjekësore edhe specifikisht do të punoj në një laborator që zhvillon trajtimet e reja të personalizuara në një shkallë nano, shumë të vogël, për kancerin specifikisht por që të jenë të afta me trajtu shumë lloje të kancerave me të njëjtën teknologji”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Arbri thotë se përvoja e fituar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets është mjaft e veçantë për të si student, pasi studimi në një prej universiteteve më të mira në botë, i krijoi mundësinë e njohjes me zhvillimet më të fundit të kërkimit shkencor, zgjedhjen e lëndëve dhe komunikimin me profesorët që ishin në frontin e parë të imunologjisë dhe luftës kundër COVID-it, mbi të gjitha, zhvillimin e praktikave mësimore në laboratorë dhe kompani me famë botërore.

Ishte periudha pas COVID-it, thotë ai, dhe kjo ndikoi në mënyrën ku u fokusua shkenca. Laboratorët me rritjen më të shpejtë ishin ato që prodhonin antitrupa dhe vaksina dhe po përparonin në kërkimin shkencor, sidomos për sëmundjet infektive.

Kjo, ndihmoi të përfshihet në kërkimin shkencor dhe të aplikojë njohuritë teorike nëpërmjet projektesh madhore te kompanive më të njohura në Amerikë, ku ai zhvilloi praktikat mësimore.

“Hera e parë ishte tek kompania Moderna që është edhe kompania që ka prodhuar edhe vaksinën kundër COVID-it dhe shumë gjëra të tjera. Puna që kisha unë ishte për të testuar lloje të ndryshme kombinimesh të ARN, që ishte përmbajtja e vaksinës, për të arritur që vaksinat të bëhen më të qëndrueshme ndaj temperaturave të larta dhe më thjeshtë të prodhohen. Pastaj, verën pas kësaj unë u futa në një fushë krejt tjetër, çuditërisht ishte krejt e përshtatshme me edukimin që kisha marrë në shkollë, por që ishte për pajisjet biomjekësore. Kompania prodhonte pajisje për diabetin, për sëmundjet neurodegjenerative edhe për kancerin”, thotë ai.

Në Boston jeton një komunitet i madh shqiptarësh, mes të cilëve edhe të rinj nga trevat shqipfolëse, të cilët studiojnë në universitetet e Bostonit. Kjo, thotë Arbri, ishte një mundësi e mirë për të krijuar shoqatën e studentëve shqiptarë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, përmes të cilës marrin pjesë nëpër panaire, ekspozita, në festivale të kulturës ballkanike dhe europiane si dhe ndërveprojmë me shoqatën “Besa” dhe Kishën e Shën Gjergjit në Boston.

Ndërsa një vit më parë, bashkë me një të ri shqiptar që studion në Kanada, themeluan organizatën jofitimprurëse “Albanian Trailblazers”, e cila ofron mentorim dhe mbështetje për të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë jashtë vendit.

“Arritëm të krijojmë një organizatë që quhet “Albanian Trailblazers”, e cila vitin që kaloi është zgjeruar shumë. Kemi arritur të krijojmë një grup për workshope ku, shqiptarët e suksesshëm nëpër botë mund të vijnë , të ndajnë përvojat e profesioneve të tyre apo pasionet gjithashtu. Kemi krijuar një grup për ndërlidhjen e shqiptarëve me synimin që të bëjnë grupe të veçanta si shqiptarët e Bostonit, të Londrës apo Austrisë dhe me u arritë të takohemi edhe fizikisht dhe jo vetëm virtualisht”, tregon ai.

Studimet në ciklin e doktoraturës në Universitetin e Harvardit pritet të zgjasin pothuajse 6 vite, një rrugë e gjatë dhe plot sfida edhe për të riun nga Shkodra, Arbri Koplikun, por ai ndjehet optimist se do t’i kapërcejë i nxitur nga synimet që ka për të ardhmen.

“Doktoratura në Amerikë është pak e gjatë, është 5-6 vjet, por duke mendu përtej kësaj unë kam dëshirën që njohuritë që arrij t’i thelloj gjatë doktoraturës si dhe zbulimet t’i paketoj në mënyrë të atillë që të jetë një kompani në të ardhmen. Me hap një kompani dhe, pse jo, me përfshi edhe Shqipërinë aq sa ajo mund të ofrojë për zhvillimin e teknologjive për kurimin e sëmundjeve të ndryshme, por edhe për prodhimin e produkteve biofarmaceotike”.

I ati i kërkoi të bëhej doktor, por Eqrem Çabej iu përkushtua gjuhësisë! Nga braktisja e Fakultetit të Mjekësisë, te studimet në Vjenë

Eqrem Çabej, është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Akademiku i shquar shqiptar lindi në Turqi më 6 gusht 1908.

 

Studimet fillore i kreu në Gjirokastër. Më pas kreu shkollën e mesme në Klagenfurt dhe pasi braktisi Fakultetin e Mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet. Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare 25 – vjeçari Eqrem Çabej u kthye përfundimisht në Shqipëri, me diplomën e Universitetit të Vjenës në xhep dhe me dëshirën e zjarrtë për t´i vënë dituritë dhe energjitë e tij në shërbim të Atdheut. Por pasi kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek.

U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandaj kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të gjuhës shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi “Italoalbanische Studien” (“Studime italoshqiptare”). Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër (1933/34) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-’36 u transferua në Normalen e Elbasanit, ku edhe atje ndenji një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm.

Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, për arsye shëndetësore kërkoi të transferohej duke u riemëruar profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Kërkesa nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me “çështjen Çabej” u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-’39 vijoi si arsimtar në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe. Në vitin shkollor 1939-’40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës.

Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, më 1940 u dërgua në Romë nga min. i Arsimit Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike.

Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave. Eqrem Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Më 1951 shkroi “Sonetet”, një libërth kushtuar së shoqes, Shyhrete Turkeshit, që e kishte njohur pranverën e 1949 e porsadalur nga burgu dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare. U botuan për herë të parë me rastin e 100-vjetorit të lindjes më 2008 nga shtëpia botuese Çabej, drejtuar nga e bija, Brikena. Ai ndërroi jetë pak ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëdhjetë e dytë, më 13 gusht të vitit 1980, në një klinikë të Romës. gsh

Më 10 korrik 1509 lindi John Calvini, reformues i madh i krishterimit evropian, pararendës i kapitalizmit

VOAL – Në gjysmën e parë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë datojnë reformuesit më të mëdhenj të krishterimit evroan: John Calvin (Gjon Kalvin) dhe Martin Luter.

Calvini, megjithatë, ndryshe nga Luteri, donte krijimin e legjislaturës së një shoqërie të kapitalizmit të egër, ndërkohë që Luteri ishte i kufizuar për të marrë parasysh aktivitetin tregtar të borgjezisë si një aspekt të shoqërisë feudale që nevojitet për t’i dhënë më shumë hapësirë, por gjithmonë brenda kufijve të feudalizmit.

I lindur më 10 korrik 1509 në Noyon (Francë) Calvini shpejt u largua nga Kisha në mënyrë të vendosur, i bindur se lumturia e përjetshme është e destinuar për disa të zgjedhur dhe që jepet vetëm me anë të hirit të Perëndisë. Ai ishte gjithashtu i bindur se pas vdekjes, fati i shkuarjes në qiell ose në ferr ishte tashmë i paracaktuar. Ithtarët e tij gjithmonë kanë qenë të kufizuar për të shpenzuar jetën e tyre duke punuar, duke pritur një shenjë hyjnore.

Sipas mendimit të Calvinit, puna ishte e barasvlershme me lëvdatat ndaj Perëndisë. Calvini e shikonte punën si mënyrë për të lavdëruar Perëndinë dhe për të shprehur dukshëm në qëndrueshmërinë e besimit dhe bazimit të saj në hiret hyjnore. Vetëm nëse varen nga e mira e përbashkët, pasurimi dhe fitimi pasues konsideroheshin të drejta. Në këtë kuptim, Calvini konsiderohet pararendës i kapitalizmit. Puritanët e Evropës veriore ishin dishepujt e parë të Calvinit, për të ndjekur shembullin e diktuar nga teologu francez, duke përdorur një mënyrë jetese të drejtuar me kujdes, seriozitet, moderim dhe të bazuar vetëm në punë.

Edhe ekonomisti gjerman dhe sociologu Max Weber në librin e tij “Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit” shpesh flet për marrëdhënien midis fitimit dhe kalvinizmit. Puna prodhuese sipas Calvinit, u bë një formë e lutjes, një ofertë për Zotin ndaj pasigurive të tyre. Por edhe sipas teologut dhe humanistit ishte e drejtë për të dalluar fajdet, me të cilat ata e shtypin dhe e vidhnin të varfërin, nga kredia, interesi dhe investimet produktive. Sipas Calvinit, edhe vetë feja u konsiderua gjithashtu parimi i vetëqeverisjes në sjelljen e përditshme.

John Calvini vdiq në Gjenevë më 27 maj 1564./Elida Buçpapaj

IN MEMORIAM- Profesor Vehbi Hoti, intelektuali i vlerave të mëdha të dritësimit pedagogjik të brezave- Nga Fran GJOKA

(Në kujtim të jetës dhe veprës së pavdekshme të Prof. Vehbi Hotit)

Një vit më parë u nda nga jeta profesori ynë i paharruar, Vehbi Hoti, që për 50-vjet me radhë ja kushtoi dijes dhe edukimit, edukatori i një qyteti të tërë, që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri ai për të dhe për njerëzit. Fëmijëria dhe adoleshenca nuk ishin të lehta për të, e ndoshta ky është shkaku i një miredukimi e shkollimi, me sakrificë, të cilët ai ka ditur t’i mundë shumë mirë. Shkollimi ishte pika më e ndjeshme e tij dhe që i hapi rrugë të reja për të njohur më mirë jetën. Që në rininë e hershme ai njihej si një djalë fjalëpakë, pa zhurmë dhe me energji të pashtershme, punëtor i palodhur në shërbim të arsimit të lartë, dashamirës që nuk iu dëgjua kurrë zëri për keq, gojëmbël dhe me kurajë, që mbronte me dinjitet pikëpamjet e tij. Një burrë që nuk e nisi dhe as e përfundoi karrierën e tij me bujë e reklama, por ua la të tjerëve të gjykonin për shërbimin perfekt dhe me sinqeritet që u bënte studentëve, por që vlerësoi me profesionalizëm, sinqeritet e dashamirësi, punën e mirë që bënin kolegët e tij. Shumë shpejt, profesor Vehbi Hoti u shndërrua një ndër figurat e dashura publike dhe i admiruar jo vetëm nga shkodranët, por nga e gjithë Shqipëria. Duke qenë një burrë me tradita të mrekullueshme fisnike dhe një familje intelektuale, të gjithë të shkolluar në universitetet tona shqiptare, ai ishte një njeri shumë i ndjeshëm, human e tepër miqësor, po kaq ishte dinjitar e konsekuent në gjërat themelore të bindjeve dhe ekzigjencave që të përbëjnë të plotë personalitetin e tij.

Energjitë e tij ai i vuri
në shërbim të studimeve, didaktikës, pedagogjisë dhe edukimit

Tek profesor Vehbi Hoti, mendimi dhe preokupimi i vazhdueshëm rrinte përherë zgjuar, ashtu si rri ndezur zjarri në një vatër të ngrohtë familjare, ëndërronte aspiratën e shpejtë dhe rrugën për demokraci të vërtetë dhe integrim dinjitoz dhe evropian. Them këtë, jo aq nga mosha, por nga energjia dhe vitalitetit që shfaqte në studime dhe kërkime në fushën e didaktikës, pedagogjisë dhe të edukimit në tërësi, nga ndihma dhe mbështetja që profesori ynë vazhdonte t’u jepte studentëve dhe kolegëve të tij pedagog dhe gjithë atyre që dëshironin t’i futeshin punës së bukur dhe të vështirë shkencore dhe pedagogjike. Profesor Vehbi Hotin kam pasur fatin ta njoh që në rininë time të hershme. Ai ishte shembulli më i shkëlqyer i njeriut të formuar me një personalitet dhe kulturë njerëzore. Janë pikërisht këto cilësi tepër të vyera që më nxit të hedh në letër këto radhë për jetën, punën dhe veprën e pavdekshme të këtij njeriu me shumë vlera në fushën e dijes dhe të prosperitetit tonë kombëtar. Ishte sa e lehtë, edhe aq e vështirë dhe, sipas kujtimeve që unë kam ruajtur për figurën e tij, ishte njeriu me vlera të përkushtueshme, me kulturë e vizion perëndimor, i talentuar, i përgatitur, emocional, i dhembshur, me vizion të gjerë për jetën, për familjen e shoqërinë. Ishte “i vështirë”, sepse profesor Vehbiu kishte lindur i talentuar, donte të punonte megjithëse në kushte të vështira në momente të tilla, kur vështirësitë familjare nuk e favorizonin sa duhet dëshirën edhe pasionin e tij. Megjithatë ai punonte e punonte dhe krijonte pa u lodhur njëkohësisht. Si qytetar aktiv i Shkodrës, Vehbiu po ngjiste shkallët e karrierës me shpejtësi marramendëse. S’kishte si të ndodhte ndryshe për një talent dhe shkencëtar që kishte hedhur me kohë ide, kishte botuar shkrimet e para shkencore pedagogjike e didaktike që në vitin e largët 1965, për të mos u ndalur për asnjë çast deri më 5 korrik 2023, ku zemra e profesorit pushoi së rrahuri.

Universiteti i Shkodrës ishte jeta e tij
Profesori i madh na la një pasuri të jashtëzakonshme shkrimore

Prof. Vehbiu thoshte: “Po të ishte e mundur të bëhesha edhe njëherë i ri, veç për Universitetin e Shkodrës do të dëshiroja të punoja e të kontribuoja me dëshirë e pa hezitim”. Janë me dhjetëra veprat e tij, me qindra kumtesa e referate të botuara në revista shkencore dhe të mbajtura në shumë simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, me qindra artikuj pedagogjik e didaktik të botuara në organet e ndryshme të shtypit apo në revistat shkencore më prestigjioze të vendit dhe jashtë tij. Pra, gjithë jeta dhe veprimtaria 50-vjeçare e profesor Vehbiut iu kushtua zhvillimit të arsimit të lartë tonë kombëtar. Kështu, u bë shumë shpejt figurë e njohur, falë punës dhe djersës së tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Prof. Vehbiu është autor dhe bashkautor i shtatë botimeve monografike, të katër teksteve mësimore për shkollën e lartë dhe dy për shkollën e mesme. Ka botuar rreth 60 punime në shtypin shkencor dhe ka referuar mbi 50 sesione e konferenca shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është kënaqësi të thuhet në ceremoninë solemne në korrik të vitit 2022, me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër profesor Vehbi Hoti iu dha titulli: “Profesor Emeritus”, nderimi më i lartë dhe i vetmi për një pedagog të këtij institucioni të lartë arsimor.

Në foto Prof. dr. Vehbi Hoti, gjatë marrjës së titullit “Profesor Emeritus”, korrik 2022

Në nder të profesorit të madh, Universiteti i Shkodrës organizoi konferencën me titull: “Jehonë auditorësh”, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 15 vjet ai ka qenë Sekretar i Këshillit Shkencor të Universitetit, kryeredaktor i serisë të revistës shkencore të edukimit dhe për 13 vjet dekani i parë i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Shkodrës. Pasioni për auditorin e bën që më shumë se gjysmë shekulli, profesori ynë i paharruar të edukonte breza të tërë studentësh me përkushtim dhe pasion, ndaj dhe kujtimet, përshtypjet, mbresat e miqve dhe të shokëve të shumtë të tij janë të pashlyeshme, sepse ashtu siç thekson Prof. Dr. Tomor Osmani për figurën e ndritur dhe të pavdekshme të Prof. Dr. Vehbi Hotit: “Është dhe mbetët një nga figurat e shquara të shkencës pedagogjike shqiptare, autor i shumë veprave dhe studimeve shkencore nga fusha e pedagogjisë, mësimdhënies dhe didaktikës të botuara brenda dhe jashtë vendit”. Do të thosha me plot gojën se Vehbi Hoti mbetët integrali i vlerave gjurmëlënëse i dritësimit pedagogjik të brezave. Një jetë plot gjurmë, një jetë plot përkushtim, kjo ishte dhe mbeti deviza e jetës së Vehbi Hotit.

I thjeshtë, i ditur dhe i urtë si e vërteta

Një intelektual i fisnikërisë, i mendjes së ndritur. Ai dinte të mësojë të nderojë të tjerët. Për profesorin e paharruar mund të shkruhen plot kujtime, shkrime apo studime. Ai ishte dhe mbeti një thesar, një vlerë e shtuar e pedagogjisë shkodrane kohore e mbarëkombëtare. I thjeshtë, i ditur dhe i urtë si e vërteta. Fjala dhe shembulli i tij rrezatonin kudo mirësi, thjeshtësi e dituri. “Kam pasur fatin ta njoh nga afër kur unë botoja në organin shkencor të Universitetit apo në gazetën “Jeta e re” e Shkodrës, në kohën e tërmetit, asokohe unë shkoja në Bushat, Berdicë, Trush e Velipojë, Vehbi Hoti ishte sa i thellë e filozof i pedagogjisë, aq edhe i thjeshtë e gjurmëlënës, i dashur, e dashamir për botuesit. Me çiltërsinë e zemrës dhe bazuar në studimet e tij, me të drejtë do ta quaja Hasan Tahsini i Shkodrës e më gjerë. Botimet e tij janë të çmuara e me plot vlera. Ndihmesa e tij në arsimin e lartë, urtësia prej një intelektuali zemër drite nuk harrohen kurrë, -kështu e mbyll bisedën e tij poeti dhe shkrimtari dibran, Mevlud Buci. Veprën e tij e pasojnë tre djemtë e mrekullueshëm e të zgjuar në punën e tyre si: Dritani, me profesion jurist, Arbeni, pedagog për lëndën e Psikologjisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Bledari, me profesion gazetar, aktualisht redaktor lajmesh në televizionin kombëtar Klan. Këta tre pasardhës shikojnë sot modelin e prindërve të devotshëm, babain e tyre të mirënjohur dhe të paharruar, të nënës së tyre, Fitnetit, që personifikon sot modelin njerëzor të nënës së dhembshur, që sa punoi, mbeti një profesioniste e rrallë në arsim, që rrezaton mirësi, një qytetare e denjë shkodrane e me emancipim bashkëkohor.

Njeri i vlerave të mëdha njerëzore

E takoja shpesh profesor Vehbiun në Shkodër e Lezhë, bisedonim për çështje të arsimit dhe shkollës dhe vija re se herë pas here shfaqte interesa të larta intelektuale për frymën e re perëndimore që po hynte në shkollat tona, veçanërisht kur biseda binte për temat e ndryshimeve të tranzicionit, gjithnjë ishte i hapur me atë vështrimin e ëmbël e të respektueshëm, fliste me pasion e logjikë dhe me argument për vlera e alternativa, për ide dhe mendime të dobishme për demokracinë në Shqipëri. Ky njeri i vlerave të mëdha ishte një shembull i shkëlqyer dhe i vlerave njerëzore, nga duhet të marrin shembull ideatorët e sotëm të fushës së pedagogjisë dhe didaktikës si dhe shoqëria njerëzore e ditëve të sotme. Ishte një pedagog me emër të madh, si Vehbi Hoti, vlen jo vetëm të kujtohet, por dhe të përgjithësohet dhe të kapësh dhe detajet më të vogla të aktivitetit të tij studimor 50-vjeçar, pasi dhe ato do të ishin dukuri pozitive për brezat e rinj pedagogë. Dhe, siç duket, do kalojnë plot vite e dekada të tjera dhe emri i ndritur Vehbi Hoti do të mbetet në kujtesën e brezave, ku sot është bërë shpirt e zemra e kujtdo. Kur bisedon me njerëz të profesioneve të ndryshme, e kujtojnë shpesh profesorin ku mbart një shtrirje të gjerë miqësie e shoqërie nga trevat shqiptare brenda dhe jashtë vendit, në fushë veprimtarie leksionesh, duke u skalitur në kujtesën e brezave studentë me atë portretin e një embleme të veçantë, që rrezatonte dashuri e respekt të ndërsjellë. Asnjëherë nuk i uli vlerat e tij, por qëndroi besnik i figurës morale e profesionale. Asnjëherë nuk dinte të diferencojë studentët sipas shoqërisë, miqësisë që kishte, por gjithmonë ishte pranë tyre, me pasionin që i jepte profesioni, edukimi, kultura e lartë shkodrane. Sa jetoi e punoi, Vehbiu kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e tij edhe kur ishte përfitimeve e famës shoqërore e miqësore. Mbeti deri në frymëmarrjen e fundit i dashur me të vërtetën dhe i rreptë ndaj padrejtësive.

Një personalitet
si prof. dr. Vehbi Hoti mbetet i pavdekshëm

Sot u mbush plot një vit që është ndarë nga jeta, por trashëgimia e tij në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor do t’i rezistojë kohërave, kontributi i tij do të jetë vazhdimisht i dukshëm dhe me vlera të papërsëritshme. Pas shumë vitesh, mësuesit dhe studiuesit e ardhshëm do ta kujtojnë edhe më mirë thellësinë e mendimit të tij, aftësinë për të vëzhguar dhe eksperimentuar, për të bërë përgjithësime e nxjerrë konkluzione që do të ndihmojnë shkollën e shoqërinë në demokratizimin dhe emancipimin e tyre të mëtejshëm. Këtu më vjen ndërmend një thënie e Hygoit: “Njerëzit e mëdhenj bëjnë piedestalin, e ardhmja u ngre statujën”.

Ndërsa shkruaj këto radhë për ketë njeri që sakrifikoi shumë nga vetja për t’u dhënë dije e kulturë brezave, më vjen keq për harresën e organeve qendrore dhe atyre vendore në Shkodër. Kurrë s’ka punuar për lavdi, ndonëse lavdinë me punë e sakrifica e emrin e mirë la kudo, e meriton plotësisht, pas vdekjes, që t’i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”. Për njerëz të tillë të ditur, të emancipuar, tolerant në shërbim të dijes dhe për 50 vjet me radhë mbajti titullin e lartë dhe të denjë “Njeri”, si Vehbi Hoti, sa shumë ka nevojë shoqëria e sotme shqiptare. Sa i thjeshtë në dukje, aq edhe i lartë e njerëzor ishte. Cilido që ka njohur apo ka lexuar për Vehbi Hotin, krenohet dhe frymëzohet dhe pyet veten: “Jeta vlen kur vihet në shërbim të mirësisë e diturisë”. Profesor Vehbi Hoti mbetet intelektuali i vlerave të mëdha të dritësimit pedagogjik të brezave. Përmes kujtimeve synuam të kujtojmë sadopak jetën plot aktivitet të një njeriu, humbja e të cilit një vit më parë preku thellë jo vetëm familjen Hoti, por dhe gjithë Shqipërinë dhe më gjerë. Ishte një humbje e madhe për shkencën pedagogjike dhe arsimin tonë kombëtar. Njerëz të tillë lindin rrallë, por mbetën përgjithmonë të pavdekshëm në mendjen e zemrat e popullit.
I paharruar qoftë vepra dhe kujtimi i tij!

Më 28 qershor 548 u nda nga jeta Teodora, perandoresha bizantine, gruaja e Justinianit

VOAL- Teodora, perandoresha bizantine, gruaja e Justinianit, lindi rreth vitit 500 në Kostandinopojë.

Në vitin 532, përballë një turme të trazuar që thërriste “Fitore! Fitore”, Justiniani I, sundimtari i Perandorisë Romake të Lindjes, ishte në prag të arratisjes nga pallati. Papritur me një thirrje pasionante, gruaja e tij Teodora iu drejtua atij dhe oficerëve të tij të tmerruar: “Nuk është e tmerrshme që një perandor të bëhet i arratisur, nëse do të shpëtosh veten me arratisje, perandor, sigurisht që mund ta bësh, megjithatë, sado shqetësime. Unë, do t’i qëndroj besnik thënies së vjetër se vjollca është një qefin funerali” (Prokopi, Lufta Persiane).

I impresionuar nga këto fjalë, perandori dhe grupi i tij, përfshirë gjeneralin Bellisario, vepruan. Gjenerali trim mblodhi njerëzit e tij dhe lëvizi kundër turmës së zemëruar që ndërkohë ishte mbledhur në Hipodromin, një amfiteatër i madh pranë pallatit. Represioni ishte i menjëhershëm. Flitet për tridhjetë mijë burra të cilët Justiniani fillimisht i vrau dhe më pas i hodhi trupat e tyre në det. E ashtuquajtura kryengritja e Nikës kishte përfunduar pothuajse para se të fillonte.

Justiniani doli nga sprova më i sigurt dhe më i fuqishëm se më parë, falë vendosmërisë së Teodorës. Ai gjithashtu i dha asaj meritën e duhur për sjelljen e saj heroike duke dekretuar që ajo të merrte pjesë me të në qeverisjen e perandorisë, gjë që Theodora e bëri me efikasitet të pamëshirshëm. Në realitet, Teodora nuk ishte një zonjë, përkundrazi vinte nga një familje me origjinë modeste dhe e kishte nisur karrierën e saj si prostitutë. Babai i tij stërviti arinj në Hipodromin e Konstandinopojës, qendra e sporteve popullore si luftimi i qenve me arinj dhe garat me qerre. Ndoshta shokët e parë të lojës së Teodorës ishin dhëndrrat, shitësit ambulantë, tutorët, prostitutat dhe poshtëruesit e vegjël.

Gratë që kujdeseshin për reputacionin e tyre shmangnin korridoret e Hipodromit, por ishte pikërisht në këtë vend që Teodora, në moshën dymbëdhjetë vjeç, u bashkua me motrën e saj më të madhe dhe filloi të shfaqej në skenë në Perandorinë Romake Lindore duke hyrë në një bordello.

Prokopi, një historian bashkëkohor, tha se Theodora nuk ishte një aktore e talentuar, por ajo ishte e bukur, inteligjente, plot hir dhe e gatshme për të interpretuar në situata dhe qëndrime lakmuese.

Sigurisht, aspektet dhe rrethanat më pikante të së kaluarës së tij u ekzagjeruan nga Prokopi, i cili gjithmonë kishte një armiqësi të njohur ndaj perandoreshës. Sidoqoftë, ka pak dyshim për shthurjen e perandoreshës së ardhshme.

Ndoshta, ndryshe nga sa pretendonte Prokopi, ajo nuk bëri akte të turpshme në skenë me patat, as nuk darkoi me dyzet burra të cilëve u dha hiret e saj, siç tha historiani britanik Edward Gibbon.

Për një kohë ajo ishte e dashura e guvernatorit të Pirenekës (Libia e sotme), duke gjetur përfundimisht rrugën e saj me trashëgimtarin e fronit bizantin Justinian, fillimisht si dashnore, pastaj si grua.

Në vitin 527, kur Justiniani u bë perandor, në krah të tij u kurorëzua Teodora, e cila nuk ishte ende tridhjetë vjeçe. Pas martesës, ajo arriti të fitonte një respekt të mirë dhe në dukje ajo ishte gjithmonë besnike ndaj Justinianit. Sido që të jetë, shumë pak guxuan ta vënë në dyshim moralin e saj, edhe sepse ishte më mirë të mos e kishim armike.

Theodora kishte një ushtri spiunësh që i raportonin kush fliste keq për të kaluarën e saj ose e kritikonte sjelljen e saj, kushdo që ishte fajtor për këtë “faj” hidhej në burg, torturohej apo edhe lihej të vdiste. Ajo pati lindur një djalë dhe e kishte braktisur menjëherë. Kur djali u shfaq para saj vite më vonë, duke u shfaqur si djali i saj jashtëmartesor, perandoresha e bëri atë të zhdukej dhe askush nuk dinte asgjë më shumë për të.

Një përkrahëse e vendosur e Kishës Lindore, ajo u tregua intolerante ndaj besimtarëve të Kishës së Romës. Për bashkëshortin dhe perandorinë e tij, një grua si Theodora ishte gjëja më e mirë që mund t’u ndodhte. Guximi i daj, intuita e tij politike dhe vullneti i saj ishin një ndihmë e madhe për Bizantin. Perandoresha ndërtoi manastire, jetimore dhe spitale për më të varfërit.

I dha fund trafikut të prostitutave, duke i shpenguar nga shtëpitë publike për t’i riedukuar dhe për t’i rikthyer në rrugën e duhur dhe e shpalli shfrytëzimin e prostitucionit një krim të dënueshëm me ligj. Perandoresha gjithmonë e shtynte Justinianin të merrte vendime, falë të cilave shumica e historianëve e përfshijnë atë në mesin e perandorëve të mëdhenj të Lindjes.

Pa mbushur ende pesëdhjetë vjeç, Theodora vdiq më 28 qershor 548; Justiniani mbretëroi për shtatëmbëdhjetë vjet të tjera. Kodi i Justinianit, pushtimi i shumë territoreve në Itali dhe së fundi, ndërtimi i Hagia Sophia-s në Kostandinopojë, të gjitha datojnë që nga koha kur Teodora mbretëronte në krah të tij./Elida Buçpapaj

Albin Kurti: Antonio Bellusci jetoi e punoi për çështjen arbëreshe, për çështjen shqiptare

Me hidhërim të thellë mora lajmin që miku ynë i kahmotshëm, Protopresbiteri i Eparkisë së Lungrës, At Antonio Bellusci, ose zoti Ndoni siç e thërrisnin sivëllezërit e tij arbëreshë, shkoi në amshim.
Antonio Bellusci qe figura kyçe në komunitetin arbëresh në Itali, dhe një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar.
Puna e tij në vitet ’60 për mbledhjen e materialeve etnografike e gjuhësore te arvanitasit e Greqisë qe e jashtëzakonshme. Ai hyri me mikrofonin e tij në shtëpitë e vëllezërve tanë për të imortalizuar gjuhën e tyre duke faktuar atë ekzistencë.
Antonio Bellusci jetoi e punoi për çështjen arbëreshe, për çështjen shqiptare.
Nismat e tij nuk u ndalën deri në orët e fundit.
Në 1966 themeloi Revistën “Vatra jonë” në “San Costantino Albanese”, në 1980 Revistën “Lidhja në Cosenza”, si dhe botoi edhe dhjetëra vëllime e artikuj.
Për kontributin e tij të gjithanshëm u nderua nga Republika jonë, ku Presidentja znj. Vjosa Osmani-Sadriu i dha ‘Shtetësinë e nderit të Republikës së Kosovës’.
Në ndarje të këtilla nuk ka tjetër veç se mungesë të parikuperueshme.
Ai, u kujdes të na lë pas një thesar të paçmueshëm. Shtëpia e tij në Frasnitë, biblioteka “A. Bellusci”, është sot pasuria e shumëfishtë, ku përveç mijëra vëllimeve mbi albanologjinë, ai themeloi aty edhe një vatër studimesh unike.
Mendimet tona shkojnë sot për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë komunitetin arbëresh.
U bëftë emri, puna dhe vullneti i tij, burim frymëzimi për studiuesit e rinj e për secilin prej nesh!

Më 17 qershor 1943 lindi Ukshin Hoti, filozof dhe veprimtar kombëtar shqiptar

Ukshin Hoti (Krushë e Madhe, 17 qershor 1943 – dhe u zhduk nga 16 maj 1999) ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar. Profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe themelues i UNIKOMB, një partie politike në Kosovë.

Për shkak se përkrahu demostratat e 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Halil Alidemaj, Ekrem Kryeziu, etj. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më. Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur.

Është i pari që shkroi për konceptin e demokracisë autentike në viset shqiptare që nga 1994. Si studjues mbahet mend për veprën Filozofia politike e çështjes shqiptare botuar më 1995 në Tiranë.

Biografia

U lind në Krushë të Madhe të Rahovecit, i biri i Nazif Hotit dhe Fatime Rrustem Danës nga Xërxa. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren dhe më pas në Prishtinë. Pas diplomimit Ukshini vijoi studimet në vitin 1964 në Zagreb ku u diplomua për shkencat politike dhe u dallua si student i veçantë. Më pas, në vitin 1968, kreu dhe dy vite postuniversitare në Beograd ku ndoqi fushën e tij të preferuar të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe politikës.

Nisi punë në administratën e parlamentit të Kosovës dhe më 1975 nisi të jepte të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Më 1978/1979 vijoi specializime postlaureate për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Chicago, Harvard dhe Washington, pasi kishte fituar bursen Fulbright.

Aktiviteti në Kosovë 1970 – 1978

Në vitet ’70 Ukshin Hoti kishte qenë i angazhuar në disa pozita të ndryshme politike dhe arsimore në Kosovë ku fillimisht kishte rënë në kundershtim me udhëheqesit jugosllavë në Kosove dhe me sitemin e regjimit jugosllav në Kosove .

Angazhimi i Politik gjatë viteve ’80 dhe burgosja e parë

Me protestat studentore të 19 nëntor 1981, mbështeti kërkesat e studentëve shqiptarë për shpalljen e Kosovës republikë u dënua me 9 vite burg. Më 1984, Gjykata Supreme e Jugosllavisë në Beograd ia zbriti dënimin në 3,5 vite burg.

Pas arrestimit vuajti denimin në disa burgje fillimisht në burgun e Prishtinës e më pastaj në burgun e Zagrebit e më vone edhe në Ljublanë e se fundi transferohet në burgun e Gjilanit. Më 1985 lirohet nga burgu por izolohet ne fashtin e tij te lindjes në Rahovec me qellim izolimin e aktivitetit te tij politik duke ju marre edhe pasaporta.

Aktiviteti politik gjatë viteve ’90

Në fillim të viteve 90 Ukshin Hoti serish i persekutuar nga regjimi serb i Milosheviçit riaktivizohet në politikë në Lidhjën Demokratike të Kosovës (LDK) si kryetar i degës së LDK-së në Rahovec. Me pas merr detyra arsimore për studentët në Rahovec pasi Universitetet u mbyllën me dhunë nga regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit dhe mesimet bëheshin nëpër shtepi private e në objekte fetare.

Në vitin 1992 në fshatin Brestovc të Rahovecit Ukshin Hoti organizon një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe dy vjet më parë në një demonstratë për Republikën e Kosovës. Me këtë rast ndodh një përplasje midis qytetarëve që po merrnin pjesë në homazh dhe policisë serbe e cila kishte bllokuar rrugën. Ukshin Hoti kërkoi nga policët që ta lironin, ndërsa policët serbë u përgjigjen me breshëri armësh ndaj qytetarëve të paparmatosur të Rahovecit dhe si pasojë u plagosën disa vetë. Pas kësaj ngjarjeje Ukshin Hoti arrestohet. Në këtë kohë ai jep dorëheqje nga LDK-ja pas përplasjeve që kishte pasur më herët me kryesinë e saj.

Me 1993 ai i bashkohet partisë Uniteti Kombëtar Shqiptarë (UNIKOMB) një parti e cila kishte në program bashkimin kombëtar të Shqiptarëve në një shtet të vetëm. Por pasi represioni i regjimit në Kosovë po rritej, ai në një fjalim në një homazh për nder të dëshmoreve të rënë nëpër demostrata në vitin 1994 në Rahovec del haptazi me idenë e formimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Në prill të vitit 1994 partia Unikomb i ofron Ukshin Hotit që të bëhet lider i saj dhe kur pritej që kjo gjë të realizohej, Ukshin Hoti arrestohet rrugës për në Prishtinë më 17 Maj të vitit 1994 me akuzën se po punonte për rrënimin e shtetit jugosllav dhe se ishte pjesëtar i lëvizjes ilegale Lëvizja popullore për Republikën e Kosovës si dhe se partia Unikomb ishte subjekt ilegal dhe se nuk ishte e regjisturar si parti politike. Pas disa muajsh Ukshini denohet me 5 vjet burg.

Burgimi i dytë

Pas homazhit qe organizoi per deshmoret Ukshin Hoti arrestohet ne vitin 1993 dhe denohet me 55 ditë burg, dhe ne kete kohe braktisë edhe LDK-në.

Dhe pas lirimit organizon takime dhe merr pjesë ne disa tubime politike ne Maqedoni (Kondovë, Tetova 1 e 2), me qellim te zhvillimit te idesë për bashkimit kombëtar.

Burgimi i fundit dhe aktiviteti i tij në burg

Gjatë burgimit të tij, partia “’Unikomb’’’lufton për lirimin e tij, duke u përpjekur ta bëjë të njohur Ukshin Hotin dhe mendimet e tija jashtë kufijve të Kosovës. Shkrimi i aktit të tij të mbrojtjes, është përkthyer në disa gjuhë dhe është shfrytëzuar si mundësi për ta bërë atë të njohur. Shoku i tij Bislim Elshani, po ashtu nxjerr një broshurë në lidhje me Ukshin Hotin : “Politika në Pranga”. Rasti i Ukshin Hotit më në fund bie në veshët e Parlamentit Evropian. Kështu, kur fillon lufta në Kosovë në mars 1998, bëhet një kërkesë në Këshillin Evropian që autoritetet e Beogradit ta bëjnë lirimin e parakohshëm të Ukshin Hotit. Ndonëse KNKK-ja e ka takuar më 1 mars 1999, Beogradi nuk ka pranuar të shqyrtonte lirimin e tij. Në tetor Parlamenti Evropian me propozimin e Partisë Radikale Transnacionale me seli në Romë, vendos ta nominojë Ukshin Hotin për çmimin Saharov. Megjithatë, ishte Presidenti Ibrahim Rugova që e fiton këtë çmim në dhjetor të vitit 1998. Në shkurt të vitit 1999, gjatë konferencës së Rambujesë, që kishte për qëllim ta ndalojë luftën në Kosovë, përfaqësuesit e Kosovës të ballafaquar me përfaqësuesit serbë kërkojnë sipas Hydajet Hysenit, atëherë anëtar i delegacionit shqiptar, lirimin e Ukshin Hotit me qëllim që të mund të marrë pjesë në bisedimet për Kosovën, gjë të cilën Serbia e refuzon edhe një herë. Po ashtu komunikon, me familjen e tij në veçanti me motrën e tij Myrveten, e cila të gjitha letrat që merrte nga i vëllai ua shpërndante gazetave në Kosovë dhe në masën më të madhe redaksisë së “Zërit të Kosovës” në Zvicër. Fshati i lindjes së Ukshin Hotit, Krusha e madhe, bombardohet më 25 mars të vitit 1999. Më pas, forcat serbe hyjnë në fshat duke krijuar një kaos tek banorët. Policia serbe depërton në shtëpinë e Ukshin Hotit dhe atë të prindërve të tij, shkatërruan gjithçka dhe në fund i vënë flakën. Supozohet se midis veprave të djegura të ketë qenë dhe teza e tij e doktoraturës që nuk arriti ta mbronte pas shpërthimit të luftës. Ekziston dyshimi që ndonjë kopje e saj mund të gjendet në ndonjë arkiv universitar të Prishtinës apo Zagrebit. Ndërsa banorët e fshatit marrin arratinë dhe gjejnë strehim nëpër vreshta dhe kodra. Kështu familja e Ukshin Hotit ndahet me dhunë nga policia serbe. Vëllai i tij Ragipi, duke dashur të gjejë gruan dhe vajzën e tij kthehet në fshat, për të mos u kthyer më. Trupi i tij i pajetë do të gjendet 53 ditë më vonë. Prindërit e Ukshin Hotit shkojnë në një fshat të afërt, në Nagavc, ku gjendeshin dhe mijëra banorë të ardhur nga fshatrat përreth. Edhe ky fshat bombardohet dhe Nazifi, babai i Ukshin Hotit, plagoset në krah nga një shpërthim granate. I moshuar, i pafuqishëm dhe në pamundësi për t’u shëruar, ai do të ndërrojë jetë nga plagët e marra më 18 prill të vitit 1999. Në këtë periudhë, kur Ukshin Hoti po vuante dënimin e tij në burgun e Nishit në Serbi, ai dhe shumë të burgosur të tjerë do të transferohen sërish në burgun e Dubravës.

Lirimi nga burgu dhe Zhdukja

Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste që gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij. Sipas Bajrush Xhemailit, një nga të burgosurit, ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes, ditën e diel, me 16 maj, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. Që atëherë nuk dihet gjë për të. Fati i tij ishte në duart e pushtetit serb. Tre ditë më vonë, me 19 maj 1999, burgu i rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut. Rojet dhe paramilitarët serbë zbrazin rafalet e tyre mbi të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Organizata mbi të drejtat e njerit Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vuri në dukje dëmet që do t’i publikojnë më vonë në raportin e tyre.

Veprat

Lufta e ftohtë dhe detanti, 1975;
Filozofia politike e çështjes shqiptare, 1995;
Bisedë përmes hekurash, 2000.

Të tjerët për Ukshin Hotin

Rexhep Qosja: “Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”[14]
Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.”[14]

Babai i Radiologjisë Shqiptare!- Nga Marsida T Najdeni

Po e filloj pak ndryshe, pak personale. Im atë, inxhinieri Xhevat Najdeni, iu dedikua elektro-mjeksisë shqiptare për plot 44 vite. Pa përdor fjalë bombastike, për efekt se do të më qortonte, ai bashk me disa kolegë krijuan të parin repart të tillë në Shqipëri. Punë nga e cila nuk lanë cep të Shqipërise pa vajtur, montuar aparatura, rregulluar, ndihmuar etj. Prej tim eti kam mësuar thellësisht shumë, personazhet e para që kam mësuar prej tij në fëmiri ishin emra si Rongeni (Wilhelm Conrad Röntgen), zonja Kuri (Maria Curie) dhe doktor Tartari (Ismail Tartari).
Dr. Ismail Tartari lindi në Durrës nga një familje e hershme tiranase një degë e së cilës u zhvendos në qytetin fqinj bregdetar. Lidhjet e tyre midis Tiranës dhe Durrësit janë sinonimi i dashurisë dhe respektit që egziston midis banorëve të Shqipërisë së Mesme. Lëvizje të tilla reciproke ishin mëse normale nga mundësitë e kohës. Në këtë familje të dëgjuar intelektuale tiranase-durrsake lindi dhe Dr. Ismail Tartari, të cilin historia do ta njihte si themeluesin e Radiologjisë Shqiptare. Ishte pikërisht një plejadë doktorësh si Dr. Hobdari, Dr. Mara, Dr. Jonuzi, Dr. Tartari, Dr. Pojani, Dr. Tefiku, Dr. Zyma, Dr. Jorgoni, Dr. Ali Deliallisi, Dr. Qemoran Toptani etj. që në vitet ’20-’40-të të shekullit të kaluar sollën frymën moderne në mjeksinë shqiptare. Për të mësuar më shumë mbi jetën e Dr. Ismail Tartarit duhet t’i referohemi një tjetër doktori të shquar të kësaj familje, Dr. Prof. Flamur Tartari, i cili citon:
“Dr. Ismail Tartari fitoi një bursë në shkollën e mesme në Shën Miter të Coronë-s në Kalabri. Aty mbaroi gjimnazin me nota të shkëlqyera, prandaj në vitin 1914 me ardhjen e Princ Vidit në Durrës, Ismaili u vendos në krye të rinisë durrsake të jepte një fjalim përshëndetës. Mbas kësaj Dr. Tartari do të diplomohej nga Universiteti i Romës në Fakultatin e Mjeksisë në vitin 1926. Me mbarimin e studimeve u kthye në Durrës ku po atë vit u vendos nga Bashkia e Durrësit drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë. Kur më 1 shtator 1932 u përurua spitali modern i Tiranës, ku Dr. Ismail Tartari bashk me mbështetjen e biznesmenit tiranas Ali Begesë, Dr. Tefikut, Dr. Jonuzti etj, ishin nismëtarët e këtij eventi madhor për Shqipërinë. Dr. Tartari u emërua drejtor i parë i Institutit të Rontgendiagnostikës. Ky spital ishte nga më të mirët në Ballkan. Dr. Ismaili ishte i pari doktor shqiptarë që i bëri mbretit Zog një skopi. I pëlqente shpesh doktor Tartarit të thoshte “Pa zhvillimin e radiologjisë në Shqipëri, nuk ka zhvillim të shkencave të mjeksisë.” Ai punoi pa u lodhur, pa u mbrojtur nga rrezatimi. Vetëm në periudhën kohore ‘45-’48-të mendohet se ai ka bërë mbi 700,000 grafi në të gjithë vendin duke shkuar dhe në zonat më të thella. Dr. Tartari gëzonte jo vetëm popullaritetin e qytetarëve të Tiranës, por falë mundit dhe devotshmërisë ai do të njihej në gjithë Shqipërinë. I shërbeu të gjithëve barabartë pa dallim klasash.”
____
Ky është prezantimi që në vitin 2022 i bëra këtij intektuali në kalendarin e Vit të Ri prodhuar dhe sponsorizuar nga “Shoqnia Tirona Autoktone”. Një kalendar me 12 figura të ndritura të mjeksisë shqiptare përpiluar nga unë pa asnjë përfitim financiar thjesht dashuri, dizenjuar nga mikesha ime, Alesia Drazhi.
Nga Marsida T Najdeni

Më 14 qershor 1958 lindi Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë

VOAL- Olaf Scholz lindi më 14 qershor 1958 në qytetin Osnabrück, në Tokën e Saksonisë së Ulët. Ai është një politikan gjerman, karriera e suksesshme e të cilit kulmoi me zgjedhjen si Kancelar, të zyrtarizuar në nëntor 2021. Më poshtë le të zbulojmë se cilat janë fazat e spikatura të rrugës private dhe profesionale të Olaf Scholz, pasardhësi i Angela Merkelit në krye të një kombet më të rëndësishme në Evropë dhe në botë.

Debutimi i tij në politikë me Partinë Socialiste

Olaf kaloi pjesën më të madhe të viteve të formimit në Hamburg, një qytet me të cilin mbeti i lidhur për një kohë të gjatë. Prindërit punojnë në një fabrikë tekstili, ndërsa dy vëllezërit më të vegjël janë të destinuar të kenë sukses në fushën e mjekësisë dhe teknologjisë.

Pas përfundimit të studimeve të shkollës së mesme ai filloi studimet për drejtësi në Universitetin e Hamburgut, duke u fokusuar në politikat e punës. Kjo pasqyron interesin e tij të madh për jetën publike, që kulmoi me anëtarësimin e tij në Partinë Socialiste në moshën 17-vjeçare.

Scholz në moshën 26 vjeçare

Në vitet e para të veprimtarisë politike ai u dallua për pozicionet e tij në kontrast të fortë me NATO-n.

Në vitin 1998, pas gati 25 vitesh angazhim politik, Olaf Scholz u zgjodh në parlamentin gjerman për qarkun e Hamburgut. Ai filloi të vlerësohej nga kolegët e tij dhe nga opinioni publik, aq sa u rizgjodh në zgjedhjet kombëtare të vitit 2002. Ndërkohë fitoi besimin e hierarkive më të larta të SPD-së (Sozialdemokratische Partei Deutschlands,  Partia Social Demokrate e Gjermanisë), duke u bërë sekretar i përgjithshëm i partisë.

Olaf Scholz: nga Ministër në President të qytetit-shtetit Hamburg

Në vitin 2007 Scholz iu bashkua qeverisë së Merkelit dhe u emërua Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Katër vjet më vonë partia e emëroi atë për të udhëhequr shtetin e Hamburgut: ai e fitoi pozitën duke fituar 62 nga 121 vendet. Në këtë cilësi, Scholz përfaqëson qytetin port të rëndësishëm, si dhe Gjermaninë, ndërkombëtarisht.

 

Në qershor 2011 ai mori pjesë në darkën e organizuar nga Barack Obama për nder të Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë. Që nga ai moment filloi të shoqërohej me krerët e shteteve nga e gjithë bota, madje duke i ftuar në Hamburg për festën e Shën Matias.

Nga viti 2015 deri në vitin 2018 ai u fokusua në promovimin e çështjeve kulturore në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit franko-gjerman.

Roli themelor në përgjigjen ndaj pandemisë

Në vitin 2017 Olaf Scholz u propozua unanimisht nga partitë e koalicionit si Ministër i Ekonomisë. Pas betimit të tij në mars 2018, ai u bë edhe zëvendëskancelar i Angela Merkel.

Indeksi i popullaritetit të Scholz-it përjeton rritje të vazhdueshme në këtë fazë.

 

Konsensusi i tij midis opinionit publik gjerman rritet më tej falë rolit vendimtar të luajtur në përgjigje të pandemisë COVID-19. Scholz po lufton për të ndarë fonde të paprecedentë të shpëtimit për ekonominë e vendit, e cila mbron bizneset dhe profesionistët e pavarur në veçanti.

Olaf Scholz shquhet gjithashtu për kontributin e tij vendimtar në krijimin dhe zbatimin e planit evropian prej 750 miliardë eurosh që synon mbështetjen e shteteve më të prekura. Ndër elementët më bindës në lidhje me veprimin e tij politik është rezoluta për ndarjen e 90% të kuotës së caktuar për Gjermaninë për qëndrueshmërinë mjedisore dhe dixhitalizimin.

Zgjedhja si kancelar

Në fillim të gushtit 2020, komiteti drejtues i SPD vendosi pa shumë debate të brendshme për emërimin e Olaf Scholz si kandidat për kancelar në funksion të zgjedhjeve kombëtare të planifikuara për vitin e ardhshëm. Shumë komentues lexojnë në zgjedhjen e Scholz-it, që i referohet shpirtit centrist të partisë historike socialiste, kolapsit strukturor të krahut më radikal të formacionit politik.

Megjithatë, sipas asaj që doli nga sondazhet ishte vendimi më i mirë, pasi partia arriti një fitore, ndonëse të ngushtë, me 206 vende të sigurta në parlamentin federal. Kjo i lejon Olaf Scholz-it të luajë letrat e tij sa më mirë që të jetë e mundur, duke u nisur nga një pozicion i fortë në negociatat e nevojshme për të formuar një qeveri koalicioni me të Gjelbërit dhe Liberalët.

Kështu më 24 nëntor 2021 u njoftua se tri forcat politike kishin arritur një marrëveshje, duke konfirmuar emërimin e Scholz si kancelar.

Olaf Scholz: jeta private dhe kuriozitetet

Për shkak të stilit të tij veçanërisht të sofistikuar të oratorisë, Olaf Scholz fitoi pseudonimin Scholzomat në media.

Për sa i përket jetës së tij të dashurisë, kancelari gjermane është i martuar me Britta Ernst, vetë një politikane profesioniste dhe anëtare e SPD-së. Në vitin 2018 çifti u transferua në Potsdam, pasi kishte jetuar për një kohë të gjatë në qytetin e Hamburgut./Elida Buçpapaj

Olaf Scholz me gruan e tij Britta Ernst

Më 8 qershor 1845 u nda nga jeta Andrew Jackson, Presidenti i 7 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

VOAL- Andrew Jackson, Presidenti i 7 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lindi më 15 mars 1767 në Karolinën e Veriut, në zonën Waxhaw, nga një familje emigrantësh të përulur irlandezë. I rritur nga nëna e tij (i ati i kishte vdekur disa javë para lindjes), ai mësoi të lexonte dhe të shkruante në shtëpi. Zona ku ai jeton nuk ka shkolla.

Vitet e rinisë

Në vitin 1780, gjatë Luftës Amerikane të Pavarësisë, e cila pa Karolinën të pushtuar nga anglezët, trembëdhjetë vjeçari Andrew Jackson, i cili së fundi ishte bashkuar me një grup të armatosur të përbërë nga vullnetarë, u kap rob pas përleshjes në Hanging Rock.

Pasi ka rifituar lirinë në fund të konfliktit, ai ka mundësinë të kthehet në shtëpi, ku megjithatë e presin një lajm të tmerrshëm. Në fakt, nëna dhe dy vëllezërit e saj kanë vdekur. Pra, Andrew, praktikisht i mbetur vetëm, pa familje, u transferua në Salisbury dhe këtu ai filloi të punonte si çirak samarxhi. Në kohën e lirë i përkushtohet studimeve për drejtësi.

Karriera si avokat

Në 1787, në moshën njëzet vjeç, Jackson u bë avokat. Që nga ai moment karriera e tij mori hov. Në fillim ishte spekulator tokash, më pas u bë tregtar skllevërish dhe kuajsh. Ai gjithashtu mbajti rolin e vullnetarit ushtarak kundër fiseve indiane të fshatit lokal, përpara se të merrte rolin e zyrtarit publik në zyrat politike lokale.

Në vetëm njëzet e katër vjeç, më 1791, Andrew Jackson u bë avokati i Nashville. Në Tenesi, për më tepër, ai martohet, duke u bashkuar në martesë me Rachel, një vajzë që ishte divorcuar me kapitenin Lewis Robards një vit më parë. Problemi është se në kohën e martesës së Andrew dhe Rachel, dokumentet e divorcit të gruas nuk janë ende përfundimtare, gjë që e bën atë zyrtarisht një bigamiste. Pikërisht për këtë arsye martesa konsiderohet e paligjshme. Pasi divorci u zyrtarizua teknikisht, gjithsesi, Jackson arriti të martohej: ishte viti 1794.

Karriera politike dhe ushtarake

Disa vjet më vonë, pas aneksimit të Tenesit në Union si shteti i gjashtëmbëdhjetë autonom, Andrew Jackson u zgjodh në Dhomën lokale të Përfaqësuesve. Më 1797, megjithatë, ai u emërua gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Shtetit. I mërzitur nga natyra sedentare e punës së tij si gjyqtar dhe i pakëndshëm në asambletë legjislative në të cilat merrte pjesë për shkak të natyrës së tij grindavece, në vitin 1804 ai zgjodhi të bëhej komandant i milicisë vendase, pasi dha dorëheqjen nga detyra.

Një vit më pas ai bashkëpunon me një politikan të quajtur Aaron Burr, i cili synon të revoltojë territoret koloniale spanjolle të Meksikës së sotme me një ushtri revolucionarësh. Por pikërisht për këtë arsye ai duhet të përballet me një akuzë për tradhti të lartë që vjen drejtpërdrejt nga Presidenti Thomas Jefferson. Megjithatë, duke mësuar për urdhrin për ta arrestuar, Xhekson e lë Burr për t’u bashkuar me pushtetin qendror.

Më 1812 ai u emërua komandant i përgjithshëm i frontit jugor nga James Monroe, Sekretar i Luftës, pas shpërthimit të konfliktit me Anglinë. Fronti jugor është shumë delikat, pasi aty shpërtheu lufta kundër amerikanëve vendas të Creek, të cilët janë në anën e anglezëve.

Heroi kombëtar Andrew Jackson

Në fund të fushatës, e cila zgjati për disa vjet, Jackson mori nënshkrimin e Traktatit të Fort Jackson, në bazë të të cilit amerikanët vendas ranë dakord të jepnin një sipërfaqe prej më shumë se nëntë milionë hektarësh.

Menjëherë më pas, ai iu përkushtua britanikëve, ushtria e të cilëve kishte mbërritur në sektorin jugor dhe u përball me trupat angleze pranë Nju Orlinsit, duke udhëhequr një ushtri të përbërë nga ushtarë të rregullt dhe rezervistë: suksesi ishte për amerikanët, të cilët ata numërojnë vetëm tetë viktima, asgjë në krahasim me shtatëqind vdekjet angleze.

Që nga ai moment, Andrew Jackson, falë asaj fitoreje – e cila në fakt ishte e padobishme pasi disa ditë më parë Bashkimi dhe Anglia kishin nënshkruar tashmë paqen – u bë një hero i vërtetë kombëtar, që meritonte të kishte ngritur nderin e ushtrisë amerikane.

Kandidimi për president

Pasi u bë gjithashtu idhulli i fermerëve të kufirit perëndimor, në nëntor 1824 Jackson u përpoq të bëhej president, duke kandiduar për Demokratët-Republikanët, kundër sfiduesit të tij John Quincy Adams. Objektivi është arritur vetëm pjesërisht, në kuptimin që Andrew fiton shumicën e votave popullore, por nuk arrin të bëjë të njëjtën gjë me atë të Zgjedhësve të Mëdhenj, dhe kështu Kongresi emëron Adams si kreun e ri të shtetit, siç kërkohet nga Amendamenti i Dymbëdhjetë. të Kushtetutës amerikane.

Jackson, megjithatë, nuk u dorëzua dhe u përpoq të luante përsëri kartën presidenciale katër vjet më vonë, këtë herë të mbështetur nga Partia Demokratike, një subjekt i ri politik: në këtë rrethanë Adams u mund, falë aleancës midis agrarëve të Jugu dhe fermerët e Perëndimit. Andrew Jackson mori detyrën më 4 mars 1829. Ai ishte presidenti i parë amerikan me origjinë modeste.

Presidenca e Andrew Jackson

Presidenca e tij, e cila do të zgjasë tetë vjet, do të shohë ndër të tjera një operacion demokratizimi të strukturave politike të Unionit, jo më nën dominimin e oligarkive financiare të Veriut dhe elitave tokësore të Jugut futet sekrete dhe funksionet e shumta publike, vendore dhe shtetërore, bëhen me zgjedhje.

Në përgjithësi, me të jemi dëshmitarë të një heqje progresive të kufizimeve të votimit, me emërimin e drejtuesve partiakë të besuar organeve të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Më 3 mars 1837, pasi i kishte mbaruar mandati i fundit, ai u tërhoq në jetën private. Trashëgimia e tij politike i kalon bashkëpunëtorit të tij besnik Martin Van Buren, i cili e pason atë si president i Shteteve të Bashkuara.

Andrew Jackson vdiq më 8 qershor 1845 në Nashville, në moshën 78-vjeçare, në fermën e tij The Hermitage. Ai ishte një nga presidentët e Shteteve të Bashkuara, anëtarë të Masonerisë. Fytyra e tij shfaqet në kartëmonedhën prej 20 dollarësh./Elida Buçpapaj

Novi Pazar, 2023. Me 82 vjeçarin Husein Habibović, veteran i arsimit, historian- gjeograf- Nga XHAFER LECI

Novi Pazar, 2023. Me 82 vjeçarin Husein Habibović, veteran i arsimit, historian- gjeograf, botues i Librit “Gluhavica kroz vekove” -Glluhavica nepër shekuj-,botuar në vitin 2010,360 faqe. Autori përveç historisë së fshatit, rëndësi të madhe i ka kushtuar origjinës së Tij shqiptare. Ku flet për 3 vëllezërit dikur të besimit katolik, Preka, Kuka dhe Tuta. Vetëm në Tutin, jetojnë mbi 100 familje me mbiemrin Tuta-Tutiči. Familjet e këtyre 3 vëllezërve, jetojnë në shumë vendbanime, në Sanxhak, Mal të Zi, Turqi. Në një fshat afër Čačak-ut, përveçse janë asimilimuar, ata janë sllavizuar në serbë ortodoksë, nga Preka-Prekiči…
Në foto të fshatit të autorit, Glluhavicë, pranë një vorri të lashtë, jamë unë. Këtu ka shumë varreza, nuk di as kush, a janë Iliro-Dardane, Romake, Bizantine apo Osmame? Ky fshat në Kohën e osmanëve është quajtur: Demirci Pazar. Në shqip, Tregu i Hekurit. Këtë emër e ka marrë sipas minierës së lashtë të Hekurit, e cila është shfrytëzuar nga Duka i Dubrovnikut. Ai ua paguante doganën osmanëve… Pasi është shfrytëzuar, kjo minierë nuk egziston më, krejt pak shenja ende vërehen se ka egzistuar ndonjëherë…
Në pyetjen time shtruar Huseinit:
– A shihni mundësi për kthimin e shqiptarëve të Sanxhakut në rrënjët e moçme dhe hapjen e shkollave shqipe në Sanxhak?
– Huseini: Me kenë i qartë, me një fjalë, tha:- Sumnjam (Dyshoj)
– Huseinin e falënderoj shumë për mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore si dhe për librin të cilin ma ka dhuruar në vitin 2011. Respekt!

Send this to a friend