Edhe vetë Kafka me gjithë Procesin e tij, do ta kishin zili shfaqen e regjisorit Armando Bora dhe aktores Egla Ceno, në interpretimin e 33 karaktereve të personazheve që deshmojnë krimin e Linda Z. E cila derdh qumeshtin e prishur, përpara dyqanit. Po nuk është e vetme historia e vërtetë, e Linda Z. ashtu si Linda B. shumë gra e vajza, mijra djem dhe burra u masakruan nga diktatura, të përgjuar në Shtëpinë me Gjethe. Shtëpia ku realisht u luajtën dramat vdekjepruese të diktaturës komuniste. Në dekorin makabër të 33 dhomave, aktorja interpretoi 33 karateret e personazheve dëshmitarë që fundosën Linda Z.
Armando Bora, është një artsist i guximshëm që denancon vazhdimisht me shfaqet e vëna në skenë prej tij. Diktaturat dhe mardheniet ndërnjerëzore në mesin e të gjitha sistemeve, me dukuritë e jetës dhe tjetërsimi i tyre në shoqerinë e djeshme dhe të sotme. Po shfaqja e të shtunës së 8 qershorit e tejkalonte atë kafkiane.
“Udha e qumështit”e interpretuar, mjeshtërisht nga Elga, nën dekorin e frikshëm të dhomave e zhurmës së torturave, ulurimave të ujqërve hetues apo psherëtimave të dhimbjeve njerëzore, ishte më shumë se tragjike. Egla Ceno, një aktore shume organike e “lindur në skenë”, komportohet me secilin rol, tragjiko-komik. Ishte një gjetje e shkëlqyer e regjisorit për zgjëdhjen e aktores në interpretimin e monodramës, Linda Z. duke kaluar besueshëm nga njeri personazh tek tjetri.
Tek porta e hyrjes, aktorja i përshëndet të pranishmit, nis u tregon thjesht për dramën që do të luhej aty, në dekorin makabër, kur dikur kishte qenë realitet. Natyrshëm kishte filluar dëshmia e parë, e atij që nuk dëgjonte mirë, po ama, sytë i kishte xham. Ishte vigjilent sa shihte edhe përtej asaj që kishte ndodhur. Më pas vjen dëshmia e dëshmitarit që nuk shikonte. Ai nuk kish’ parë asgjë, po ama; veshët i kishte pipëz dhe kish’ dëgjuar gjithçka, e në mos vetë, ja kishin thënë të tjerët dhe kjo vulosej.
Me një teknikë profesionale, Egla kalonte nga veterani i luftës, që mburrej për armqtë që kishte vrarë dhe trimëritë e tij të pashoqe, tek komshija e llahtarisur që në vend të fjalëve, dëshmonte me pasthirma të forta :- Ahaaa!,Uiiii, Ohooo! Upupuuu!..Obobooo, oiii, uaaa, uhhh,ububu, ptu, bu, bu, uh, uh, puf !!!.Dhe kjo dëshmi u kuptua shumë qartë prej hetuesit. Më pas aktorja interpreton mjeshtërisht, anëtarët e kolektivit, që mezi presin të dëshmojnë, të pa qëna e të pathëna sipas oreksit dhe inatit, të tyre.
Ndërsai zhytesh në kujtime të asaj kohe llahtar, dëgjon prej së largu përshpërimën,” ti ke dosje” …”të gjithë kanë dosje atje…” –Uaaa, un, pse?…-Sepse je grua liberale, ndjek modën, degjeneron rininë…-Çfarë mode, kështu vishej nëna ime, me fustane të gjata si gratë shqiptare, i qepte e i qëndiste vetë….Mendimi për veten shkëputet, tek dëgjon aktoren në interpretimin e dëshmisë së njëzetë… aty ku ndodhen impiantet e tmerrit! Dëgjojnë të rinjtë dhe tmerrohen, megjithëse jetojnë tjetër kohë jo fort të lumtur, po me vete thonë, “sa mirë që s’lindëm atë kohë, Zot, mos ardhtë kurrë!”
Nga dhoma në dhomë, nga njëra dëshmi tek tjetra; përse Linda Z. derdhi qumështin e prishur në dyqanin e bulmetit. Kujtesa të sjell shoqet dhe miqtë e tu. Mirjetën e gjorë që ja shkatëruan jetën. Tanën, Fatimen, Suzanën, Lumen, Bonën. Miqtë e mirë: Qaniun, Sadikun, Markun, Visarin, Vilsonin… Dhe deshmitë nuk kanë fund, është krushku i komshiut nga myzeqeja. Ai ka ardhur rastësisht, pa e ditur as vetë se çfar e pret, deshmon, ska nga t’ja mbajë…ndryshe e di mirë se ç’far ndodh me të, është komunist.
Rrethuar nga aparatura të ndërthurura e të lidhura si rrjeta merimangash, për një moment të duket vetja në burg… ke frikë se mos mbetesh aty….Janë muret plot me mijra emra, të atyre që nuk janë më, po këto ambiente dëshmojnë! A ka gjëkundi në botë një skenografi kaq impresioniste? Ku një tablo, flet me mijra fjalë, të një jete të shuar me makabritetin më të madh të shekullit.
Atëherë kur vriteshin artistët e dhunoheshin pafajsisht.
Eshtë piktura e Vilson Kilices, tabloja me partizanë. Ajo që e shpuri drejt shkatërrimit. Sipas atyre, që e gjetën shtruar; “partizanët duhet të ishin të lumtur, do shkonin në luftë të vriteshin, ata duhet vetëm të këndonin, në agimin e zymtë të luftës. Piktori i ri, pësoi kalvarin e hidhur të diktaturës , e burgosën, e masakruan e çmendën, pastaj e liruan të trembnin të tjerët….???!!! Në sfondin e kësaj tabloje, aktorja interpretoi dëshminë e gruas së çmendur, të cilën e shembën në dru, se nuk i kënaqi lukunitë. Ndërkohë në dhomën tjetër, në ekrane, ishim ne të tjerët jashtë këtyre mureve, që brohorisnim, tundnim lulet dhe flamurët me portretet e markistëve. Brenda kodet e vdekjes mbushnin muret….!!!
Drejtoresha e shtëpisë muze, Etleva Demollari, spjegon ndërkohë, dhomën më të fshehtë sekrete. Dekor ka kazmën dhe pushkën nën ndriçimin që verbon. Ekrane, kamera, fije të padukshme ku përgjonin gjithkënd edhe veten e tyre. Aty ndodhnin çudira monstruoze, që nuk i dinte askush, vetëm shefi i madh i cili do të masakrohej edhe vetë këtu një ditë.
Kështu me radhë në 33 dhomat me 33 dëshmitë, tragjiko-komike, që shkatëronin jetët e secilit ne forma të ndryshme, i interpretoi aktorja Ceno, mjeshtërisht, e na la pa fryme permbi një orë e njezet minuta. Rrethuar me sisteme si rrjetat e merimangave. Të pranishmit, në mosha të ndryshme, shtetas të huaj, më së shumti gjinazistë dhe mësuesit e tyre, dëgjojnë të mahnitur dëshmitë nën interpretimin e aktores, e shpesh përloten, u mbahet fryma. Filmojnë dhe bëjnë foto. Duhet rruajtur në memorje gjithçka, për të treguar kudo se kush ishte komunizmi ynë, kjo fare e keqe që mbiu si ferrat. Duhen memorizuar, e shpërndarë kudo këto dëshmi.
Regjisori Armando Bora dhe ideatori i kësaj gjetjeje të veçantë, tregon se monodrama është pritur shumë mirë dhe në skenat e Teatrit të Elbasanit dhe tek ArtTurbina. E plotësuar me vidiomesashe, dhe efektet e tjera të skenës. Shfaqja e sotme në ambjente me efektet origjinale më dha edhe mua një emocion të veçantë, që as me imagjinatë se kisha arritur.
Dëshmia tronditëse jashtë skenarit është se: Kjo ndërtesë e lartë me shumë dhoma dhe korridore, është ndërtuar, sipas kërkeseës së zotit të saj, atdhetarit, e shqiptarit të madh, qe la Vienën për Shqipërinë.
Diktatura ja mori për të survejuar e masakruar shqiptarët e midis tyre dhe atë vetë. Jani Bashon! Këtu, dikur degjoheshin zërat e bebeve dhe perkedhelite e maëmave te reja. Ndoshta po ato bebe janë bërë gra dhe burra që masakrohen. Sot luhet shfaqja e tyre, ne dhomat e tortures.
Jani Basho, mbaroi Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Vjenës ne vitin,1921. U emërua në spitalin e Universitetit të Vjenës, ku dhe u specializua në degët Mjekësi Interne, Kirurgji Obstetrikë
– Gjinekologji dhe fitoi titullin “Unicus Medicus Doctor”. Arriti të shpallet në Spitalin Universitar të Vjenës, zëvendësi i parë i kryekirurgut, profesorit Denk. U kthye në Shqipëri në vitit 1927. Pasi punoi si mjek i oborit mbretëror, i kërkoi mbretit Zog, të ngrinin spitalet në vendin e tij, se përndryshe do të kthehej në Vienë. Me emrin e tij lidhet ndërtimi i spitaleve moderne të Shqipërisë, spitalit nr.1 më 1932, spitali ushtarak më 1929.Projektet e tyre u bënë me arkitektin austriak Kohler, të cilin dr. Jani e solli nga Vjena. Ishte drejtori i parë i spitalit ushtarak të Shqipërisë. Drejtor i përgjithshëm i Shëndetësisë Shqiptare. Themeluesi i të parës klinikë private në Shqipëri me drejtim Obstetrik/Gjinekologjik dhe kirurgjikal 1929-1944. Më pas, drejtor i maternitetit të Tiranës (1948 – 1952), pedagog i lëndëve të Anatomisë dhe Obstetrikë/Gjinekologjisë, si dhe hartuesi i teksteve të “Anatomisë”, “Obstetrikës” dhe “Gjinekologjisë” të Institutit të Lartë Mjekësor, Tiranë.
Në Vienë, në kohën që ishte student, ishte kryetar i Shoqatës së studentëve shqiptarë “Albania” dhe kryeredaktor i revistës së tyre “Djalëria”. Motua e së cilës ishte “Sa kam frymë kam shpresë”. Në këtë revistë botoi shumë shkrime publicistike, si: “Orientimi nga Perëndimi shpëtimi ynë i vetëm” e shum të tjerë. Ishte nënshkruesi i parë i letrës që studentët shqiptarë të Vjenës i dërguan
Presidentit amerikan Wodrow Wilson, për problemet e moscopëtimit të vendit pas Luftës së Parë Botërore. Jani Basho ishte patriot, me tërë qenien, dhe tërë prejardhjen e tij.
Jane 33 dhoma, aq sa mosha e Krishtit, ku kryqezuan jetën e një populli të tërë.Nndoshta rastesi apo mbarësi kanë dashur të bejnë arkitektët e Klinikes Mjeksore, ku punuan me përkushtim mjekët më në zë shqiptarë të ardhur nga universitetet perëndimore. Diktatura në vitin 1944, e ktheu në qëndrën e vdekjes. Ambjetet e ndërtuara për nëna që lindin foshnja, të qarat e tyre do gëzonin familjet, edhe muret e asaj shtëpie të madhe. Kriminelët e kthyen në klinikë të vdekjes. Ku dëgjoheshin ulurimat kafshërore të hetuesve dhe rënkimeve të viktimave të pafajshme. Ringjallja erdhi shumë vonë në Shqipëri, dhe kjo shtëpi u kthye në muzeum. Po të zotit të saj të rrallë, nuk i kthyen asgjë. As jetën, rininë e as shtëpinë.
Jani Bosho, dhe motua e tij, “Sa kam shpirt kam shpresë”.Themeluesit dhe drejtuesit të spitaleve shqiptare, I cili me dijet e tij të shkëlqyera, përgatiti qindra kuadro mjeksorë. Mjeku human që priti dhe shpëtoi me qindar e mijra jetë njerëzish. Iku nga kjo jetë me shpresa të shuara.
Ata që e kanë njohur që kanë punuar të tjerë që kanë dëgjuar për këtë Korife të mjeksisë shqiptare apo dhe dëgjauar për këtë korife të mjekësisë shqiptare të tjerë që kanë lexuar librin e Dr. Jani Bashos së ri, dedikuar ungjit të tij. Pyesin të hapitur për sjelljen e pakuptimtë të të gjithë pushtetarëve deri më sot? Përse asnjë spital, në Shqipëri nuk mban emrin e tij, në morinë e emrave shpesh të pa merituar? Kjo pyetje e ka një përgjigje. Është absurdi pranë të vërtetës tonë. “Procesi” Kafkian vazhdon:
-“ Nuk ka dyshim që prapa këtij Procesi , qëndron një organizim i përsosur veprimesh njerëzish, -thotë Jozef K.- Në të bëjnë pjesë jo vetëm roje ryshfetlinj, inspektorë dhe hetues gdhenj…por edhe gjykatës të rangjeve më të larta me stafin e tyre të nënpunësve, sekretarëve, xhandarëve, ndihmësve, ndoshta dhe të xhelatëve. Këto fjalë unë nuk kam frikë ti shqiptoj. E përse duhet ky organizim, zotërinj? Po, që të arrestohen njerëz të pafajshëm, të kurdisen kundër tyre njerëz të pakuptimtë, në shumicën e rasteve pa asnjë rezultat, sin ë këtë rastin tim. E si do të shmanget korrupsioni rrënqethës I zyrtarëve, në këtë sisten krejt të pakuptimtë?”
Linda Z. ashtu si Jozef K. pas muajve makabër të hetuesisë i pranoi të gjitha çfar ishin shkruar në aktet e hetuesisë, i pranoi ato faje qe nuk i kishte bërë dhe nuk i kishte menduar kurrë. Ajo kërkoi falje e dëshpëruar. Kishte një femijë të vogël për të ritur. Po askush s’desh t’ja dinte, ajo u shpall armike e popullit dhe u burgos shumë vjet… Ngjarje të dhimbëshme pa fund, interpretim brilant nën një dekor makabër, fillon e mbaron tek oborri i shtëpisë me gjethe. Ambient i gjëlbër, po bari nuk ka mbirë dot në oborrin e saj, sado që e mbjellin çdo vit. Eshte vonë….tepër vonë!
Nga Nadire Buzo
Bibliografe-studiuese arti
Komentet