Doe potencoi se këto dokumente i ka nxjerrë me qëllim që të tërheqë vëmendjen në “pabarazinë e të ardhurave” në botë
Burimi i ”Dosjes Panama” deklaroi se do të mund të ndihmojë autoritetet të cilët në kthim të sigurimit të pacenueshmërisë për ata, kryejnë hulumtim në lidhje me dokumentet.
Burimi i cili prapa ”Dosjes Panama” përdor pseudonimin ”John Doe”, në deklaratën e dërguar në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ) pretendon se nëse i sigurohet pacenueshmëri ai do të mund të ndihmojë prokurorët.
Doe i cili thekson se asnjëherë nuk ka punuar për një shërbim të inteligjencës ose një shtet, theksoi se ai këto dokumente i ka nxjerrë me qëllim që të tërheqë vëmendjen në “pabarazinë e të ardhurave” në botë. aa
Komentet