– 111 vjet më parë Ismail Qemali ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë, atë që 580 vjet me parë e kishte ngritur Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në Krujë. Të dy në njëjtën datë, në 28 Nëntorin e
lavdishëm. –
DOSJA E PAVARËSISË
– është më e rëndësishme e një vendi, është kurora e arritjes më të madhe të një populli, kur mbyllet porta e një të kaluare dhe hapet ajo e ardhmërisë së tij…
Dosja e Pavarësisë është bota e një shteti, është shteti dhe bota, gjuha, mbijetesa dhe kultura, gjak dhe frymë, vdekje dhe lindje dhe rilindje, luftë dhe punë dhe dije, panteon dhe dramë, përditshmëri dhe festë, etj, etj. Do të doja të shfletoja dosjen e pavarësisë së vendit tim, te themelimit të shtetit tonë modern, mbart brenda një shekull e një dekadë e një vit, pra jemi sivjet në 111 vjetorin e Pavarësisë, ngjarje e madhe, por dhe jubile i veçantë..
Më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë – duhet të jetë e shkruar me ar. Plaku i Bardhë Ismail Qemali ngriti atë ditë në Vlorën e tij Flamurin kuq e zi, me shqiponjën dy krenore në mes, kështu na thuhet nëpër shkolla. Ishte po ai Flamur që 5 shekuj para Ismail Qemalit, saktësisht para 469 vitesh, e kishte ngritur në Krujën-kryeqytet, në kështjellën e tij Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Pra është dhe 580 vjetori i asaj date të madhe që shenjoi të qenit shqiptar dhe identitetin. Që edhe pse ra nata 5 shekullore e pushtimit otoman, dhe Shqipëria “nga Europë u bë Azi”, prapë i mbijetuan. Skënderbeu bëri shtet shqiptar në luftë, shpata e tij për 25 vjet sa qe gjallë dhe 11 vjet pas vdekjes, pra 36 vjet rresht mbajti larg perandorinë otomane, supefuqin;e më të tmerrshme të kohës dhe u bë mburojë e Europës Perëndimore, ku sot në të gjitha kryeytetet kryesore ngrihen shtatore të tij e deri në Amerikë e Azi.
Në trojet arbërore, teksa kryqi i krishterë zëvendësohej gjithnjë e më tepër me gjysmëhënën e Islamit, ra nata e gjatë e pushtimit. Në të gjithë perandorinë vetëm gjuha shqipe ishte e ndaluar, por kryengritjet nuk pushuan asnjë herë. I filluam të parët dhe pavarësinë e arritëm të fundit. 12 vjet pasi kishte filluar shekulli XX.
Perandoria ra, por me shumë zore do të rimëkëmbëj Shqipëria.
Shqipëria e copëtuar dhe copë-copë.
Ismail bej Qemali iku nga kryeqyteti perandorak, Stambolli dhe mes shumë vështirësish erdhi në Shqipërinë e mbetur, pa kryeqytet, nxori nga sëndyqi metaforik Flamurin Kombëtar, e ngriti lart, të lirë, duke shpallur mëvetësinë e Shqipërisë dhe themeloi shtetin modern shqiptar. Varfëri dhe prapambetje shekullore. Vështirësi pa fund dhe intriga të jashtme dhe të brendshme. U ngritën sopatat primitive për ndarje prapë të Shqipërisë. Kosova dhe Çam:eria mbetën jashtë, etj. Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Pastaj Kongresi i Lushnjës, pavarësia e dytë e Shqipërisë dhe SHBA del në mbrojtje, duke mos lejuar copëzim të ri, duke u bërë kështu aleati jetik i shqiptarëve. Shpallja e Mbretërisë së Shqiptarëve dhe Zogu I Mbret. Shqipëria rimerr rrugën e Perëndimit. Festohet me madhështi të vobektë 15- vjetori i Pavarsisë dhe 2 vjet më pas Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste. Shpërthen Lufta e Dytë Botërore. Partizanët shqiptarë renditen krah
fitimtarëve dhe më pas vendosin në vend diktaturën më të egër në të gjithë perandorinë komuniste, aq sa, edhe pse festohej, vërtet me madhështi, por të frikshme, Dita e Pavarësisë, prapë themeluesit e saj harroheshin, të mbeturit gjallë edhe përndiqeshin, u futën dhe burgjeve, madje dhe bijtë e themeltarit Ismail Qemalit, edhe u pushkatuan. Paradokset e regjimit të ri komunist. Rëndësi të bujshme po merrte një ditë më pas, 29 nëntori, çlirimi i Shqipërisë nga nazi-fashistët, por jo i shqiptarëve, që ranë nën pushtim më të rëndë, gjysmëshekullor, të komunistëvë, të vetes së tyre.
Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ngrihet në Vlorë një monument i madh i Realizmit Socialist, Flamurtari lart dhe grupi skulpturor me shtatoret të Ismail Qemalit dhe rilindësave naimjanë. Bie dhe perandoria komuniste, Shqipëria demokratike serish i kthehet Europës. Në vitin e fundit të shekullit XX, forcat serbe, pas zhbërjes së Jugosllavisë, detyrohen të lënë Kosovën, gjysmën e Shqipërisë natyrale dhe në 10-vjeçarin e parë të shekullit të ri në mijëvjeçarin e ri, në vitin 2008, në 17 shkurt, Kosova shpallet shtet i pavarur.
100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë e festuan bashkë, me sublimitetin madhështor të dy shteteve të vegjël, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës dhe në Tiranë u ngrit një memorial modern, me autor një skulptor shqiptar nga Kosova. I kushtohej firmëtarëve të Themelimit, madje monumenti është i Deklaratës dhe atyre firmave dhe i ngjan një dosjeje të hapur, prej ari.
DEKLARATA
Dokumenti që s’është…
Nuk ka asnjë ornament a dafina anash, flatra shqiponjash a kolona panteonike me relief ari, etj, as vula të shtrenjta, madje as vula, një letër e thjeshtë, më se e zakonshme, me ca rreshta në krye, të drejtë, megjithëse fleta nuk duket me viza, të shkruara me dorë, shkrimi është i bukur, i shkëlqyer do të thoshte mësuesi i bukurshkrimit, shkronjat latine me alfabetin e Manastirit, fjalët shqipe të të dy dialekteve, megjithëse duken të dialektit toskë, te data sipër është “Vlonë” dhe fjala e fundit “e mosvarme”, nga me mesi ësht;e fjala “zâ”. Dora që i ka shkruar, duket e kultivuar. Nisi si
process verbal i takimit dhe përfundoi si deklaratë e pavarësisë. Nuk të besohet se ato pak rreshta do të ndërronin fatin e një vendi dhe të një populli me breza, deri në përjetësinë e tyre. Ja, teksti i plotë, origjinal i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë:
“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.
Ka dy data në krye se është përdorur dhe kalendari hixhra, besoj, siç janë hedhur dhe në turqisht po ato rreshta më sipër. Po fillonte kështu zyrtarisht diplomacia shqipare dhe marrëdhënit me botën jashtë. Së pari me Turqinë nga cila po shkëputeshim. Dhe më poshtë firmat me radhë, fillon me Dom Nikollë Kaçorrin, ca duken si rrënjë, si shtigje e shkurre, ka dhe të shtigje, të hapura, siç ka dhe elagante, poetike frashërisht, do te thosha, vallëzuese, komanduese, etj. Janë 40 firmëtarë dhe 83 delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. S’kanë firmosur të gjithë, se ndoshta një pjesë kishin mbërritur me vonesë nga larg, mes rreziqesh e të ftohtit, shirave dhe garnizoneve të pushtuesit apo të atyre që do të donin t’i zëvendësonin. Mbase një pjesë e pakët nuk ka firmosur, sepse mund të mos kishin firmosur kurrë.
Gjithsesi letra të mallëngjen, me gjithë rëndomtësinë e saj. Shqipëria zyrtare dukej se po fillonte nga hiçi, asnjë institucion, as ushtri, as universitete e as burgje, përveç atyre të patriotizmit dhe afshit për të qenë të lirë, patriarkalisht.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur, të drejtuar nga Ismail Qemali, si dhe Pleqësinë.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, aq sa na bën krenarë siç do t’u thuhej nëpër shkolla aradhëve të nxënësve, po aq të habit paradoksi, ajo mënyrën aq parake e pabesueshme e shpalljes. Dhe dosja e saj është pothuajse e zbrazët.
Mungon pikërisht ajo deklaratë, që mund ta mbante në kuletë kushdo nga firmëtarët, askush s’kishte pse e vidhte dhe përse. Dhe pse pikërisht kjo mungon?
Studiuesit tanë e thonë si zbulim që ajo s’është, por ende nuk e kanë zbuluar pse s’është dhe ku është.
Patjetër që ka dhe botime serioze për Shpalljen e Pavarësisë, studime e monografi e albume, vepra letrare, poezi e drama e romane…
Nga hulumtimet e tyre kemi këtë pasqyrë të qyteteve dhe krahinave dhe delegatëve të tyre:
Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara).
Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati
Delvina: Avni Bej Delvina
Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri
Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu
Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Dajiu, Qemal Karaosmani, Dervish bej Biçaku
Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi
Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli
Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci
Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel Bej Begolli, Qerim Begolli
Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo
Kruja: Mustafa Merlika
Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa
Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu
Ohri & Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima
Peqini: Mahmud Efendi Kaziu
Përmeti: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora
Pogradeci: Hajdar Blloshmi
Tepelena: Feim Bej Mezhgorani
Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku
Skrapari: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani
Shijak: Xhemal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu
Shkodra: Luigj Gurakuqi
Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora
Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo.
Siç shihet, delegatët më të shumtë kishin ardhur nga Kosova: 11; nga Çamëria: 4; po kaq dhe nga Kolonia shqiptare e Bukureshtit; nga Vlora: 6; nga Shkodra: 1, nga Gjirokastra: 7; nga Ohri dhe Struga: 6 delegatë; nga Janina: 2.
Si u lajmëruan? A kishte telefona e shtylla telefonike maleve? Me lajmëtarë që rendnin sin ë balada… Me zë nga njëri breg në tjetrin, nga një anë e malit në tjetrën, kushtrim… eeeehheeeej… Vërtet një mrekulli. Dhe u nisën përfaqësuesit, i zgjodhi kush apo e vendosën vetë, ata më me fame, që kishin bërë trimërira, po edhe shkollë nëpër Europë, një nga një, vetëm, në grup, në këmbë, me kuaj, me makinat e rralla, vinin nga jashtë me anije, nga kryeqytete nga vende të humbura e kulla maleve, kalonin rreziqe, kufij, garnizone të turkut, mjegull, të serbit e grekut, erë dhe shi… e nga është rruga për në Vlonë?… për në të ardhmen?
KARTELAT E 40 FIRMËTARËVE
Ata që firmosën, të shquar, me Ismail Qemalin në krye, që mbetën në histori, të tjerë, që dhanë pasuri e jetë, flori dhe gjak, të vrarë, një pjesë sakrifikuan dhe emrin, të goditur, të përndjekur, të harruar, të pa shpërblyer kurrë, të gjithë…
Po sjell kartelat e tyre, duke nisur nga i pari, por duke i ndarë, ata që ndërruan jetë në vitet pas Shpalljes së Pavarësisë, pra pas 28 Nëntorit të madh e deri në mbarimin e Luftës II Botërore, e ata që vdiqën në atdhe, që i vdiq atdheu, pas 29 Nëntorit të kuq që sundimtarët e rinj do ta vendosnin si datë të çlirimit të vendit, si festën konkuruese dhe më të rëndësishmen për ata.
Pas festës do të ishte masakra…
1. ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1844-1919)
Nga Vlora. Familje patriotike, e larguar qellimisht në Selanik. Më 1858 shkoi në gjimnazin e famshëm të Janinës “Zosimea”, ku pati shokë Sami Frashërin dhe Naim Frashërin. Më 1860 filloi punë si përkthyes i frëngjishtes në ministrinë e Punëve të Jashtme, në Stamboll, ku dhe u diplomua për drejtësi. Më 1868 u emërua kryesekretar i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dy vjet më vonë, deri më 1875, guvernator në Varnë në Bullgari dhe guvernator i Danubit të Poshtëm.
Si kundërshtar i Portës së Lartë, e inernojnë në Qytahi, pranë Anadollit, vend ku qendroi deri më 1882.
Në fillim të shek. XX, Ismail Qemali filloi t’i përkushtohej Shqipërisë, autonomisë së saj. U lidh me të gjitha kolonitë patriotike të shqiptarëve jashtë e vendit duke forcuar bashk:epunimin me Vlorën.
Në nëntor 1908 hyri në parlamentin osman si deputet i sanxhakut të Beratit. Një vit më vonë u arratis nga Stambolli, shkoi nëpër Evropë, duke nisur kështu kalvarin e patriotit shqiptar.
Afrohet me Luigj Gurakuqin, ndihmon “kryengritjent përgjithshme” të viteve 1910-1912. Është organizatoi kryesor i mbledhjes historike të 5 nëntorit 1912 në Bukuresht, ku u vendos se si duhej të ishte e ardhjma e Shqipërisë.
Më 28 nëntor shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë, shtet më vete. Firmoi i pari dokumentin e pavarësisë kombëtare në Vlorë, “Ismail Kemal”. U zgjodh kryeministër i qeverisë shqiptare dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Do t’i linte detyrat shpejt, do të dorëhiqej e do ta shpërndante kabinetin e tij duke e dorëzuar pushtetin pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe do t;e largohej nga Shqipëria. Vdiq në Peruxhia të Italisë, në rrethana misterioze, I helmuar në hotelin ku kishte bujtur, fjalët e tij të fundit ishin: “Më hëngër në besë!”. Varri i tij është në Vlorë me shtatoren me Flamur në dorë.
Familja, fëmijët e tij do të përndiqeshin nga regjimi komunist, do të burgoseshin e do të iknin…
2. DOM NIKOLL KAÇORRI (1862-1917)
Nga Bajraku i Lurës. Babai katolik, nëna myslimane. Më 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. U emërua famullitar në Durrës. Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë” për Kishë dhe Paqe”. Emërohet Ipeshkv.
Gjatë viteve 1905-1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Më 1908 Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në nëntor të vitit 1912 si delegat i Durrësit mer pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Dokumentin e Pavarësisë: “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare.
Pas rënies së qeverisë, mërgoi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë politike e patriotike. Vdiq në Vjenë në maj 1917.
I harruar nga regjimi komunist…
3. VEHBI DIBRA AGOLLI (1867-1937)
Nga Dibra e Madhe. Biri i Myftiut atje, ku mori dhe mësimet e para, ndërsa studimet e larta i kreu në Stamboll. Kthehet në vendlindje si emëruar Myfti.
Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës. u zgjodh kryetar i Kongresit; më 1912. Firmosi Vendimin e Pavarësisë si përfaqësues i Dibrës me siglën në turqisht “Vehbi Dibra”.
Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë. Më do të jetë Kryetar i Gjyqit të Lartë të Sheriatit, i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Shkroi, përktheu dhe botoi kryesisht në revistën “Zani i Naltë” në Tiranë, ku dhe e mbylli jetën.
I harruar nga regjimi komunist.
4. JORGJI KARBUNARA – BABË DUDË KARBUNARA (1842 – 1917)
Nga Berati… Mësues i shqipes… bashkëpun:etor me Kostandin Kristoforidhin. Meshonte në shqip, por iu ndalua nga turqit, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë. Iu përkushtua Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz.
Kryen studimet e larta në Itali për italisht dhe në shekullin e ri u mor me hapjen e shkollave shqipe dhe mësimit të shqipes.
Shkoi delegat i Beratit në Kuvendin e Vlorës, firmosi aktin e Shpalljes së Pavarësisë: “J. Karbunara”. U zgjodh anëtar i Pleqsisë.
U konfliktua me ndjekësit e Esat pashë Toptanit, kurse ata të Haxhi Qamilit, kur hynë në Berat, e kapën dhe e tërhoqën zvarrë në qytet. Prej këtij
dhunimi mbeti keq, me dëmtime derisa ndërroi jetë…
Ka një bust në vendlindje.
5. ELMAS BOCE (1852-1925)
Nga Gjirokastra. Shok me Ismail Qemalin dhe me Naim e Sami Frashërin në gjimnazin e Janinës “Zosimea”.
Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës, themelues në klubin patriotik “Drita”, përkrahës i flaktë i shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”, etj.
Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Dokumentin e Pavarësisë Kombëtare: “Elmas Boce”.
I harruar…
6. VELI HARÇI (1850-1914)
Nga Gjirokastra. Studimet i përfundoi në Stamboll si economist. ku u lidh me veprimtarë të çështjes shqiptare. kthehet në Shqipëri, i emëruar i Portës së Larë në nënprefekturën e Vlorës. Përfaqësoi Gjirokastrën në kuvendin e Vlorës dhe firmosi; “Veli Harçi”.
I harruar…
7. DHIMITËR TUTULANI (1875-1937)
Nga Berati. Përfundoi gjimnazin “Zosimea” në Janinë e më tej vazhdoi studimet për jurist në Athinë. U kthye në Berat, ku filloi të punojë si avokat, ndërkohë bashkëpunëtor i veprimtarëve dhe idealeve kombëtare. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi aktin e pavarësisë kombëtare: “Dh. Tout.”
Në dhjetor 1918 – delegat në Kongresin e Durrësit, në 1920 – delegat në Kongresin e Lushnjes. Përkrahës i politikës së Fan Nolit dhe më 1925 u zgjodh kryetar bashkie i Beratit. Mori pjesë edhe në formimin e kishës autoqefale shqiptare, që doli nga Kongresi i Beratit, më 1922.
Në testament pasurinë e tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, etj.
Është gjyshi i Kristaq dhe Margarita Tutulanit, të varur nga fashistët.
8. ABDI TOPTANI (1864-1942)
Nga Tirana. Në vitin 1902 organizoi forcat kryengritëse kundër osmanëve në Shingjergj dhe Shupal. Në nëntor 1912 priti në Durrës Ismail Qemali dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku ngritën Flamurin…
Në kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Tiranën e Krujën dhe firmosi aktin e Pavarësisë:”Abdi”.U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare.
Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë.
Viti 1915 e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër.
Në Kongresin e Lushnjes u zgjodh antar i Këshillit të Lartë. Përkrahu kryengritjen e marsit 1922, të udhëhequr nga Bajram Curri…
I harruar…
9. ABAS DILAVER CELKUPA(1855-1926)
Nga Durrësi. Patriot dhe bashkëpunëtor në kryengritjet anti osmane.
Priti në Durrës Ismail Qemalin, shkuan në Vlorë. Aktin e pavarësisë kombëtare e firmosi si delegat i Durrësit “Abas Dilaver”…
I harruar…
10. XHELAL KOPRËNCKA
(1876-1919)
Nga Skrapari. Veprimtar i luftës për çlirim kombëtar, pjesëtar i komitetit të fshehtë “Për lirin’ e Shqipërisë” në Korçë dhe Manastir.
Përkujdesës për shkollën shqipe të Korçës, atë të vashave dhe djemve, etj.
Si delegat i Skraparit, merr pjesë në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare dhe firmosi Dokumentin: “elal Ko.”
Merr pjesë në Kongresin e Durrësit si delegat nga Skrapari. I përndjekur, Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919 në Skrapar nga forcat
greke.
Djali i tij do të pushkatohej nga komunistët në 1979…
11. HAJREDIN CAKRANI (1860-1942)
Nga Fieri, i dinastisë së Cakranit. Shkollën e mesme e përfundoi në Janinë dhe u diplomua në Stamboll. Shërbeu si ushtarak në vilajete të ndryshme të perandorisë turke. Në vitin 1883 ai solli në zonën e Mallakastrës librat e para në shqip dhe hapi shkollën e parë shqipe në shtëpinë e tij. Veprimtar i lëvizjeve patriotike, shpërndarës i programeve kombëtare për emancipimin e vendit.
Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, firmosi aktin: “Hajredin Cakrani”. Ai ka lënë një dëshmi të rëndësihme si askush, ditarët e tij mbi rrugëtimin e pavarësisë, ai ishte shoqëruesi kryesor i Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë. I besuan post ministror dhe kabineti i parë qeveritar i merrte pagat nga pasuria e tij. Dha ndihmesë të shquar në organizimin e ushtrisë së parë shqiptare, në pajisjen me armatime dhe stërvitje ushtarake.
Mori pjesë si i mandatuar nga Mallakastra në Kongresin e Durrësit.
Shkoi në Luftën e Vlorës, më 1920, komandoi me sukses disa njësi ushtarake
Vdiq në vitin 1942, ndërsa teqeja, ku kishte varrin u hodh në erë gjatë regjimit komunist.
Familja e madhe e Cakranit, patriotike dhe veprimtare, do të përndiqej, me dënime të rënda, burgje, pushkatime e varje.
12. ILJAZ VRIONI (1882-1932)
Nga Berati… Djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar, nënkryetarit të Lidhjes së Prizrenit, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë: “Iljas Vrijon” si delegat i Beratit.
Tre herë Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar (diplomat) në Paris e Londër.
Deputet, i Parlamentit të Shqipërisë. Kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Dekoruar nga Republika Franceze në vitet `20 me urdhërin e lartë “Grand Officier de la Légion d’Honneur”. Vdiq në Paris dhe u varros në Berat. Në vitin 1946, komunistët zhvarrosën eshtrat e tij dhe i hodhën ato në lumin Osum siç do të b;enin dhe me eshtrat e një deputeti tjetër, Poetit Kombëtar At’ Gjergj Fishta.
Iljaz Vrioni është babai i intelektualit të shquar Jusuf Vrioni, i burgosur politik dhe më pas përkthyes i parë I nivelit europian i Veprës së Kadaresë në frengjisht, ambasador në UNESCO, i dekoruar nga qeveria franceze…
13. SALI GJUKA (1876-1925)
Nga Peja… Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Shkup, ku familja e tij u shpërngul si shkak i përndjekjeve të pushtuesve osmanë. Ndoqi Fakultetin e Drejtësisë në Selanik dhe punoi në gjykatën e atij qyteti. Në vitin 1909 hapi shkollën shqipe në Pejë dhe një vit më pas do të jetë mësuesi i parë i shqipes në Normalen e Shkupit.
Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Me nismën e tij u formua në Selanik klubi shqiptar “Bashkimi”,
Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në Shpalljes e Pavarësisë kombëtare dhe firmosi Aktin: “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit).
Në janër 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Menjëherë hapi shkollën Normale të përkohëshme. Përkrahës i Kongresit të Lushnjes, mbështetës i Nolin, mori pjesë në lëvizjen e Qershorit 1924.
U dënua me 10 vite burg për pjesëmarrje në vrasjen e Abdyl Ypit, akuzë që s’e pranoi kurrë. Bëri katër vite burg…
Ka titullin “Mësues i Popullit”
14. MURAD TOPTANI (1867-1918)
Në internim lindi, në Aká (Turqi), ku kishin degdisur të atin e tij, Seremedin pashë Toptani për veprimtari patriotike shqiptare.
Erdhi në Tiranë, kur po mbaronte shekulli XIX, kthehet në Stamboll, ku martohet me vajzën e Naim Frashërit, Asijen dhe sërish në Tiranë.
Në një raport të shërbimit të fshehtë anglez të vitit 1916 shkruhet: “Murad beu: Nga familja e Toptanasve, kushëri ne Esatin, por në konflikt të vazhdueshëm me të; nga kjo shtrëngohet të jetojë jashtë shtetit. (…) Ka ndikim të madh në popullsinë e Shqipërisë së Mesme.”…
Murad Toptani bashkëpunoi me shtypin e shqiptarëve jashtë atdheut.
Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës si delegat i Tiranës, firomosi Aktin: “Murad Toptani”.
Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pasha i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj. Mërgon në Vjenë.
Vjen për të vdekur në atdhe…
Njihet si skulptori i parë shqiptar.
15. PANDELI CALE (1879 – 1923)
Nga Korça…
Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit.
Kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë”. Në 1909 sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910-1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës…
Shoqëron kthimin e Ismail Qemalin në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912 si delegat i Korçës, firmos Pavarësinë: “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregëtisë.
Vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë.
Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më 1920 Prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar. Dhe vdes në një spital në Selanik.
16. LUIGJ GURAKUQI (1879-1925)
Shkodran… studenti i Kolegjit Saverian. Më pas në Kalabri, në liceun e Shën Adrianit, nënës i poetit Jeronim De Rada.
Nga vitin 1906 takon Ismail Qemalin dhe nisi bashkëpunimin. U lidh me patriotin Bajo Topulli në organizimin e komitetit të fshehtë kombëtar.
Në 1908 në Manastir, në Kongresin e Alfabetit, përfaqësues i Shkodrës, zgjidhet nënkryetar i Komisionit. Një vit më pas në Elbasan, themelohet shkolla Normale e mësuesve, drejtori i parë i saj.
Me armë në dorë në Kryengritjen e përgjithshme… takon sërish Ismail Qemalin nëpër kancelaritë e huaja në mbrojtje të Çështjes Shqiptare. Si përfaqësues i vetëm i Shkodrës merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës.
Shkruan Deklaratën e Pavarësisë firmos aktin: “Luz Gurakuqi”. Ministër i Arsimit.
Më 1913 prapë nëpër Europë për të drejtat e Shqipërisë. Pret Princ Vidin.
Themelues i “Komisisë letrare” të Shkodrës më 1916 dhe më vonë pjesëmarrës në Kongresin e Durrësit. Bashkëpunëtor me Nolin dhe Avni Rustemin. Ne qeverinë e Nolit emërohet ministër i Financave.
Me triumfin e legalitetit, në dhjetor 1924, u largua përgjithmonë nga Shqipëria. E vrasin në Itali, në qytetin e Barit. Kushëriri i tij i dytë, Balton Stamollës, i bën atentat në rrugën që tani mban emrin e tij. Poet dhe gazetar shkruhet në tabelë. A ishte dora e mbretit Zog, që urdhëroi të zbarazej ai revolver? Ka mbetur ende enigma….
17. DR. MYRTEZA ALI STRUGA
(1876-1937)
Dibran që lindi në Strugë… Nuk dihet shumë për të, thonë historianët.
Studioi për mjeksi dhe teologji dhe ishte Hafiz.
Në Kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Strugën dhe firmosii Aktin e Shpalljes së Pavarësisë: “Dr. H. Myrteza”.
Shërbeu në Tiranë si mjek dhe farmacist, ku dhe vdiq vitin 1937 dy vjet para pushtimit…
18. NURI SOJLIU (1870-1940)
Nga Struga. Veprimtar i lëvizjeve për çlirim kombëtar. pjesëtar i Klubit patriotik “Bashkimi”, që bëri të mundur çeljen e shkollës së parë shqipe të Strugës në vitin 1910. Mbështeti dy kongrese, atë Manastirit dhe atë të Elbasanit.
Nuri Sojliu bashkë me babain e shenjtores Nënë Tereza, përgatitën një grup nxënësish nga Shkupi për t’i dërguar në Normalen e Elbasanit.
Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Strugës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin: “Nuri”. Mbështeti lëvizjet politico- demokratike të viteve `20.
Në Strugë – rivarrimi i eshtrave të tij me ceremoni si firmëtar i Pavarësisë.
19. YMER DELIALLISI (1873-1944)
Nga Shijaku. Mërgoi herët…
Bashkë me miqtë e tij Abdi e Murad Toptani, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme dhe shkoi në Vlorë në Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ku firmosi: “Ymer”. Lajmëroi Shijakun që ta ngrinin Flamurin Kombëtar sa me parë dhe atje.
Në Kongresin e Lushnjes ngarkohet me detyrën e kryetarit të bashkisë së Shijakut. U mpleks me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dështimit të saj, u largua jashtë vendit. Pas disa vitesh, i kthyer në atdhe, u arrestua dhe u burgos.
Iu përkushtua luftës antifashiste. I dënuar nga nazistët, vdes në burg në Tiranë.
20. XHEMAL DELIALLISI (1880-1941)
Nga Shijaku.
Veprimtar i lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në nëntor 1912, delegat i Shijakut, merr pjesë në Spalljen e Pavarësisë. Firmosi Dokumentin në osmanisht “Xhemmalyyddin bej”.
Gjatë viteve `20 përkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufit. Më 1924 mbështeti kryengritjen e Fan Nolit. Pas dështimit të saj, u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer pas disa vitesh. U vendos në Tiranë, Vdes në Tiranën e pushtuar.
21. NEBI SEFA (1861-1942)
Nga Lushnja. Përkrahu Kongresin e Manastirit, shkrimin e shqipes me gërma latine dhe mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911- 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në Kuvendin e Vlorës. Nënshkroi Aktin e Pavarësisë: “Nebi Sefa Lushja”.
Mori pjesë në organizimin e njësive të para ushtarake të qeverisë së Vlorës në zonën e Mallakastrës si i Ministrisë e Luftës, kreu i së cilës ishte Mehmet pashë Kalkandeleni Tetova (Dërralla). Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane. Në vendlindje është busti i tij.
22. ZYHDI OHRI
(1872-1938)
Nga Ohëri. Studioi në Turqi dhe mori pjesë në lëvizjen kombëtare dhe luftën për çlirim nga osmanët.
I zgjedhur nga Ohri si delegate shkon në Kuvendin e Vlorës dhe firmoi Aktin e Pavarësisë: “Zuhdi Ohria”.
U zgjodh në Senatit e dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpunoi me Aqif pashë Biçakçiun. Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes më 1920.
U SHUAN PAS ÇLIRIMIT:
23. QAZIM KOKOSHI (1882-1945)
Nga Vlora
… Mësimet e para i mori në shkollën turke të qytetit të tij, Vlorës dhe më pas shkoi në Janinë, ku mbaroi gjimnazin “Zosimea”.
Me t’u kthyer, u lidh me Klubin “Labëria”, iu përkushtua përhapjes së gjuhës shqipe në fshatrat e Labërisë.
Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës në nëntor 1912 si delegat i Vlorës.
Firmosi Aktin e madh: “Qazim Kokoshi”.
Në gusht 1913, Qeveria e përkohshme e Vlorës e caktoi me detyrën e nënprefektit të Lushnjes dhe më pas kryesekretar i Prefekturës së Vlorës…
Pas rënies së Qeverisë së Vlorës pati takime si anëtar delegacion me Princ Vidin. U zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vjetësh, në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar të Fan Nolit e Luigj Gurakuqit. Pas dështimit mërgoi në Itali e më pas në Austri.
Pas amnistisë së mbretit, në 1928 u kthye në atdhe, por në vitin 1932 u arrestua me akuzën “Komplot kundër Zogut” dhe u burgos dhe lirohet në 1936. Pas vrasjes së dhëndrit të tij, dëshmorit Reshit Çollaku (i shoqi i së bijës), Kokoshi u arrestua nga GESTAPO dhe u internua në Bergamo. Kthehet në atdhe në 1945 dhe komunistët e arrestojnë menjëherë.
Vdes nga torturrat në burgun e Vlorës.
24. JANI MINGA (1872-1947)
Nga fshati Shënpjetër i Fierit. U shkollua në Vlorë. U lidh me klubin patriotik “Labëria” që në vitin 1908. Duke qenë dhe mësues, mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore, ndërkaq hartonte edhe tekstet shkollore: “Abetare kombëtare shqip përgatitore”, “Abetare shqip këndimore”, “Gramatikë e gjuhës shqipe” etj.
Në korrik 1911 mori pjesë në kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Në vitin 1912 fitoi në një konkurim në Janinë që të jepte lëndën e historisë dhe gjeografisë dhe zgjidhet delegat i Vlorës për pavar:esinë dhe firmosi Deklaratën: “J. Minga” dhe, me t’u hapur shkolla e Vlorës, emërohet drejtor i saj.
Do të jetë përkrahës i Nolit gjatë rebelimit të qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur u futën në Tiranë.
Vite më vonë iu përkushtua arsimit.
Në 1944 dy djemtë e tij, të përfshirë në luftën antifashiste, u mbyllën në kampet naziste të Mat’hauzenit. Kthehet vetëm njëri, që do të humbë jetën në “një aksident të çuditshëm”. Dhimbje pas dhimbjeje, Jani Minga. “Mësues i Popullit”
25. THANAS FLOQI (1884-1945)
Nga Korça… U laurua në Athinë në fakultetin e drejtësisë. Në vitin 1905 shpërngulet në qytetin Xhejmstaun. Merr pjesë në themelimin e shoqërisë “Malli i Mëmëdheut” më 1906. Shërben si kronikan i gazetës “Kombi” të Sotir Pecit. Kthehet në atdhe në korrik 1908, qëndron në Vlorë. Themelon mandolinatën “Labëria” dhe bëhet dirigjent i saj.
Në Kongresin historik të Vlorës shkon si delegat i Korçës dhe më 28 nëntor 1912 firmoi Vendimin e Pavarësisë: “Thanas V. Floqi”.
Caktohet gjyqtar në Elbasan. Ka përkthyer mjeshtërisht në shqip veprat “Tre muskëtjerët” e A. Dumasë, “Jeta Ushtarake” të E. de Amiçis, romanet “Ditët e prapme të Pompeit” të Lyttonit, “Arsen Lupeni kundra Sherlock Holmesit” të M. Leblanc; ka botuar dhe një fjalor italisht – shqip më 1939. Më 1910 botoi një gramatikë të gjuhës shqipe.
Me të mbaruar Lufta II Botëore dhe vijnë në pushtet vdes në Elbasan.
26. ARISTIDH RUÇI (1875-1950)
Nga Sheperi i Zagorisë, fshati i Çajupit, shkoi në gjimnazin “Zosimea” në Janinë.
Kthehet në Vlorë, i bashkohet klubit patriotik “Labëria” dhe nis dhënien e mësimeve të gjuhës shqipe te të vegjlit. Me armë në dorë merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Si delegat i Vlorës shkon në Kuvendin që shpalli pavarësisë dhe firmosi Aktin: “A. Ruci”… dhe prapë në luftë, në atë të Vlorës të 1920. Anëtar i federatës “Atdheu” me kryetar Avni Rustemin.
Zgjidhet në kryesinë e Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937; frymëzoi krijimin e degës së Kryqit të Kuq në Vlorë. Pushtuesit fashistë e internuan në Itali… Vdes në Vlorë.
27. FERIT VOKOPOLA (1887-1969)
Nga Berati, lindur në Vokopolën e tij… Studioi në Stamboll, ku kishin mërguar. Kthehet në atdhe…
Në nëntor 1912 – delegat i Lushnjes, shkon në Kuvendin e Vlorës. Aty firmosi Aktin e Pavarësisë Kombëtare: “M. Ferit Vokopola”. Ndërkaq babai i tij, Mustafa Vokopola, ishte prefekt i Vlorës.
Iu përkushtua mësimeve fetare, përkthimit të Kur’anit. Më 1920 mori pjesë në organizimin e Kongresit të Lushnjës. Ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar.
Gjatë kohës së monarkisë do të jetë deputet i Beratit, ministër i Bujqësisë. Do të botojë veprën fetare “Gjëmimi i Tomorrit”, përmbledhjes me vjersha “Symbyllazi dhe ëndërrime”. La në dorëshkrim Kalendarin osman dhe Kur’anin. Mbylli sytë përgjithmonë në Durrës. I harruar…
28. SHEFQET DAJIU (1882-1946)
Nga Elbasan… Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll. U kthye në vendlindje, ku vazhdoi veprimtarinë patriotike, të nisur në kryeqendrën e Turqisë.
Dhe ndihmesën e tij në organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Normales. Kryengrita e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkolla shqipe e duke shpërndarë tekstet shqip.
Në nëntor 1912 shkon në Vlorë si delegat i Elbasanit dhe firmosi aktin: “Shefqet Daji”. Iu përkushtua aktivitetit pedagogjik. Botoi një abetare për shkollat fillore.
Në vitet `20 është deputet në Parlament shqiptar. Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” dhe në revistën e këtij klubi me të njëjtin emër.
Pas mbarimit të Luftë II Botërore fitimtarët e arrestojnë si bashkëpunëtor me pushtuesit për të vdekur në burg.
29. ZIHNI ABAS KANINA HAMZARAJ (1885-1957)
Nga Kanina e Vlorës, nga ishte dhe Ismail Qemali, por dhe bashkëshortja e Skënderbeut…
Z. Kanina u dallua si politikan e diplomat. Që në vitin 1906 u emërua nënpunës i konsullatave turke në Greqi, Bejrut, Maltë, etj. U burgos prej autoriteteve turke, kur u kthye në Shqipëri dhe u aktivizua me grupet patriotike. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911.
Në kuvendin e Vlorës si delegat i Vlorës, firmosi Dokumentin: “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Do të ishte një nga themeluesit e shkollës tregtare të Vlorës, ku dha mësim gjuhën frënge. Iu përkushtua arsimdhënies.
Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah mikut të tij të vjetër të idealit Mid’hat Frashërit.
Fitimtarët e arrestojnë në vitin 1951, e burgosin. Duke e lënë në harresë dhe mosmirënjohje, vdes në burgun e Tiranës…
30. QEMAL KARAOSMANI ELBASANI (1875-1949)
Nga Elbasani. Studimet e larta i përfundoi në Stamboll për shkenca politike dhe administratë. Filloi punën në Janinë e më pas u shpërngul në Berat, ku bashkëpunoi për çlirim kombëtar me patriotët si Jorgji Karbunarën dhe Iljaz Vrionin duke nisur dhe me shpërndarjen e librave shqip, Punoi në organizimin e Kongresit të Elbasanit në vitin 1909. Kishte popullaritet…
Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës firmosi Dokumentin: “Qemal Elbasani”.
Ajo penë me të cilën nënshkruan firmëtarët Aktin, shume vite më vonë do të gjendej në shtëpinë ë Karaosmanit dhe më 1962 iu dorëzua Arkivit të Shtetit.
Qemal Elbasani u bë pjesë e administratës civile në qeverinë e Vlorës. Mbështeti qeverinë e Sulejman bej Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist. Ka qenë zgjedhur kryetar bashkie në Elbasan.
Vitet e Luftës II Botërore i kaloi i mënjanuar. Pas çlirimit u harrua. Vdiq në Kavajë… Fëmijët e tij do të përndiqeshin e persekutoheshin si klasë e pasur bejlerësh.
31. DHIMITËR BERATTI (1888-1970)
Lindi në Korçë… Në Rumani përfundoi fakultetin e shkencave politike e atë juridik. Kthehet në Korçë, pas vitin 1905 punoi si mësues në shkollën e parë shqipe të Korçës. Anëtar i klubit patriotik “Dituria” që në themelim më 1908… sufler në shfaqjen e dramës “Besa” të Samiut… metafora e suflerit të besës në veprimtaritë patriotike… merr pjesë në Kongresin e Elbasanit. Në 1910 në Kongresi i dytë të Manastirit.
Është me Ismail Qemalin në mbledhjen e Hotel “Kontinental”-it në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Firmos Aktin historik të shpalljes së pavarësisë: “D. Beratti”.
U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë (Senatit).
Më 1913 sekretar i delegacionit shqiptar në Londër, në Paris dhe Romë, etj. Po këtë vit administrator i spitaleve të vendit.
Në korrik 1914 emigron në Rumani, ku punoi për krijimin e kishës ortodokse shqiptare të Rumanisë. Beratti është delegat i shqiptarëve të Bukureshtit në Konferencën e Paqes më 1919.
Më 1924 në Sofje me detyrën e kryekonsullit. Ne vitet 1926 – 1934 punon si sekretar në Ministrinë e Jashtme. Më 1935 ministër i ekonomisë kombëtare. Një vit më vonë ministër në Romë. Ë pas sekretar shteti i kulturës popullore në qeverinë e Mustafa Merlikës. Antar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë. Pas rënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës, u largua nga Shqipëria përgjithmonë, u vendos në Itali, ku u mor me veprimtari të shumta patriotike.
Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”.
Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar. Dekoruar me urdhërin “Për veprimtatri patriotike” të klasit të parë.
Shuhet pas një aksidenti automobilistik në Romë.
32. DHIMITËR MBORJA EMANOIL (1884-1945)
Nga Mborja… Anëtar i shoqërisë “Dituria” të Korçës më 1908. Kryetar i shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit. Boton e shpërndan programin e komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”.
Më 5 nëntor 1912 merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit me Ismail Qemalin.. Më 28 nëntorit 1912, firmos Aktin e Pavarësisë në Vlorë: “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. I dha qeverisë së parë një shumë prej 1000 frangave si fond i krijimit të Ministrisë së Financave.
Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”, në mbrojtje të shkollës shqipe.
Rreth vitit 1920 dhuroi shtëpinë e tij në Korçë për ta bërë Liceun Kombëtar. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Largohet në Rumani për t’u rikthyer në atdhe vite më vonë. Por do të vdesë në Bukuresht.
33. DHIMITËR ZOGRAFI (1878 – 1947)
Nga Korça… Kishin mërguar në Rumani nga fundi i shekullit XIX. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”.
Është një nga organizatorët e mbledhjes së Bukureshtit në fillim të nëntorit 1912 dhe në fjalën q;e mbajti tha se patriotët “kanë besim të plotë në veprimin e Kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanë për të bërë sa mundet me gjithë shpirt e me të gjitha mënyrat për shpëtimin e Atdheut”.
U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos Aktin: “Dimitri Zografi”.
Anëtar i pleqësisë.
Në dhjetor 1912 bashkë me Dhimitër Emanoilin shkojnë në Brindisi…
Kundërshton vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919.
Vdiq në Bukuresht.
34. BEDRI PEJANI (1885- 1946)
Nga Peja… Shkollohet në “Robert Kolezh” dhe vazhdon studimet e larta për histori në Universitetin e Stambollit.
Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910), dhe sekretar i Komitetit të Kosovës” (1918-1924).
Në nëntor 1912 u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, mer pjesë në mbledhjen e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë: “Bedri Pejan”. Mbështetës i rebelimit të Fan Nolit dhe antar i KONARE-s.
Iu përkushtua mbrojtjes së të drejtave të Kosovës dhe të Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu. Mori pjesë në Komintern dhe u fut në lëvizjen nacionalçlirimtare. Nga janari deri në mes të qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Më 1945 u arrestua në Shkodër nga Sigurimi i Shtetit dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. Vdiq i helmuar në spitalin-burg të Prizrenit.
35. SPIRIDON ILO (1876 – 1950)
Nga Korça…
Mësues në shkollën shqipe të vashave. Mërgoi në Bukuresht ku u lidh me koloninë shqiptare të atjeshme. Mori pjesë mbledhjen e Bukureshtit. Thuhej se Spiridon Ilo solli flamurin shqiptar që u ngrit në Vlorë.
Në mbledhjen e 28 nëntorit, si përfaqësues i Korçës firmosi Aktin e Pavarësisë: “Spiro T. Ilo”. Në vitin 1913 u kthye në Rumani. Në vitin 1916 shkoi në New York, ku vazhdoi veprimtarinë patriotike. Në vitet `20 botoi e shpëndau kartolina me temë patriotike. Botoi komedinë “Vërtet ëndërr” dhe përmbledhjen me vjersha patriotike “Dëshirat e zemrës”.
Është autori i këngës “Eja, mblidhuni, këtu, këtu”.
Themeloi shoqërinë e parë diskografike “Albanian Phonograf Records” në vitin 1923. Regjistroi për herë të parë Himnin tonë Kombëtar. Kallëpet e pllakave i solli në Shqipëri dhe (në 1946) Komitetit Ekzekutiv, meqënëse ishin prej bakri, i dha për t’i futur në bazamentet e antenës së Radio Korçës.
Iu lidh një pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare. Por në heshtje. Vdiq në Korçë.
36. QEMAL MULLAJ (1881-1966)
Nga Berati… Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll, për gjeografi.
Pas daljes së kushtetutës xhonturke dhe faljes së lirisë, u kthye në Shqipëri, zgjodhi të banonte në afërsi të Lushnjes dhe nis nga veprimtaritë patriotike kundër osmanëve dhe predikoi pavarësinë e atdheut.
Si delegat i Lushnjes mori pjesë në kuvendin historik të Vlorës të nëntorin 1912 dhe firmosi Aktin: “Qem. Mullaj”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës I Botërore, u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920. Deputet në parlamentin e parë shqiptar. Pas varrimit të atentatorit Avni Rustemi në Vlorë, më 1 maj 1924, mbështet forcat e kryengritjes. Pas rrëzimit të kabinetit të Nolit, ikën sërisht jashtë atdheut.
Mendohet se mund të ketë organizuar një atentat kundër Ahmet Zogut…
Vitet e fundit të jetës i kaloi në Tiranë, në qetësi. Nderohet me urdhërin “Për veprimtari patriotike të klasit I”.
37. MUSTAFA MERLIKA KRUJA (1887-1958)
Nga Kruja e Skënderbeut…
Fundi i dhjetëvjeçarit të parë të shek. XX e gjen në Stamboll, në Institutin Superior, Fakulteti i Shkencave Politike. Herë e përjashtonin nga shkolla për veprimtari patriotike, teksa shkruante artikuj në shtypin liberal në njohje të gjuhës shqipe. Diplomohet 1910…
Kthehet në atdhe dhe punon mësues në Durrës, drejtor i arsimit në Elbasan, etj, por dhe sekretar në çetat kryengritëse…
Dy vjet më vonë për në Vlorë si delegat i Krujës. Shkon me Ismail Qemalin që të shpallnin Pavarësinë. E firmosi aktin: “Mustafa Asim Kruja” dhe caktohet sekretar i parë i qeverisë së parë. Pastaj nënprefekt i Vlorës.
Në qeverinë e Princ Vidit do të jet;e këshilltar i Arsimit Publik. Burgoset nga Esat pashë Toptani, autoritetet italiane e internojnë në ishujt e Favignano-s. Nis Lufta I Botërore dhe ikën në Caserta, kthehet në Durrës në 1918. Merr pjesë në Kongresin e Durrësit dhe propozon Shkodrën si kryeqytet. Merr pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, etj.
Gjatë kohës së Kongresit të Lushnjës organizon qëndres:en antiserbe në Dibër e Lumë. Mbron Tiranën me 200 krutanë kundër esadistëve.
Bashkëfarkëtoi “Bashkimin e shenjtë”, etj, etj.
Përkrahu “Lëvijen e Qershorit” të1924 dhe emërohet prefekt i Shkodrës e më pas, me ardhjen e Legalitetit, shkoi në Itali. Vendoset në Zara, ku ra në kontakt me intelektualët Xhevat Korça, Ernest Koliqi, Kostantin Kotte. I përkushtohet gjuhësisë. Me miqtë e tij punoi që veprimtaritë e komunistëve rusë të mos kishin lidhje me Shqipërinë.
Kur vendi pushtohet nga fashistët Italianë, ndodhej ne Gjenevë, ku ndiqte me vëmendje dhe ankth zhvillimet në Shqipëri. Kthehet…
Më 1940 ishte pjesë e Institutit të Studimeve Shqiptare, pararendës i Akademisë së Shkencave dhe nis punën për hartimin e një Fjalori të Përgjithshëm të Gjuhës Shqipe.
1941-1942: Kryeministër i Shqipërisë. Një lëshim ky që Italia u bënte “ekstremistëve të nacionalizmit shqiptar”. Iu dha rëndësi e dorës së parë
çështjes së Kosovës. Merlika kërkon heqjen e sopatave liktoriane nga Flamuri i Shqipërisë.
Gjithashtu Kruja ngadalësoi procesin e fashistizimit dhe të italianizimit të vendit dhe u bëri kërkesë partizanëve për bashkëpunim, gjë që u hodh poshtë prej tyre.
Me vrasjen e Qazim Koculit dhe prefektit Lele Koçi në Vlorë, Merlika- Kruja dha dorëhqejen.
Mbas kapitullimit të fashizmit, i bëjnë atentat… shkon në Vjenë, i vdes djali i vogël dhe s’kthehet më në Shqipëri.
Në Itali me Ernest Koliqin rithemelojnë Bllokun Kombëtar Indipendent.
Shkon në Egjipt, Francë, SHBA…
Familja në Shqipëri do të përndiqej, e persekutohej pa ndërprerje.
Mustafa Kruja-Merlika la një vepër me rëndësi gjuhësore, didaktikë dhe histori, monografi, kujtime, përkthime dhe letërkëmbim të vyer.
Me botimin e tyre nuk u morën shteti me institucionet përkatëse, por nipi i tij, Eugjen Merlika, duke shpenzuar paratë e dëmshpërblimit të burgut dhe të internimeve të tij.
TRI KARTELAT E FUNDIT, NJË SIMBOLIKË TRAGJIKE: FRASHËRLLIU DHE KOSOVARI DHE I PUSHKATUARI NË ATDHE…
38. MID’HAT FRASHËRI (1880-1949)
Shkrimtar, politikan dhe diplomat, përkthyes, publicist e albanalog, veprimtar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe i Komitetit “Shqipëria e lirë”…
Nga dera e frashërllinjve, biri i Abdyl Frashërit dhe nip i Naimit dhe Samiut…
Lindi në Janinë. Shkoi në Stamboll, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik. Në vitin 1908 filloi botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor – 22 nëntor 1908 dhe u zgjodh kryetar i Kongresit duke qenë 28 vjeç.
Vjen në Kuvendin e Vlorës për të shpallur Shqipërinë të pavarur si delegat i Elbasanit dhe firmosi: “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve botore. Më 30 mars 1913 jep dorëheqjen nga kjo detyrë. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Shkon në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik.
Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën “Dituria” dhe themelon librarinë “Lumo Skëndo”, emri i tij letrar.
Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës “Balli Kombëtar”. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.
Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork në tetor 1949, ‘në rrethana misterioze”, në dhomën e një hoteli vdes papritur. 69 vjeç. E helmuan?
Policia sekrete sovjetike ishte e lidhur me Sigurimin shqiptar…
Eshtart e tij kthehen në atdhe pas shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit me një ceremony të lartë shtetërore.
Ndërkaq historiani Uran Butka, kryetar i Fondacionit që mban emrin e Mithat Frashërit, ka risjellë verën e tij shumë vëllimëshe, me një titull kuptimplotë “Gjeniu I Kombit”
39. REXHEP MITROVICA (1888-1960)
Nga Mitrovica, pinjoll i një familje atdhetare. Të ikur nga Shkodra. Mësimet e para dhe dije fetare i mori në gjuhën turke në Mitrovicë, pasatj n:e gjimnazin mbretëror të Selanikut dhe shkollën e lartë në Paris, por e ndërpet me vdekjen e të atit…
Njëzetvjeçar, në 1908, u fut me shokë të tij në veprimtaritë për Kongresin e Manastirit. Dhe nuk u ndal më, shkoi në Kuvendin e Vlorës me Sali Gjukan dhe Bedri Pejanin si delegatë të Gjakovës, Pejës e Gucisë, ndërsa Kosova ishte e pushtuar nga serbët.
Firmoi Aktin Kombëtar: “Rexhep”.
Më 7 mars 1914, Mitrovica mori pjesë në pritjen që iu bë princ Vidit në në Durrës. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u largua në Austri. Më 1916 u vendos në Vjenë dhe studio në Universitet, katër vjet me radhë në shkencat pedagogjike, poliglot, me dije të gjera dhe do të bëhej ministër Arsimi në 1921 në atdhe.
Menjëherë nisa nga puna per krijimin e një rrjeti arsimor dhe të një biblioteke kombëtare në Tiranë. Bashkëpunon me amerikan:et për shkollën profesionale Harry Fultz
Mërgon sërish dhe kthehet sërish në fillim të viteve ’40. I përkushtohet aksionit të pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Së bashku me Ago Agajn, Xhaferr Devën dhe Vehbi Frashërin ndihmuan hebrenjtë të mos kapeshin nga nazistët dhe te kalonin në Shqipëri. Goditi dhe ushtrinë italiane, që iu bë krah malazezëve kundër shqiptarëve dhe e arrestohet nga fashistët. Burgoset në Porto Romano…
Zgjidhet kryetari i parë i Komitetit të Lidhjes II të Prizrenit dhe Kryeministër i Qeverisë së Regjencës nën pushtimin gjerman, mban dhe postin e Ministrit të Kulturës, gjithmonë në shërbim të kauzës së Shqipërisë.
Në nëntorin e 1944, “grupi i kosovarëve”, pasi Rexhep Mitrovica dhe dorëheqjen, mori rrugën e mërgimit. Me fitoren e komunistëve në Shqipëri, Mitrovica shkon në Itali dhe më pas në Turqi… vdes në Ankara.
40. LEF NOSI (1873-1946)
Nga Elbasani… nga një familje e kamur ortodokse pranë Kalasë. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, të e mesmen e përfundoi në Athinë dhe nis të lartën për farmaci. Zotëronte pesë gjuhë të huaja, krijoi bagazh të madh kulturor, etnograf, numizmat, filatelisti i parë, njohës dhe mbledhës i antikuareve, koleksionist i famshëm në Ballkan, arkeolog.
U lidh me lëvizjen antiosmane, u lidh me Faik Konicën në Londër dhe 1907 shtypën Programin Politik të tyre, Shqip:eria me 4 vilajete, shteti laik, etj. Në vazhdim të çështjes, shkon në SHBA, Filadelfia. Kthehet në Elbasan dhe zgjidhet kryetar i klubit “Vllaznia”. Merr pjesë në Kongresin e Manastrit, që do të donte të bëhej në Elbasan, mbështet alfabetet shkodrane të Mjedës dhe Fishtës, prandaj dhe më pas mbahet Kongresi Arsimor i Elbasanit.
Më 1910 botoi në Elbasan gazetën “Tomorri”. Shoqata “Afërdita” që e drejtonte, krijon Bandën Muzikore të Elbasanit. Mbështet hapjen e “Normales” dhe jep mësimin e shqipes në shkollën e mbrëmjes.
Shkëlqen si gazetar dhe përkthen artikuj europianë, të shtypit francez, austro hungarez, etj, që lidheshin me Shqipërinë, prandaj dhe xhonturqit e arrestojnë dhe e interrnojnë duke krijuar një alarm të madh në patriotët dhe simpatizantët e tij. E lirojnë pas 9 muajsh. I rikthehet gazettes së tij “Tomorri” me Ciklin e Kreshnikëve dhe albanalogji dhe përgatit një abetare
të përgjithshme.
Niset për në Kuvendin e Vlorës në 25 nëntor 1912 si delegat i Elbasanit, bashkohet me ata të Kosovës, takohen me Ismail Qemalin te “lundra e Petovës” në Fier. Telegrafojnë në qytetet nga vinin, që dhe ata të ngrinin Flamurin Kombëtar. E firmosi Aktin: “Lef Nosi”.
Më 5 dhjetor 1912 mori detyrën e ministrit të postë-telegraf-telefonit.
Mbi pullat turke u vu vula shqiptare me shqiponjën e krenore, sipër së cilës shkruhej: Shqipënia.
Nosi u zgjodh delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit në dhjetor 1918. Një vit më vonë ishte pjesë e delegacionit shqiptar të Versajës.
Ndërkaq drejtonte si bashkëpunëtor revistën “Kopështi letrar”, që dilte në Elbasan, etj, etj.
Me lëvizjen e 1924 caktohet kryetar bashkie i Elbasanit. Ishte mbështetës i Nolit dhe kur ai ikën, i dhuron Nosit violinën e At’ Gjergj Fishtës dhe qenin e tij, Capin.
Me fitoren e Legalitetit, tërhiqet nga jeta politike, i përkushtohet histories, etnografisë, albanalogisë, shkencave shoqërore, etj.
Më 1924 botoi serinë e vyer të revistës “Dokumenta Historike – për t’i shërbye historis s’onë kombëtare”. Ruajti Dokumentin origjinal të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe e botoi si fletëpalosje në jubileun e 25-të.
Kështu ai dokument do të ishte i mbrojtur nga falsifikimet e mundëshme më pas. Gjë që ndodhi. Madje do të vidheshin dhe punë të Lef Nosit dhe arkivi i tij…
Antimonarkist, ruante bindjet demokratike dhe nuk pranoi kërkesën e Mbretit Zogu I për t’u bërë ministër.
Fashistët Italianë, me ta pushtuar Shqipërinë, internojnë Lef Nosin.
Ktheht në atdhe në 1942. Një vit më vonë merr pjesë në Kuvendin Kombëtar që e shkëpuste Shqipërinë nga Italia dhe e rishpallte shtet të pavarur dhe neutral.
Dëshmohet të ketë thënë, kur vjen në Tiranë dhe po banonte në hotel “Dajti” se po merrem me politikë në moshë të thyer se “Çunat janë të rinj dhe nuk e dine se serbi e ka me hile…”
Zgidhet kryetar i Asamblesë Kushtetuese, anëtar i Këshillit të Regjencës, institucion i mbretit në mungësë. “Regjenca nuk ka patur lidhje me gjermanët, – do të deklaronte në gjyq Lef Nosi, – politika e Regjencës ishte ruajtja e pavarësisë së Shqipërisë dhe ikja e pushtuesve…” Në këtë kohë iu dha një ndihmë e madhe shpëtimit të hebrenjve.
Por komunistët që kishin marrë pushtetin me grykën e pushkës, e arrestuan dhe gjyqi iu bë në Teatër, që kishte marë emrin “Kosova”. Letra në mbrojtje të tij erdhën nga jashtë, mikja e tij skoceze, albanalogia Margaret Hasluck i shkruajti dhe Enver Hoxhës, shkëlqesi i drejtohej… por si përgjigje shkëlqyen plumbat e skuadrës së pushkatimit
Qeni, që ia kishte dhuruar Noli, Capi, atë ditë angulliu, qau shumë, hapi një grope dhe thonj, u shtri atje dhe s’u ngri më…
Lef Nosi është ende pa varr.
DOSJE QË S’MBYLLET…
Me rëndësi të përhershme, me vlera të patjetërsueshme, ekzistenciale, dramatike, e varfër nga grabitjet dhe pakujdesitë, me falsifikime, me mosmirënjohje dhe harrime të pafalshëm, gjithmonë e
madhërishme deri në shenjtëri.
Po ku është Deklarata?
Historianë zyrtarë e mendojnë të vështirë gjetjen e tij, aq sa duket, sipas tyre, sikur është më mirë të mos gjendet…
Ndërkaq një albanalog me origjinë shqiptare, por që ka jetuar në Turqi, Alpan, autor i shumë librave studimorë, bën të njohur një dokument nga Arkivi Osmane që “ Deklarata e Pavarësisë e 28 nëntorit 1912 i Shqipërisë kishte brenda pëlqimin Osman dhe miratimin e kabinetit…”.
Ndërkaq në Tiranë avokati Kujtim Cakrani, pasardhës i firmëtarit Hajredin Cakrani, të cilit i ka botuar kujtimet tepër të çmuara e Pavarësië, e kam shkruar, ka hedhur në gjyq institucione shtetërore, pra shtetin, që pse nuk është dhe nuk gjendet ku është Dokumenti autentik i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912,
Sipas avokat ai dokumet është si dokumenti i pronësisë së shtëpisë, ne e kemi shtëpinë e përbashkët, Shqipërinë, por nuk kemi dokumentin. Ku është? Pse fshihet? Pse nuk gjendet? Ai ka zbuluar se deri në 1944 ai dokument themeltar ka qenë, i ruajtur në Kasafortën e Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe kur çelsat i morën fitimtarët, ai dokument u zhduk dhe përdorej një i falsifikuar, ku qenë fshirë mjaft firma, hedhësit e së cilës ishin vrarë apo burgosur nga regjimi dhe ishin shtuar firma të atyre që nuk kanë qenë në shpalljen e Pavarësisë, si p.sh, xhaxhai i diktatorit Enver Hoxha.
Avokati Kujtim Cakrani kërkon në emrin e gjithë shqiptarëve, për Shqipërinë…
Ne dhe shteti jemi të lirë dhe të të pavaruar aq sa është ky dokument vërtet brenda nesh.
Duket sikur fatin e atyre firmave, të ngjashme me rrënjët, patën dhe vetë firmëtarët, me jetët si vetëtima errësire.
Ata mbeten personazhet e një drame të madhe të historisë. Të jashtazakonshëm, edhe kur janë trajtuar si të tillë, edhe kur janë goditur.
Bronzi i fytyrave të tyre me ato plasaritje është bërë me heroik, duke marrë epicitetin tronditës të përjetësisë…
Duhet ndryshimi. Marrëdhënia e re, nderimi i thellë dhe lartësimi suprem i atyre 40 firmëtarëve dhe i 83 delagatëve që hodhën themelet e
Shqipërisë së re, bënë shtetin e saj të parë modern.
Një panteon për ata, me aq kolona sa ç’ishin, që do të mbanin qiellin që do të kishim mbi krye…
Monumenti i Pavarësisë në Vlorë Memoriali i Pavarsisë në Tiranë