Historia i përket njeriut veprimtar, atij që bën luftë të pakommpromis për çështje të atdheut të tij. Në këtë drejtim, Festim Lato, është njeriu i duhur, që Dosjen e gjenocidit grek mbi çamët e Çamërisë e solli në Hagë. Prokuroria Ndërkombëtare për krime kundër Njerëzimit në Hagë, e pranoi në tre gjuhë; Anglisht, Frengjisht, dhe Gjermanisht. Pranimi i Dosjes u bë me 12 shkurt, 2016. Dosja u dorëzua nga kryetari i Shoqatës Çamëria në Hallandë, z. Festim Lato, dhe politologu shqiptar, Koço Danaj. Ju kujtojmë se të Premten me datë 12 Shkurt 2016, u depozitua në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës një dosje voluminoze, e shkruar në tre gjuhë (Anglisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht) me katër kërkesa kryesore:
a) Njohja e genocidit të kryer ndaj Çamëve, me bazë Kontratën e Gjenocidit më 1948-ën.
b) Riatdhesimin e të gjithë të dëbuarve çamë.
c) Kthimin e të gjithë pasurisë së paluajtshme
d) Hetimin për kryerjen e krimeve ndaj Njerëzimit nga qeveritë greke gjatë periudhës 1913-1945.
Në këtë këtë akt historik, morën pjesë patriotë të shquar çamë, si dhe shqiptar nga Medvegja, Prishtina, Shkupi, Ohri, Tetova, Vlora, Tirana, Ulqini, dhe Janina. Këtë akt historik të dorëzimit, dhe të pranimit nga Prokuroria ndërkombëtare e Hagës, e uruan dhe e përqafuan, politolog, historianë, shkrimtarë nga të gjitha trojet etnike; Çamëria, Shqipëria edhe Kosova, si dhe patriotë të kësaj nisme të madhe historike. . Edhe pse kanë kaluar mbi 70 vjet, fakti shpresëdhënës është se çamët, kanë mbështetjen e SHBA, por edhe të Perëndimit, përfshi këtu holandezët dhe gjermanët, por edhe të tjerët. Sot Çamëria e pushtuar ka 17 muijë kilometra katror, dhe mbi 500 mijë shqiptarë ortodoksë pa asnjë të drejtë organizimi, shkollimi dhe identifikimi si shqiptarët etnik arvanitas.
Ndërsa me 17 Maj, 2016, në ora 15-të, në praninë e rreth 50 patriotëve, Kryeprokurori për Dosjen Çame, pranoi edhe dosjen e dytë, plotësim i të parës, dhe zhvilloi një bisedë me Z. Festim Lato, dhe Prof, Qemal Kryeziun, kryetar i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë në Dortmund. Në të dy rastet emocionet qenë të forta. Dëshmitarët e gjallë qanin me dënes nga gëzimi. Beteja gjygjësore për pranimin e gjenocidit grek mbi Çamërinën të bëra nga qeveritë greke të viteve 1913 – 1945, filloi.
Është interesantë s´e u deshën 72 vjet rrugë, që Dosja e Gjenocidit Grek mbi çamët e Çamërisë të arrijë në Hagë, në Institucionin më përgjegjës të Drejtësisë ndërkombëtare. Me këtë akt shpresa e çamëve kurrë s´ka qenë më reale, që çamët të kthehen tek toka e tyre 13 mijë vjeçare.
Krijimi i Shoqates Demokratike Shqiptare “Çameria” në Hollandë, fillesën e ka ne vitin 2002 me patriotin çam zotëri, Festim Lato. Programi i kësaj shoqate është sensibilizimi ne institucionet ndërkombëtare dhe ato kombëtare për rivendosjen e të drejtës came, të cilat janë mohuar nga shteti grek si dhe nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet ndërkombetare nga mosangazhimi i ana e Shtetit shqiptar dhe i partive politike në Shqipëri. Shoqata Demokratike “Çamëria”, në Hollandë ka shtrirjen e saj në Itali, Austri, Belgjikë, Gjermani, Danimarkë, Suedi, Francë, Norvegji, dhe në SHBA.
Shoqata Demokratike Shqiptare, “ÇAMERIA” në Hollandë, shprehet presidenti i saj, Z. Festim Lato, ka në program sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për çështjen çame me mjete demokratike, duke u mbështetur në Karten e Kombeve të Bashkuara si dhe në Konventave Europiane për të Drejtat e Njeriut të cilat janë ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, dhe nga Kushtetuta Shqiptare me nen 122. të Kushtetutës së Republikës të Shqiperisë. Prandaj, vazhdon z. Lato, Gjenocidi mbi çamët nis me Masakrën e parë në Selanit të Çamërisë , e kryer nga barbarët grekë me në krye gjenocidistin, Deli Janaqin, në mars të vitit 1913. Prandaj, thotë Festim Lato, duhet theksuar se në vitin 1913 Greqia filloi Gjenocidit e saj mbi Çamërinë martire, dhe mbi Çamërinë e trimave të pushkës dhe të betejave, mbi Çamërionë e lirisë.
Shprënguljet e çamëve u bën në dy drejtime, në drejtim të Turqisë dhe për në thellësi të Shqipërisë . Shprënguljet e para të çamëve në drejtim të Turqisë u bënë më 30 janar të vitit 1923 ku u shprëngulën më shumë se 10.000 çamë. Ndërsa, një vit më vonë, midis vitit 1924-1925 u dëduan edhe 20.000 çamë të tjerë Këto ishin shenjat e para të pushtimit të Shqipërisë së poshtëme, dhe pastrimin etnik nga shqiptarët autoktonë, çamët dhe arvanitët.
Holokausti ndaj çamëve kurrë nuk pushoi. Më 25 qershor të vitit 1944, Napoleon Zerva, masakroi më shumë se 2000 çamë në Paramithi, dhe më 27 qershor po ky Gebels, Napoleon Zerva, kreu masakra në të gjithë Çamërinë .
Në informacionin që koloneli britanik Vuthaus i dërgonte Londrës në fundmarsin e vitit 1945 , midis të tjerash ai shkruante, tekstualisht : “Nisur nga Misioni Aleat që drejtova , ju bëj me dije se Zerva i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944 , shumica e të cilëve mundën të gjenin strehë në Shqipëri . Dëbimi i tyre u krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe . Veprimi i Zervës u ndoq më pas në marsin e vitit 1945 nga një masakër akoma më e madhe , siç ishte kjo e marsit , në Filat , e cila nuk mund të falet .” Popullata Çame akoma nuk i ka fituar të drejtat e saj demokratike e qytetare si komunitet ndaj të cilit është ushtruar gjenocid, dhunë, bastisje, vrasje, masakra masive, shpërngulje me forcë nga shfarosësit kriminelë të gjenocit grek (1913, 1944).
Kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria”, z. Festim Lato, shprehet; Çëshja e Çamërisë zgjidhet duke e ndërkombëtarizuar gjenocidin grek mbi çamët. Bota duhet ta njohë gjenocidin që është ushtruar ndaj popullatës çame, dhe opinioni botëror, duhet ta dijë se çfarë ka ndodhur në Çamëri, nga grekët gjenocidist, në vitet 1913 – 1945. Dosja për këtë qëllim është përgatitur. Për këtë po punohet fort nga Shoqata Demokratike Çamëria me seli nnë Hollandë nën drejtimin e kryetarit të saj Festim Lato. Dosja Çame mbi gjenocidin e Greqisë mbi çamët s´është e Festim Latos, e tha Festimi, në Demonstratën e 17 Majit të 2016 – tës, por, e gjithë shqiptarëve. Rroftë Çamëria! Rroftë Populli Shqiptar!
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Komentet