Gazeta TemA po boton të plotë vendimin e Gjykatës së Apelit në Milano, e cila ka marrë në shqyrtim kërkesën e avkatit të zotit Fatmir Mediu dhe ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke shtuar si rrethanë rënduese faktin që zoti Mediu i ka ikur zbatimit të vendimit dhe e dënon atë përejtësisht të mos ketë poste publike.
Vendimi i Apelit konfirmon përgjegjësinë e tij në përpjekje për të shpëtuar nga drejtësia italiane një person të dënuar.
Mediu i është shmangur dënimit të dhënë nga gjykata italiane, dhe ka udhëtuar në Evropë me pasaportë me mbiemër të ndryshuar.
Në deklaratën e tij sqaruese ai tenton të fshehë këtë fakt dhe të ngatërrojë dhe periudhën e të qënit ministër me periudhën e të qënit i dënuar.
Interesant për shqiptarët është se krimi i falsfikimit të pasaportës për personin në kërkim është bërë nga zoti Mediu me firmën e Partisë Republikane, dhe është objekt hetimi për prokurorinë shqiptare.
Nëse do të kishim prokurori!







Komentet