Nesër në SPAK pritet të dorëzohen prova të reja për dosjen Mgonigal në kuadër të kallëzimit të bërë një vit me parë nga Gazment Bardhi. Ishte ky I fundit që i pyetur për Komisionin Hetimor për këtë çështje konfirmoi se të enjte do të shkojë në prokurorinë e posaçme për të dorëzuar prova të reja për kryeministrin Edi Rama. Dorëzimi i provave vjen pas kthimit të bardhit nga vizita në Amerike dhe pak ditë pasi drejtësia amerikane dënoi McGonigal për atë që njihet si dosja shqiptare.
Nga SYRI TV
Të enjten në SPAK do të dorëzohen prova të reja në kuadër të kallëzimit ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen McGgonigal, për të cilën Kryeministri nuk është thirrur ende në SPAK, ndonëse kallëzimi për të është bërë që në janar të 2023.
Ishte vetë kreu i grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi, I cili pas mbledhjes së grupit i pyetur rreth çështjes së Komisionit Hetimor për Ramën në raport me çështjen McGonigal, konfirmoi se të enjten do ti drejtohet SPAK për t’i dorëzuar prova të reja.
Këto prova të reja që Gazmend Bardhi pritet të dorëzojë mund të jenë siguruar pas vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në 17 shkurt të këtij viti Charls McGonigal u dënua me 28 muaj burg për atë njihet si çështja shqiptare, ku ai mori 225 mijë euro nga njerzit e Edi Ramës dhe fshehu takimet me zyrtarët shqiptarë.
Paratë ishin marrë që McGonigal të nxiste hetimin për çështjen e lobimit të opozitës shqiptare, teksa në dosje emri i Edi Ramës përmendet 14 herë, ku gjatë takimeve me Mcgonigal është diskutuar edhe për çështje investimesh në fushën e hidrokarbureve.
Lidhur me këtë çështje në SPAK kanë dëshmuar ish agjenti I sigurimit Agron Neza, personi që i dha MCgonigalit 225 mijë dollarët dhe Dorian Duçka, ish-këshilltari i Edi Ramës që kishte vendosur edhe kontaktet mes tyre.
Për këtë çështje në SPAK mund të jetë pyetur edhe ish Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, i cili pak ditë më parë ishte në SPAK.