BLEONA METUSHI/ Hidhet shorti per gjyqtarin e seances paraprake te krimet e Renda, qe do te marre ne dore shqyrtimin e nje pjese te dosjes “339”, për të cilën është mbyllur hetimi.
Mesohet se gjyqtari i caktuar me short eshte Fran Prendi. Nderkohe qe burime per “Panorama” bejne me dije se të pandehur do të merren 12 persona, të akuzuar për disa vepra penale, nga trafiku i lëndëve narkotike, grupi kriminal dhe korrupsioni. Krimet e Rënda do të bëjnë njoftimin e akuzës për personat që do të çohen në gjykim dhe brenda javës tjetër, dosja do të çohet në Gjykatë për vlerësim nga gjyqtari paraprak.
Kujtojmë se hetimet për këtë dosje kanë nisur që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit që lamë pas u finalizuan me operacionin “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan 27 personat dhe u prenë 44 fletëarreste. Nga përgjimet e kryera për këtë dosje, u zbulua implikimi i punonjësve të Policisë dhe zyrtarëve të tjerë në vepra penale, për të cilat një pjesë janë duke u hetuar ende nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se hetimet për këtë dosje janë duke vazhduar për vepra të tjera penale që janë zbuluar, duke përfshirë edhe atë të shitblerjes së votës. Ndërkohë, brenda pak javësh, Gjykata për Krime të Rënda duhet të vlerësojë kërkesën për gjykim dhe të vendosë nëse do të marrë apo jo të pandehur personat që Prokuroria pretendon se kanë kryer veprat penale, për të cilat janë akuzuar.
Arrestimet e operacionit “Vol-vo 4”
Gjatë periudhës së hetimit, një pjesë të arrestuarve në operacionin “Vol-vo 4” janë lënë të lirë, duke iu zbutur masa e sigurisë, përfshi edhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste. Ndërkohë, nuk bëhet e ditur nëse hetimet janë mbyllur edhe për personat e arrestuar për tjetërsim të pronave.
HETIMET
Nga hetimet që kanë nisur prej vitit 2016 për dokumentimin e veprimtarive kriminale, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.
Referuar hetimeve, rezulton se personat e arrestuar kanë konsumuar 3 vepra penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Zyrtarisht bëhet e ditur se gjatë periudhës që kanë qenë në hetim, të prangosurit kanë arritur të dokumentohen 13 raste të trafikimit të lëndëve narkotike, nga kanabis sativa deri te drogat e forta.
Një pjesë e tyre janë sekuestruar në Itali dhe vende të tjera, ndërsa burime thonë se ishin përgatitur edhe disa raste të tjera nga grupet kriminale. Ndërkohë, për të krijuar lehtësira në veprimtarinë e tyre, ky grup kishte arritur të ushtronte ndikimin e tij edhe në funksionarë të Policisë. Sipas Prokurorisë, Avdylajt në bashkëpunim me të shpallurin në kërkim A.Hoxha, i cili dyshohet si personi që ka krijuar laboratorin në Has, shtetasit turq dhe anëtarë të disa grupeve të tjera, do të transportonin jashtë vendit drogën e prodhuar.
Policia thotë se hetimi për këtë operacion ka nisur pas referimit të Policisë së Shtetit, por më pas është marrë ndihmë dhe informacion edhe nga agjencitë e huaja ligjzbatuese, kryesisht Gjermania.
Përgjimet për votat, Dako dha shpjegime te Krimet e Rënda
Pasditen e 16 majit, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka dhënë shpjegimet e tij në lidhje me përgjimet e dosjes “339”. Burime bënë të ditur se dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, kanë marrë në pyetje për të dhënë versionin e tij drejtuesin e Bashkisë së Durrësit, i cili nga hetimet për grupin e drogës ka rezultuar se ka pasur kontakte me disa prej tyre.
Në disa raste në këto përgjime, Dako duket se është i përfshirë në shitblerjen e votës, megjithëse ai e ka mohuar një fakt të tillë publikisht. Dako në daljet e tij publike ka pranuar se mund të ketë kontaktuar me ta, por ashtu siç kontakton me qytetarë të tjerë të Durrësit, në cilësinë e kryebashkiakut. Burime bëjnë me dije se pas përfundimit të transkriptimit të disa prej përgjimeve, tashmë hetimet për këtë dosje kanë kaluar në një fazë tjetër dhe janë marrë shpjegime nga personat që kanë rezultuar në përgjime. Mësohet se Dako është pyetur për rastet kur ai rezulton të kontaktojë me anëtarë të grupit “Avdylaj” dhe njohjen me ta.
Nuk ka detaje sa u takon pretendimeve të kryebashkiakut, ndërsa Prokuroria e konsideron si pjesë të sekretit hetimor. Hetimi për këtë dosje ka nisur që në vitin 2016, ndërsa janë vënë në përgjim disa grupe që dyshohet se trafikonin lëndë narkotike. Ndërkohë, në përgjime kanë dalë edhe zyrtarë të lartë.
Kujtojmë se në kuadër të hetimeve për këtë dosje u arrestuan dhe janë nën hetim dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Pas zhvillimit të operacionit “Vol-vo 4”, ku u arrestuan disa persona si pjesë e grupit të “Avdylajve”, vetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda bëri të ditur se nga përgjimet për këtë procedim penal kanë dalë edhe disa zyrtarë në administratë dhe hetimet po zhvillohen për korrupsion dhe vepra të tjera penale.
Donika Prela nuk bëri të ditur detaje të tjera, ndërsa disa javë më vonë në media u publikuan disa përgjime të drejtuesit të Bashkisë Durrës, i cili kontakton me Altin Avdylajn, një prej të arrestuarve. Nga komunikimet duket se kanë një marrëdhënie të afërt. Ndërkohë, në një nga bisedat e përgjuara diskutohet edhe dhënia e lekëve për vota. Dosja “339” shkaktoi një reagim të gjerë në opinionin publik, ndërsa pati akuza nga opozita se qeveria ishte duke ruajtur Dakon nga një arrestim i mundshëm duke bllokuar hetimet.
Por nga ana tjetër, zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme është shprehur se vonesat në hetimet për këtë dosje kanë ardhur pasi ishin qindra CD përgjimesh të pazbardhura. Vetë prokurorja e përkohshme e përgjithshme, Arta Marku, tha se zvarritja e hetimit për këtë dosje është bërë qëllimisht nga prokurori që ka pasur në dorë hetimet.
Ndërkohë, kujtojmë se për herë të parë pas 12 vitesh në krye të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako nuk kandidon për zgjedhjet që pritet të mbahen më 30 qershor. Partia Socialiste disa ditë më parë bëri publikë emrat e personave që do të kandidojnë dhe për Bashkinë Durrës është Valbona Sako.
“Beetz Brother” është një kompani që prodhon dokumentarët investagativë më të mirë në Europë.
Këtë herë, në vëmendjen e tyre ka qenë shteti i Edi Rramës, të cilin ata e etiketojnë s . . .
Ndër krimet e spikatura të komunistëve në fillimet e pushtetit të tyre, por që është vërejtur edhe në vitet e tjera si dukuri, është procesi i spastrimit të qyteteve nga “reaksionarët”. . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2025
Gazeta finlandeze “Mikkelin Sanomat” ka botuar, të enjten e 3 gushtit 1939, në faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me mbretin Zog në Oslo . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
PREJ ROMET N’SHKODER…1993.
Si sot kujtoj: Janë këta dy njerëz të mëdhaj per të cilët më kanë rrigue lotët pa e kuptue pse, kur unë kam ndigjue lajmin e vdekjes së Tyne…Për President . . .
“Gladius” titullohet dokumentari, premiera e të cilit u shfaq mbrëmjen e së mërkurës në “Destil Creative Hub”.
Dokumentari është një rrëfim tronditës mbi gjyqin special të vitit 1945 . . .
Të panjohur vranë tre shtetas jugosllavë afër Heilbronnit. Për autoritetet gjermane të sigurisë, kjo masakër përfaqëson një kulm të ri në luftën e fshehtë midis agjentëve të shërbimeve . . .
Filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet “Dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit? – po ja, ngaqë ditët në burg janë tepër njëlloj, si uniformat e . . .
NGA KUJTIM NURO*
Mid’hat Frashëri, një nga pasardhësit e familjes së Frashërllinjve, që i ka dhënë aq shumë historisë dhe kulturës sonë kombëtare, do të mbetet një dijetar me një hor . . .
2 QERSHOR 1985
PLOT 40 VJET…Presidenti Ronald REAGAN me 2 Qershor 1985, në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”.
Në vitin 1985 kujtoj një dishka shumë in . . .
Njëri prej tyre ndali, u ul më gjunjë dhe pa gjakun e vet…
Filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet “Dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit? – po . . .
Dy fshatarë shkuan për ta ndihmuar, por pas 29 sekondash ‘Mig’-21 shpërtheu
-Fati, atë mëngjes, nuk ishte me komisarin! –
Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të av . . .
Komentet