Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar financimin për sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve vuri në dukje UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në një analizë të posaçme të Arsimit në Shqipëri që u publikua kohët e fundit.
Analiza gjeti dobësi në menaxhimin e sektorit dhe sidomos në lënien pas dore të financimeve të cilat kanë pësuar ulje në raport me PBB-në dhe shpenzimet totale buxhetore gjatë dekadës.
Sipas UNESCO shpenzimet për arsimin në vitin 2010 zinin 12% të buxhetit të Shqipërisë dhe 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në 2021 shpenzimet publike për arsimin zinin vetëm 9.8% të buxhetit total dhe 3.1 % të PBB. Në tre vitet në vijim sipas të dhënave të brendshme këto raporte janë përkeqësuar me tej.
“Përmirësimi i burimeve për arsimin është kritik për të siguruar që Shqipëria të adresojë sfidat përpara dhe të sigurojë që të gjithë fëmijët të marrin arsim cilësor për të plotësuar kërkesën aktuale dhe të ardhshme të ekonomisë” thuhet në raport.
Të ardhurat e qeverisë përbënin 28% të PBB në buxhetin e 2022 dhe kanë qenë në një trend në rritje gjatë dekadës së fundit. Shpenzimet buxhetore ishin 32% e PBB-së në 2022. Shpenzimet buxhetore kryesisht përqendrohen për mbrojtjen sociale dhe shpenzimet kapitale, këto të fundit zënë 22 % të totalit të buxhetit.
UNESCO analizon se shpenzimet e qeverisë për arsimin arritën në 59.1 miliardë lekë në vitin 2021 dhe ishin sa 3.1% të PBB-së, një nivel më i ulët se vendet e tjera të Ballkanit. Raporti vë në dukje se krahasuar me profesionet e tjera, pagat e mësuesve janë të ngjashme me ato të personelit mbështetës të teknikëve dhe janë dukshëm më të ulëta se pagat e profesionistëve dhe më të ulëta se në vendet fqinjë.
Si rrjedhojë e uljes së numrit të nxënësve është rritur kosto për nxënës dhe nuk ka një shpërndarje të mirë të burimeve. Kostoja e drejtimit të një klase nis nga 1.3 milionë lekë në vit për klasat në parashkollor deri në 3.1 milionë lekë për arsimin e mesëm. Në nivelet e arsimit bazë, rënia në numrit e nxënësve nuk është kompensuar nga ulja ekuivalente në burimeve vë në dukje UNESCO.
Raporti verën se me procesin e decentralizimit të iniciuar në vitin 2015, menaxhimi i rrjetit të shkollave është i ndarë ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MASH), e cila është kryesisht përgjegjëse për mësuesit dhe mbikëqyrjen e shkollës dhe qeverive vendore, të cilat mbikëqyrin infrastrukturës dhe anën operacionale të përditshme të shkollave. Mirëpo ndarja e përgjegjësive nuk ka funksionuar duke e ndikuar më tej negativisht sektorin arsimor në vend./ Monitor
Filloi rrevolucioni i duhur dhe i shume pritur qe me 1991. Votoi i gjithe poppulli ne 1992 per ” DEMOKRACINE E ENDERUAR PREJ 50 VITESH DHE, U FUNDOSEM ME KEQ NGA KOMUNISTET FALLCO QE NA U PREZANTU SI DEMOKRATE TE FLAKTE. PASKE PASE TE DREJTE QE KERKOJE TA KISHE TIMONIN I VETEM
JA PAFSH HAJRIN TIMONIT, DHE NJE FALENDERIM TE MADH PER TE GJITHE ATA QE VOTUAN PER JU. NE VOTIMET E ARDHESHME DHE NE QE U DETYRUAM TE LARGOHEMI NGA SHQIPERIA, DO KTHEHEMI ATJE PER TE VOTUAR PER MANDATIN E TRETE PER JU, QE PER HERE TE PARE MBAS 75 VITESH SHQIPERIA GJETI NJERIUN E DUHUR. SHUME RRESPEKTE PER JU, PER z.ANETA DHE SIGURISHT DHE PER LINDEN, GRUAJA ESHTE QAFA, KESHTU E THONE 🙂 🙂