Pas vales se permbytjes, pas nderhyrjes preferenciale ne skemen e skamjes dhe pas aksionit te arrestimit te Opozites, Urdheruesi i zbatimit te metodes se djegies se plageve, synon te hyje pa u ndruajtur ne vendin e implementimit te planit te tij, te rrenimit te Veriut dhe vatrave te rezistences kunder pushtetit te tij autoritarist.
Orvatet te vije sikur asgje s’ka ndodhur dhe ai eshte ne te drejten e tij te hyje qetesisht ne kryeqendren e Veriut.
Ka ardhur koha qe te denohet publikisht idea e Permbytesit, se ai ka te drejte te shtype te tjeret dhe pastaj t’i vizitoje, sikur asnje mekat nuk rendon ne ndergjegjen e tij. Ne nuk duhet te heshtim ndaj se keqes, sepse ne qofte se ajo do te lejohet sot, neser do te rritet dhe do te shumefishohet. Ne nuk mund te lejojme qe jeta jone dhe e femijeve tane te behet e atille, sa ne te mos mund te jetojme me ne vendin tone, per shkak te nje njeriu, atyre qe i shkojne pas dhe kolaboracionisteve te vatrave tona. Ne nuk do jemi koperture as edhe e kolaboracionisteve te fshehte, qe duan te marrin protagonizem te stisur, permes kurtheve politike. Per hir te vendit tone dhe femijeve tane, ne kemi detyrimin t’i themi atij dhe bashkepunetoreve qe e ndjekin pas, NDAL! LARGOHU! MOS PROVOKO! KE SHANSIN E FUNDIT PER TE HAPUR RRUGE! JU NUK MUND TA KONTROLLONI ME LIRINE TONE!
Qytetaret e zakonshem te ketij vendi nuk jane ashtu siç mendoni ju, sa cungje te thjeshta druri, mbi te cilet qendroni ju. Pushteti juaj nuk mund te kaperceje kurre tagret e njohura nga kushtetuta. KTHEHU nga rruga dhe SHKO serish ne Tirane, per te bere aktin e duhur qe ta imponon kushtetuta: ne nje vend ne krize te thelle, doreheqja, eshte shans i fundit legal per t’i lene vendit paqen. PROVOKIMI ESHTE I DENUESHEM NGA LIGJA! Ju nuk jeni legjitim, perderisa ne kete vend keni lene gjurmen e blerjes me para dhe me force te te drejtave sovrane. Ajo gjurme eshte e fresket ne kujtesen tone dhe ne jemi ne te drejten tone ta refuzojme shtypjen e ardhun nga pushteti me perfaqesim te pilotuar.
Me 17 prill 2018 ne Bruksel, Shqiperia duhet te perfaqesohet nga nje Kryeminister i te gjithe Shqiptareve dhe jo nga nje EKIP RRENIMTARESH te unitetit.
Komentet