Voal – Dorëhiqet drejtori i TKOB Ilir Kernit ka qenë lajmi që ka tërhequr vemendjen e publikut, sepse emërimi i tij u bë me shumë pompozitet nga qeveria Rama.
Në fakt Ilir Kerni, një emër i shquar e skenës, linte Operan e Zagrebit, ku kish qenë yll i saj, për ta shndëruar Operan e Tiranës në kryeqendrën e Artit në trojet shqiptare.
Ndërkohë shtypi i Tiranës shkruan se Ilir Kerni është larguar duke dorëzuar te kryeministri shkresën e dorëheqjes por në fakt ai ka shkuar drejt këtij vendimi i detyruar.
Atij i është kërkuar dorëheqja, ndërkohe që shkresa për shkarkimin e drejtorit te TKOB ka qene gati dhe do të miratohej në mbledhjen e të mërkurës së ardhshme të Këshillit të Ministrave.
Vetë Ilir Kerni e ka shkruar si më poshtë në rrejtin social:
“Gjerat e bujshme kurre s’i kam dashur,
lutem pak vemendje per te njohur faktet !
Vetem 28 muaj pune per te transformuar gjithçka, me pune, pune dhe vetem pune.
Me buxhetin me te ulet historik, ku shpenzimi mesatar per nje shfaqje nuk kalon te 600 eurot, pra mund te hyjme ne rekordet Gines.
Kemi kthyer mbi 200 milion lek buxhetit te shtetit, nga biletat, per rrjedhim mesatarja del edhe me e ulet.
Vetem Kosova, pa permendur vendet e rajonit, ka 9 here me shume buxhet per programin artistik.
Kjo eshte koha e pasionit, perkushtimit, shpreses dhe idealit te paster per Operan e vetme ne trojet shqiptare.
Falenderim me perulesi per artistet e mrekullueshem, stafin e produksionit dhe administraten perfekte.
Falenderim me perulesi per artistet famoz shqiptar ne bote,
kontributi i te cileve ishte gratis ne ndihme te shtepise tone te perbashket.
Dhe sa e sa gjera te tjera jane bere…28 muaj pune gjigande.
Tkobap Albania e pakrahasueshme me asgje tjeter ne kete vend.
Ps. Fundi i pjeses pare !
26 korrik 2016″
Me dorëheqjen e Ilir Kernit është marrë edhe Sali Berisha, i cili shkruan se “kushurira e ministres, nje psikopate e sojit te Edi Rames, e shnderroi Ilir Kernin thjesht ne nje drejtues fiktiv dhe ndofta nuk linte fonde per te tjeret, siç ben i vellai i ministres qe ndane te gjitha fondet me drejtorin kumarxhi dhe pijanec te Teatrit Kombetar, Çuli. Ky i fundit, ish komisioner i PS prej kohesh, ja ka besuar drejtimin e ketij institucioni te rene ne mjerim sekretares se tij!”
Por opinioni e njeh formatin e artistit të madh të Ilir Kernit, kështu i mbetet të fiksohet tek fjalia përmbyllëse që vetë Ilir Kerni ka shkruar me dorën e tij se ky është
“Fundi i pjesës së parë” , që do të thotë se Ilir Kerni nuk do ta lejë me kaq.
Komentet