Shefja e grupit parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se deputetët mund t`i burgosurin por sipas saj nuk mund t’ua mposhtin forcën e argumentit.
“Jemi të vetëdijshëm për barrën e rëndë të përgjegjësisë në ketë proces jo të lehtë. Mirëpo, përkushtimi për të mos lejuar humbjen e tokës dhe humbjen e resurseve tona kombëtare na shtynë të vazhdojmë, pavarësisht sfidave dhe çmimit në rrugën tonë të drejtë”.
“Si deputetë, jemi betuar që do t’i shërbejmë vendit. Sot vendi po rrezikohet nga këto vendime. Prandaj, do të vazhdojmë të rezistojmë deri në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve”.
“E therrasim kryeministrin që, ndërmjet interesave të Serbisë dhe kërkesave racionale të qytetarëve tanë, të përcaktohet për këtë të fundit dhe t’i hapë rrugë kthimit të normalitetit në vend dhe kuvend” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Komentet