Voal – Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë mbledhur sot në një restoran në Prishtinë.
Por, telashet i kanë paraprirë kësaj mbledhjeje, në të cilën kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, nuk është lejuar të hyjë brenda për të marrë pjesë në mbledhje.
Ajo është penguar dhe është tërhequr nga sigurimi.
Ndalimi i pjesëmarrjes për Gërvallen ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo është larguar nga mbledhja në shenjë mospajtimi për mënyrën se si është trajtuar Donika Gërvalla.
Madje Osmani ka paralajmëruar padi ndaj personave të sigurimit për trajtimin e koleges së saj.
Ndërsa Donika Gërvalla, e cila i ka rezistuar një kohë vendimit për të mos e lejuar të hyjë brenda, e ka akuzuar kryesinë e LDK-së.
Duke qenë kryetare e një dege të partisë, Gërvalla pretendon se ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së edhe pa qenë anëtare e saj.
Ajo tha se ka shumë pjesëmarrës në këtë cilësi në mbledhjen e sotme.
Edhe mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm.
Por KALLXO.com merr vesh se në fillim, ish- kryetari LDK-së, Fatmir Sejdiu ka kritikuar kryetarin aktual Isa Mustafa dhe kryesinë e partisë.
“Merruni me tema serioze të cilat ndihmojnë rritjen e LDK-së sepse sondazhet po na tregojnë çdo ditë se ku ka rënë LDK”, ka thënë Sejdiu.
Duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Sejdiu është shprehur se këto tema “ka qenë dashur që të sillen në forume të partisë për t’u diskutuar.
Sejdiu ka pasur vërejtje edhe në rendin e ditës kur ka thënë që diskutimi në të i raporti të punës dhe atij financiar të kryesisë së kaluar “tregon që Kuvendi i kaluar ka qenë i parregullt”.
Në rend të ditës së mbledhjes së sotme janë orientimet programore të LDK-së, shqyrtimi i propozimeve për ndryshime në Statut të partisë, shqyrtimi i raportit të punës dhe atij financiar, si dhe prezantimi i strategjisë së komunikimit të LDK-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, përkrah liderëve nga mbarë bota.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani vlerësoi lart figu . . .
Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Politikania finlandeze ka thënë se Kosova është shteti më reformator në Ballkan . . .
Protesta në Graçanicë.
Sandra Cvetkoviq
Të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet, një grup qytetarësh po proteston çdo ditë prej më shumë se 20 ditësh përpara institucioneve s . . .
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore në Lep . . .
Banka Qendrore e Republikës së Kosovë ka njoftuar se sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025, me kontribuues kryesor konsumin, investime . . .
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha (djathtas) dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çekini
Radio Evropa e Lirë
Policia e Kosovës i ka arrestuar . . .
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur pas përfundimit të procesit të betimit si deputet. Limaj nuk ka komentuar rreth dështimit të VV-së për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryekuvenda . . .
Anëtarët e Qeverisë në detyrë të Kosovës gjatë mbledhjes së mbajtur më 16 prill 2025.
Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh m . . .
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre të enjten, 17 prill.
Radio Evropa e Lirë
Fituesja e zgjedhjeve Lëvizja Vetëven . . .
Radio Evropa e Lirë
Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u kanë bërë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e . . .
Seanca për rastin e sulmit në Banjskë më 17 prill, 2025.
Radio Evropa e Lirë
Në seancën e parë për rastin e sulmit në Banjskë – që po mbahet sot në Gjykatën Themelore të Pri . . .
Seanca përgatitore për të akuzuarit për sulmin në Banjskë e mbajtur në tetor të vitit 2024
Radio Evropa e Lirë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 17 prill mbahet seanca e . . .
Komentet