Oh Hello Edi Rama. Jam i nderuar që po të shkruaj këtë email, sepse jam i befasuar nga fama juaj si basketbollist dhe vizatues.
Do doja të dëgjoja fjalë të mira dhe si kryeministër i Shqipërisë, por më kanë thënë që e ke bërë baltë me koncensionet dhe korrupsionin aty. Gjithsesi mirë ke bërë. Pa lekë s’të do as gruaja.
Eddie, pse më ke sharë? Çtë kam bërë? Kush të mësoi ti thuash ato broçkulla për mua? Ku më njeh ti mua? Se unë për Zotin nuk të njoh.
Kur dole në intervistë dhe më shave, thashë se mos ishe ndonjë nga ata që u kisha marrë lekë borxh për fushatë, dhe s’ti kisha kthyer në kohë.
Për Zotin, unë s’mbaj mend që të kam takuar ndonjëherë. Dikush nga stafi im, më tha që ty të kishte ngelur hatri me mua, se s’të kisha folur, kur kishim rastisur në të njëjtin restorant.
Më thanë që ti kishe qenë të tavolina përballë, në një darkë romantike, por unë s’të njoha, se ti ishe maskuar si grua, kur darkoje me Bilalin.
Më fal Edi për Zotin, më fal. Do të dërgoj një celular të ri që të kapësh pokemona. Do të blej dhe dy piktura. Vetëm mos më shaj më në televizor, se do më prishësh punë.
Ju jeni një lider i madh. Elektorati amerikan të do. Të gjithë amerikanët gëzohen kur ti poston garillaqi në Facebook.
I dashur Eddie, sot hapa fejsbukun, dhe ambasadori Lu më kishte shkruar një mesazh të shkurtër.
Më thoshte që ti ishe mërzitur shumë. Ti ishe në një dilemë sot, të kapje avionin e të niseshe për në Konventën e Hillaryt apo të qëndroje në Shqipëri dhe të festoje ditëlindjen e djalit.
Mëndoj se zgjedhja që ti bëre është e duhura.
Për në republikanët është e patolerueshme që linjat e avionëve punuan të hënën. Duhej ta kishin spostuar fluturimin për ditën e martë, sepse e dinin shumë mirë që sot ishte ditëlindja.
Ky veprim i papërgjegjshëm i kompanive, është tregues se sektori ka nevojë për reforma.
I dashur Edi, ditëlindjet dhe ziafetet kanë shpenzime, ndaj merr masa. Të lutem bëj lekë. Bjeri me top. Pa lekë s’të do as gruaja, madje as gratë e shokëve s’ti hedhin më qurret po mbete pa lekë.
Mendo për Bilalin, ai nuk e ha supën e burgut se ka shumë yndyrë. Cigaret po i firojnë, në gusht i mbaron dhe steka e fundit.
Si përfundim dua të them se unë të adhuroj, thellë-thellë mbase dhe të dashuroj.
Nuk e di…nuk e di…por di të them se kur të zgjidhem President i SHBA, do e dekretoj datën 25 Korrik ditë feste edhe për amerikanët.
Edhe 100 Zahos i dashur mik.
Ja uroj jetën e lumtur, edhe më të lumtur se buzëqeshja e Pandit.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: bilal@shes_bileta.us
(HashtagAlbania)
Komentet