Në foto: Sekësi, prapë Sekësi dhe Donald Trump
Hellouuu Uini Rama, ose Eduin, ose Surrel-Boy.
Unë jam Donald Trump dhe jam i shokuar. Këshilltarët e mi erdhën në zyrë e më thanë se Uini Rama ka bërë deklaratë kundra teje.
Realisht unë e dija që Uini është një ishull grek në Mesdhe afër Kretës. Habia ime qëndronte në faktin se si mund të fliste një ishull.
Më vonë një nga këshilltarët e mi më qetësoi duke më thënë se Uini Rama është një qytet afër Kaukazit.
Nejse edhe ky këshilltar ja futi kot, por më erdhi në ndihmë mikesha ime shqiptare Bleona Qereti e cila më dha informacione brilante për ty, urrejtja ime ndaj teje papritur u konvertua në dashni platonike.
Kur pashë CV-në tënde o Uini Rama kam mallkuar veten gjysmë ore rresht që nuk e dija që ti ekzistoje.
Oh çfarë kisha humbur…më shumë se gjysma e jetës më paska ikur kot, pa ditur që ti ishe gjallë në anën tjetër të planetit.
Mora vesh që ti ke bërë shumë ekspozita me piktura dhe që jam gati të blej nja dy për t’i vënë në tualetin e stafit tim në një nga zyrat në New York.
U informova që ju keni një vilë me arkitekturë misterioze në Surrel. E cila ta heq zarin. Uini Rama, të lutem a mund ta pyesësh pak kryeplakun e Surrelit nëse ka tokë të lirë, se dua dhe unë të ndërtoj diçka aty.
U bëra pak xheloz kur mora vesh se ju keni një këshilltar të talentuar si Fate Velaj. Po u bëra keq fare që Fate Velaj sot po promovon librin e tij të ri dhe vazhdon të jetë këshilltari juaj dhe jo i imi.
Pastaj u informova që ju keni një dashuri të madhe për gjyshin e një shokut tuaj të ngushtë. Bëhët fjalë për gjyshin e Erion Veliaj, gjyshin Xhoxhi Soros.
Pastaj me Bleonën diskutuam për orë të tëra për kravatat e tua me topa, por më iku zari fare kur mësova për kërpudhën që ke ngulur tek avllia poshtë zyrës ku punon.
Oh Uini Rama…ajo kërpudhë më goditi në zemër si Kupido.
Më pas Bleona më vërtetoi që ti je shumë lozonjar.
Ajo më rrëfeu për një mikun tënd që në mos gaboj quhet Tani-Bunny, ose Tan-Lepri siç i thoshte Bleona.
Bleona ishte e gëzuar që ti dhe Tani-Bunny jeni bërë prapë shokë, pas një periudhe ku u vërejt mospërputhje karakteri mes jush.
Kur unë e pyeta Bleonën se pse ajo ishte kaq e gëzuar për pajtimin tënd me Tani-Bunnyn, Bleona mu përgjigj se:
“Ne gocat lozonjare ndihemi shumë UAU kur rrimë me të fortët o Trampi”
Kur kuptova se ti Uini ishe dhe lozonjare njësoj si Bleona, oh Uini Rama… ohhh…u bëra gati të prisja biletën e të vija në Tiranë, por Bleona më ndali dhe më tha që të vija njëherë tjetër pasiqë shoku yt Erion Veliaj kishte parashikuar mot të përkeqësuar me stuhi dhe uragan këtë javë.
Por unë do vi një ditë se s’bën të të takoj Uini Rama. E ndiej që po marrosem pas teje.
*E-mail i mbërritur me ‘forward’ nga adresa false e z.Donald Trump
(HashtagAlbania)
Komentet