Pas bërjes publike të deklaratave të ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, se Donald Lu i kërkuar arrestimin e Metës, ka ardhur reagimi zyrtar nga ambasadori Lu.
Në një reagim ekskluziv për News24, Lu thotë se Llalla është i korruptuar dhe se rrezikon të shkojë në burg.
Reagim i plotë
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar
Ambasadori Donald Lu
Komentet