Gjatë takimit në tryezën për Reformën në Drejtësi, ku për herë të parë ishin në një tryezë kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta dhe kreu i opozitës Basha, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu e cilësoi tradhti ndaj shqiptarëve abuzimin me votat që u bë nga forcat politike në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar.
“Shumë njerëz na dhanë prova të blerjes së votës dhe të votimit në grup. Sikurse e dimë, disa prej kandidatëve kishin të shkuar të turpshme kriminale. Abuzimet zgjedhore janë një tradhti ndaj demokracisë shqiptare”, tha Lu.
Komentet