Pak ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi se me Kosovën do të ketë një marrëveshje përfundimtare vetëm nëse Serbia fiton “diçka”, por pa e përcaktuar ende se çfarë dhe sa është “diçkaja” që Serbia duhet të fitojë. Kjo “diçka” me shumë mundësi do të bëhet e ditur në pranverë, atëherë kur supozohet të përfundojë dialogu i brendshëm në Serbi rreth çështjes së Kosovës, që Presidenti Vuçiç ka nisur prej kohësh. Vuçiç gjithashtu e bëri të qartë se nuk ekziston asnjë mundësi që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara pa një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Në këtë pikë Vuçiç ka të drejtë.
Pothuajse 10 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, çështja e Kosovës ende nuk ka marrë fund. Qeveria e Prishtinës nuk ka në kontroll të gjithë territorin e saj, njohjet ndërkombëtare në vitet e fundit janë me pikatore, ndërsa mundësia që Kosova të bëhet pjesë e OKB-sëështëzero për shkak të vetos ruse dhe me shumë mundësi dhe kineze. Ndërkohë që në rastin e njohjeve ka ndodhur dhe e kundërta, ku Surinami u bë shteti i parë që ktheu mbrapsht njohjen e Kosovës, ndërkohë qëkryeministri i Guinea Bisaos gjatë një vizite në Beograd mohoi që qeveria e vendit të tij të kishte njohur ndonjëherë Kosovën, ndërkohë që qeveria në Prishtinë thotë se njohja ka ardhur. Në të njëjtë kohëpak prej atyre që janë dakordësuar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbia janë zbatuar.
E parë në këtë këndvështrim, megjithëse pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, çështja e Kosovës në tërësi nuk është mbyllur ende dhe ka vetëm një mënyrë që kjo çështje të mbyllet përfundimisht: përmes një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Në të kundërt Kosova do të vazhdojë të ngelet në këtë gjendje gjysmështetërore që gjendet sot. Pakkush mund ta kishte menduar se dhjetë vjet pas pavarësisë Kosova ende do të gjendej në një situatë të pazgjidhur me Serbinë, por nga marrëveshja me Serbinë varet vendi i Kosovës në OKB, njohjet e mëtejshme shtetërore dhe e ardhmja evropiane e Kosovës.
Kjo marrëveshje është në interesin e të dy palëve, pasi pa një marrëveshje të tillë as Serbia nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por as Kosova nuk mund të ecë përpara me shtetndërtimin dhe të njihet plotësisht ndërkombëtarisht si shtet. Interesi është i dyanshëm, por më urgjent është në rastin e Kosovës, pasi mungesa e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë mund të ngadalësojë dhe pengojë për ca kohë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, por për Kosovën, mungesa e një marrëveshjeje të tillëe lë në gjendje të paqartë ndërkombëtarisht dhe ndikon drejtpërdrejt dhe nëzhvillim ekonomik të Kosovës pasi vështirëqë të tërheqësh investime të huaja kur ende nuk ke zgjidhur çështje themelore të tilla si kontrolli mbi të gjithë territorin, kufirin me shtetet fqinje, pozitën ndërkombëtare, etj. Nuk është Serbia ajo që ka nevojë për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është Serbia që ka nevojë për njohje ndërkombëtare. Në të dyja rastet nevoja është e Kosovës, prandaj është në interesin kryesor të Kosovës që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Por një marrëveshje e tillë nuk mund të bëhet ku njëra palë fiton gjithçka dhe tjetra asgjë. Nuk ekziston mundësia që kjo të ndodhë. Një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të thotë se dhe Kosova do të humbasë diçka, pasi megjithëse Serbia humbi luftën në Kosovë, ajo ende nuk ka humbur diplomacinë. Në muajt e fundit Vuçiç ka lënë të kuptohet se Serbia në një masë të madhe e ka humbur Kosovën, por jo të gjithën dhe pikërisht për atë pjesë që ende nuk e ka humbur, kërkon të arrijë një marrëveshje përfundimtare.
Nuk jemi në rastin kur njëra palëështë në pozitë force dhe mund të diktojë kushtet e një marrëveshjeje përfundimtare, por jemi në rastin kur asnjëra palë nuk është në pozitë force, por të dyja palët i kanë nevojën njëra-tjetrës. Tashmë elita politike dhe intelektuale e Serbisë ka filluar të mendojë për kushtet e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën. Me shumë mundësi kjo do të përfshijë një lloj njohjeje të Kosovës si shtet, pasi kjo tashmë është e vetkuptueshme edhe për elitën politike dhe intelektuale serbe që është e pashmangshme, por në të njëjtën kohë Serbia do të kërkojë të fitojë diçka prej kësaj ‘’pothuajse njohjeje’’.Në rastin më të paktë Serbia do të kërkojë autonominë për veriun e Kosovës dhe autonominë për kishën serbe në Kosovë.
Përgatitjen që po bën elita politike dhe intelektuale serbe duhet ta bëjë dhe politika dhe udhëheqja e Kosovës. Deri tani ka bërë të kundërtën. Është përpjekur që problemet dhe çështjet me Serbinë t’i zgjidhë përmes BE-së dhe SHBA-ve. Vetëm pak kohë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në dialogun me Serbinë. Një lëvizje e tillë tregon vështirësinë në të cilën gjendet politika e Kosovës kundrejt Serbisë, pornë njëfarë mënyre tregon frustrimin e Kosovës me situatën në të cilën vizat nuk janë hequr, veriu i Kosovës vazhdon ende jashtë kontrollit të qeverisë në Prishtinë dhe njohjeve që nuk po vijnë.
Elita politike e Kosovës por dhe publiku i gjerë në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta kuptojnë se e ardhmja e Kosovës drejt një shtetësie të plotë dhe njohjeje të plotë ndërkombëtare kalon nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë në të cilën Kosova do të humbasë ‘’diçka’’, por në të njëjtën kohë do të fitojë shtetësinë e vërtetë, të cilën sot ende nuk e ka.
Komentet