(…them se Kosova ka potencial të pashtershëm për avancime, pse t’mos avancohet puna akoma më tej, dihet se kontesti “Miss Universe” ishte dhe është i Trump-it – nëse ta kishim një “Miss Albania” si Presidente… garant brenda 4-5 viteve do e kishin njohur Kosovën të gjitha shtetet e botës)
***
…shih çudia e Parisit, Miss-Presidentja në Paris me Elon Musk!, vallë a nuk është e çuditshme, në rregull me Trump… po shih domino-efektin (fotografik), foto-buzëqeshje me Elon Musk, ndërsa bie fjala Gjermania askund, s’më del as 1 foto e gjermanëve as 1 lajm i tyre nga Parisi, në prag i kam por s’ua var kush gjermanëve, 85 milionë gjermanë por s’i njeh kush në Paris, sorry gjermanë por s’e keni zgjedhur dhe ju një Miss-Presidente andaj s’ka foto, kot e mprehni dhëmbin ju mediatikët e Gjermanisë…
…ndërsa shih Kosovarlushen, sidomos mediat e linjës “demaçiste-kurtiste” duke e fotograf-izuar lartësinë qiellore (sepse dhe ushqehen nga sofra e tyre politike, media që u fryejnë trumpetave të sevilizmit), shih tani çudia foto-kosovarishte, “merci beaucoup Notre Dame”… foto me Trump, foto me Macron, foto me këtë, foto me atë, Miss-Presidentja duke u kënaqur me politikanët e botës, Presidentja më “servile” dmth. gjoja më “diplomatike” që ka patur Kosova ndonjëherë (meqë nëse histori realiste, jo aso imagjinare, s’është se Kosova na qenka aq e “vjetër” si shtet), Miss-Presidentja e buzëqeshur që nga 2021 tani duke buzëqeshur në Paris me Elon Musk, “luja Cimë luja… n’Palma de Majorca” – do u thoshte Leci shokëve të treshi-përsheshit, Qumilit dhe Cimës…
…dhe siç dihet, çudia është akoma më e “çuditshme”, e kemi thënë tashmë, Amerika gjoja zemra e demokracisë kurrë as 1 Miss-Presidente nuk e zgjodhi, kaluan shekuj dhe afro 50 Presidentë varg e varg!, ndërsa Kosova gjatë demokracisë “newborn” (pothuaj ende me cucëll, me biberon) i zgjodhi jo 1… por 2 Miss-Presidente, e megjithatë propozoj pse t’mos avancohet puna dhe më tutje, pse t’mos synohet dhe 1 nivel më lart… them se Kosova duke e ndjekur strategjinë e Miss-Presidenteve, dmth. politikisht më e avancuar se vetë Amerika, “politikë” kjo fort e qëlluar, tekefundit jemi aq të vegjël, pothuaj “elemente thërmijore në sofrën e makropolitikave mondiale”, ashtu-kështu na imponohet vazalizmi, vazalizëm modern… “super-advanced”, atëherë pse t’mos avancohet puna akoma më tej…
…them se Kosova ka potencial të pashtershëm për avancime, pse t’mos i zgjedh Kosova ca bukuroshe të rangut ndërkombëtar, e kam fjalën aso Miss-e të vërteta, mundësisht ndonjë “beauty” që e fitojnë shiritin Miss Albania, psh. dihet se kontesti “Miss Universe” ishte dhe është i Trump-it… gjithçka përputhet, do entuziasmohej në kulm dhe vetë Trump si President i zgjedhur, do i kishim nja 4 vite të mandatit të tij (nga Janari e tutje 4 vjet) fort të frytshme, do e kishim sigurinë e Amerikës 100% të “siguruar”, pse Kosova t’mos i zgjedh tutje aso Miss-Presidente marramendëse (jo se medoemos duhet në bikini) por aso bukuroshesh që me një buzëqeshje mund t’i trullosin politikanët…
…sepse dhe politikanët thjesht njerëz janë, trullosen dhe ata, sidomos aso të rangut Trump (prandaj dhe i duhej Miss-Universe, prandaj dhe pronë e tij), në përgjithësi politikanët të thjeshtë janë, s’janë “super-man or something”… miss-efektet gjithmonë e bëjnë punën e vet, njësoj siç komunistët e dikurshëm, njësoj si tovarish-kosovaristët, s’kishin si u shmangen efekteve as ata, servilët e titizmit në Kosovë çmendeshin dikur pas bukurisë së Nexhmije Pagarushës (s’duhet harruar, përveç zërit Nexhmija e rinisë i kishte dhe ca kualitete të tjera), dmth. s’është ide e keqe, pse t’mos i avancojë Kosova punët e miss-eve edhe më tutje…
…sepse ashtu do ishte “1 udhë e 2 punë”, edhe Presidente për foto në Paris si ndonjë Latetia Casta, si ndonjë Brigitte Bardot, por dhe tjetra më kryesorja, nëse ta kishim një “Miss Albania” si Presidente… garant brenda 4-5 viteve të mandatit do e kishin njohur Kosovën të gjitha shtetet e botës, unë vetë si shkronjës i kësaj humoreske do e zhysja dorën në zjarrë se do ishte e saktë (mund ta lë dhe vetë kokën “peng”, nëse s’ia qëlloj të vërtetës atëherë kokë kot, s’nevojitet as koka) Kosova do njihej botërisht në plotësinë e vet…
…e jo siç tani puna (jo dhe aq për lakmi), psh. Palestina më e “njohur” ndërkombëtarisht sesa Kosova, po ashtu mjaft shtete i hëngrën “fjalët” e veta, u bënë “pishman”, na njohen… s’na njohen, ec e merre vesh, shkurt gjysma e botës ende s’e njohi Kosovën, asnjë shtet s’na njohu për “hir” të buzëqeshjeve të Presidentes aktuale nëpër fotote e Parisit, Presidente që nga v. 2021 por s’na njohu kush, i zgjodhëm dhe ato Rita Orat e Dua Lipat gjoja si “ambasadore të ndershme” por pa efekt, prapë s’na njohi kush, ndërsa ku i dihet… me 1 Miss-Albania si Presidente të gjithë do na njihnin (atyre skeptikëve të skjashëm u them se as vetë Serbia s’do kishte kah ia “mban” sepse do ngelej fillikat e izoluar, serbët kur ndjehen të “izoluar” sakaq dorëzohen, njihet kjo dobësi e tyre, historikisht)…