Voal – Prej tri ditësh ka parë dritën e botimit libri më i ri dhe mjerisht i fundit i Akademik Mark Krasniqit, me titull “Porosia ime per shqiptarët: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar”
Në këtë libër janë përmbledhur shkrimet, analizat, diskutimet komentet, reagimet, intervistat dhe deklaratat e ndryshme të akademik Mark Krasniqit të cilat kanë në vëmendje të interesimit, çështjen kombëtare.
Profesor Mark Krasniqi, megjithëse me moshë të thyer deri sa dha frymën e fundit nuk e ndali veprimtarinë e tij publike, shkencore e publicistike.
Libri “Porosia ime per shqiptarët : Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar” është një mesazh dhe kushtrim për shqiptarët,e mbi të gjitha për liderët shqiptarë që të mos heqin dorë nga ideja e Bashkimit Kombëtare.
Libri është përgatitur nga Bajrush Morina, financuar nga Harry Bajraktari dhe është shtypur në shtypëshkronjën Dukagjini. Libri kushton vetëm 5 Euro dhe mund të gjendet përmes rrjetit të shitjes së Rilindjes, te libërshitësit në Sheshin Nëna Tereze në Prishtinë dhe mund të porositet edhe përmes telefonit 044506183
Komentet