Një tjetër denoncim për marrjen e një tenderi nga djali i nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, është bërë publik.
“Vazhdon gara e shfrenuar e vjedhjeve nga familjet e pushtetit! “Madame Lokomotiva” nuk ka te ndalur”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.
“Qytetari dixhital denoncon: Dhënien e tenderit me 2.511.540 leke, pa shpallje, një grupi operatorësh ku në mes është edhe Besnik Leskaj, fiks djali i “Madame Lokomotivës”! Për qeveritarët, hajdutët e shtetit, familjarët e tyre ligji i konfliktit të interesit nuk ekziston! Lexojeni vetë mesazhin e qytetarit dixhital”, vazhdon shënimin e tij ish-kryeministri Berisha.
“Përshëndetje z. Berisha. Desha t’ju njoftoj se në buletinin e app dt 29.02.2016 është publikuar kontrata e lidhur rishtas ndërmjet fondit shqiptar të zhvillimit dhe bashkimit të operatorëve ku pjesëmarrës është dhe Alcons ( besnik Leskaj djali i Valentinës)Vlera e kontratës 2.511.540 lek. Po ju nis foto bashkëlidhur njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e agjencisë së prokurimit publik. Edhe lloji i procedurës negocim pa shpallje i përdoruar në rastin konkret është totalisht në kundërshtim me ligjin për prokurim publik sepse pengon konkurrencën e lirë, transparencën e zhvillimit të procedurës. Nëse ju duhet më shumë informacion më kontaktoni. Ju përshëndes.” /Sot

–
Komentet