Autoriteti për informim mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit ka bërë publike kërkesën që Kreu i ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Zoti Besim Ndregjoni i ka
kërkuar Autoritetit për informim mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit për publikimin e dosjes së tije për të informuar publikun mbi pastërtinë morale të figurës së tije, si Aktivistë i të
Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dhe President i Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
Zoti Ndregjoni vjen nga një familje fisnike shqiptare e cila ka përballuar tre diktatura në Shqipëri, diktaturën fashiste, me 7 prill 1939 babai i tij Imer Ndregjoni luftoi kundra pushtuesit fashist, në vitin 1944 u përndoç nga nazizmi se shpëtoi një familje hebrejsh të Emunael Rubenit prej 7 vetash duke treguar humanizmin shqiptar, si luftëtar nacionalist u shqua për qendresën ndaj diktaturës komuniste, ku diktatura e denoi me 17 vite burg politike, si bashkëpuntor i anglo-amerikanve.
Diktatura komuniste i pushkatoi tre pjestare të fisit, në moshën 18 vjeçare nipin Xhevitin, xhajën Xhetanin në moshën 24 vjeçare, dhe në moshën 75 vjeçar gjyshi Llani vritet në përpjekje
me forcat e Kriminelit Shefqet Peçi.
Nga torturat çnjerzore në hetusi, vdiqën në tortura dy pjestare të familjes, kushriri Halili, dhe daja i babës Lam Bici. I denoi me 7 vite burg politike dajën e tij Bajram Totrakun. Nga torturat çnjerzore në hetusi në vitin 1981 humb vetdijen, burri i hallës Destan Manuka të cilin e dërguan në spitalin spikiatrik në Elbasan. Ky është bilanci tragjik që kjo familje pësoi nga
diktatura komuniste.
Besim Ndregjoni i mbijetoi diktaturës dhe pse ajo e kishte etikuar armik të regjimit, duke i mohuar të Drejtat dhe Liritë në të gjitha fushat e jetës, falë vullnetit dhe kurajos së tij me një
qëndres e stocizëm të admirushëm. Ai ka një veprimtari kombëtare për tre dekada për të Drejtat dhe Liritë e të Përndjekurve Politikë shqiptar. Ai gëzon një popullaritet dhe respekt nga të gjithë
faktorët politikë-social e në veçanti nga shtresa e të Përndjekurve Politikë.
Ka organizuar tre konventa kombëtare për denimin e krimeve të komunizmit, dhe është inisiatori dhe kontribuesi në realizimin e Rezolutës për denimin e krimeve të komunzimit në bazë të Rezolutës së A.P.K. Europës në vitin 2006, në Parlamentin shqiptar. Tre fotoeksopzita kombëtare për figurat antikomuniste që i kishte denigruar diktatura. Ai ka bërë të ditur krimin
komunistë në të gjitha kancelaritë europiane, si dhe ka dokumentuar krimet e komunizmit në shtypin e përditshëm dhe ka memorizuar vendet ku janë kryer këto krime. Falë kontributit të tij
të burgosurit politikë kan fituar dëmshpërblimin.
Misionar i ngritjes së “Murit të Kujtesës”. në Tiranë, kushtuar mbi 6000 burrave dhe grave që i ka pushkatuar diktatura duke ju zhdukur kufomat, dhe ata sot nuk kan një varr. Vetëm zëri i Besim Ndregjonit nuk ka reshtur për 32 vite për të drejtat e të Përndjekurve,duke mbajtur lart moralin e duke dënuar heshtjen që përdori politika shqiptare gjatë 32 viteve ndaj viktimava të
komunizmit. Si kontribues e përçues i paqes : The American University For global peace USA ,Dr. BESIM NDREGJONI THE DEGREE OF DOCTOR OF INTERGOVERNMENTAL
RELATIONS AND HUMANITY”Me të drejtë Presidenti i Republikës i ka dhene titullin “Mjeshtër i Madh” Për Kontribut të rëndësishëm si Aktivist i Mbrojtes së të Drejtave të Njeriut, Veçanrishtë për Integrimin dhe Mbështetjen e shtresës së të Përndjekurve Politikë, për veprimtari të çmuar në evitendimin dhe demaskimin e krimeve të regjimit komunistë.” Dibra ku u le e u rrit dhe u persekutua e ka nderuar “Qytetar Nderi i Peshkopise”, Qarku i Tiranë ku punon e vepron, prej tre dekadash e ka shpallur “ Nderi i Qarkut të Tiranës”! Postriba antikomuniste e ka nderuar me titullin e lartë “ Nderi i Postribës”. Ai ka marre titullin “ Ambasador i Paqes .
Në kuadër të verifikimit të figurës së kanditatëve që konkurojnë për fuksione të larta shtetërore, Autoriteti për informim mori vendimin nr. 626 , 23.10 .2023 që i njeh pastërtinë e figures Zotit Besim Ndregjoni. Autoriteti bën me dije se Zoti Ndregjoni nuk ka qënë asnjëherë bashkëpuntorë i ish sigurimit të shtetit , apo të ketë pasur lidhje me ndonjë strukture të diktaturës. Ndregjoni kanditon për pozicjonin e Avokatit të Popullit. Nga ky verifikim Besim Ndregjoni rezulton i pastër në të gjitha verifikimet e kryera në lidhje me të gjitha komponentet. Ai ka mbështetje për Avokat Populli nga të gjithë elektorati i djathtë, si dhe të shoqërisë civile dhe nga të Përndjekurit Politikë të Shqipërisë. Së fundi si përfaqësues për tre dekada i të mbijetuarve të diktaturës ish të Përndjekur Politike, ai u prit në Vatikan me 25 tetor 2023 nga Shenjtëria e tij Papa Francesku ku u vlersua për kontributin e tij në mbrotje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, për ish të përndjekurit politikë, për promovimin e sakrifices së kësaj shtrese nga regjimi komunistë, dhe mori mbështetjen ndërkombëtare nga Papa Franceskut për kauzën e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. I pyetur nga gazeta Panorama për dokumentin e marre nga Autoriteti i Dosjeve ai u përgjigj: I madhi Dante na ka lane:”Non ti curar di lor, ma guarda e passa” ( mos u merr me to, thashetheme), por ban rrugen tande.!
Dokumenti i Autoriteti për informim mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit për Zotin Besim NDREGJONI.