Afera e inceneratorëve është skandali më i madh korruptiv i shekullit, i quajtur në Shqipëri, denoncuar nga politika, një komision hetimor.
Tashmë SPAK ka zbuluar përgjegjësit kryesorë. Gjithashtu akuzon edhe ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për lidhje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan, ku ‘truri’ i tyre ishte Mirel Mërtiri.
Shpesh Mirel Mërtiri akuzohej se ai kishte me offshore, me kompani në Maltë dhe në Bullgari, nëpërmjet të cilës erdhi deri në Tiranë, por asnjëherë deri më tani nuk ishte publikuar një dokument apo fakt që të tregonte lidhjen e inceneratorit në Tiranë ‘Integrated Energy BV SVP’ me kompanitë e Mirel Mërtirit në Maltë.
Qartazi, tashmë del hapur Mirel Mërtiri, njeriu që është jo vetëm në skemën dhe të gjithë skenarin që është ndërtuar për inceneratorët, por edhe kompanitë e tij në Maltë, të cilat përfliteshin si offshorë dhe denoncoheshin shpesh nga politika, tashmë është e provuar që kanë marrë para direkt nga inceneratori i Tiranës.
Ndërkohë, SPAK po vijon hetimet dhe ka me dhjetëra fakte e dokumente të tjera në lidhje me çështjen e inceneratorëve, zhurmën e të cilëve dhe pasojat i sfumoi paksa debati i shpërthyer nën kontrollin e Rilindjes në lidhje me një kullë në qendër të Tiranës, apo edhe shkashka e hedhur për sterilizimin, ku është arrestuar një ish-zv.ministër dhe pronari i koncesionit, por është shmangur ish-ministri përgjegjës Ilir Beqaj dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
Dokumentet e mësipërme tregojnë edhe njëherë se afera e inceneratorëve vazhdon të mbetet një nga thembrat e akilit të drejtësisë së Shqipërisë, më e vështira për tu zbardhur, më e madhja dhe më e papërsëritshmja në llojin e vet që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e 30 viteve demokraci në Shqipëri.