Në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku zbulon detaje befasuese per vdekjen e Ismail Qemalit. Ai shkruan aty se ajo ishte vrasje të pastër. “Aty kam publikuar të gjitha faktet, dokumentet autentikë dhe dëshmitë që e vërtetojnë plotësisht këtë”- shkruan ai ne liber.
Roland Qafoku
“Nëse doni që Shqipëria të bjerë në qetësi duhet të vriten tre persona: Ismail Qemal Vlora, Esad Pashë Toptani dhe unë”.
Në një ditë prilli të vitit 1914 Preng Bibë Doda iu drejtua princ Wied-it me këto fjalë teksa bisedonin në Durrës se si duhet të bëhej shteti shqiptar.
Gazeta “Perugia Citadina” që shkruan për vdkejen e Ismail Qemalit.
Më 24 janar 1919 u vra në Perugia të Italisë Ismail Qemali. Më 22 mars 1919 u vra duke shkruar në Lezhë vetë Preng Bibë Doda . Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esad Pasha. A ishte profeci apo zëvendëskryeministri Doda dinte shumë për kurthet, intrigat, stilin oriental të të funksionarit të shqiptarëve këtë nuk di ta them.
Por e sakta është se ajo që ai i tha princit gjerman rezultoi e vërtetë. Shumë pak, për të mos thënë aspak, është folur për vdekjen e njeriut që themeloi shtetin shqiptar. Zyrtarisht është shkruar se ai vdiq nga hemorragjia cerebrale. Por nga investigimi që unë kam bërë për shumë vite më rezulton se ai është vrarë. Më saktë akoma është helmuar.
Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, vdekjen e Ismail Qemalit e kam cilësuar vrasje të pastër. Aty kam publikuar të gjitha faktet, dokumentet autentikë dhe dëshmitë që e vërtetojnë plotësisht këtë.
Dokumentet më kokëfortë janë ato që janë siguruar në arkivin e spitalit të Peruggias. Nuk gëzoj respekt për ata studiues mediokër që e cilësojnë këtë si një çështje të mbyllur. Unë nuk kam dyshime, por jam i bindur që Ismail Qemalin e kanë vrarë. Por ky lloj debati meriton vetëm pak kohë.
2. Hotel “Burfani” në Perugia të Italisë në vitin 1919 në të cilin vdiq Ismail Qemal Vlora.
Ajo që personalisht mendoj është që shteti shqiptar duhet të ndërmarrë një nismë për të hetuar një nga vrasjet më të mistershme. Teknologjia e sotme bën të mundur të gjendet shkaku i vdekjes nëse Ismail beu vdiq natyralisht apo u helmua. Mjafton zhvarrimi I eshtrave dhe kryerja e analizave.
Do ishte në nderin e këtij shteti që të zhvarroste pas afro 1 shekulli një të vërtetë që ka të bëjë me njeriu që themeloi këtë shtet. Përulje me respekt ndaj kryeveprës që bëri beu i Vlorajve! Na la një shtet.
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2025
Gazeta norvegjeze “Dagbladet” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1932, në faqen n°4, intervistën asokohe me A . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Mars 2025
Revista rumune “Oglinda Lumii” ka botuar, me 9 janar 1932, në faqen n°192, një ndodhi të veçantë për Aleksand . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 31 maj 1930, f.54
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Mars 2025
“The Daily Mirror” ka botuar, të hënën e 26 majit 1930, në . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Tatler, e mërkurë, 14 maj 1930, f.78
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Mars 2025
“The Sunday Pictoral” ka botuar, të dielën e 25 majit 1930 . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025
“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Mars 2025
“Express Wieczorny Ilustrowany” ka botuar, të martën e 13 nëntorit 1928, në faqen n°4, një shkrim rreth hisori . . .
Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi
Më datën 5 gusht 2014, arritëm të rivarrosëm në vendlindje, Tragjas, prindërit tanë të dashur. Me shumë vonesë, pasi më 5 gusht të vitit 1990, . . .
Punimet për mirëmbajtjen e pasurisë kulturore Shtëpia e Pashko Vasës po vijojnë nga specialistët. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se janë restauruar ambiente . . .
Aleksandër Moisiu, në një vizatim të Orlik-ut — Burimi : Diario Crítica, e diel, 7 prill 1929, faqe n°11
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Mars 2025
“Diario Crítica” ka botuar, të dielën . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Mars 2025
“The Globe” ka botuar, të mërkurën e 4 marsit 1914, në ballinë, një shkrim asokohe rreth pagës vjetore të Aleks . . .
Nga Prof. Mehdi Shkreli
Ishte një natë e ftohtë e marsit të vitit 1999. Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i bombardimeve ajrore të NATO-s, që synonin të ndalonin çmendurinë e pol . . .
Komentet