Bëhet fjalë për masakrat e përgjakshme në Postribë ku me qindra burra u ekzekutuan dhe me dhjetëra shtëpi u dogjën të atyre që u denoncuan si armiq të Shqipërisë dhe kolaboracionistë të agjenturave të huaja.
Dokumentet përmbajnë denoncimet dhe listat me emrat e personave që u ekzekutuan padrejtësisht, ku mes tyre ka edhe priftërinj.
“Zotërinj gjyqtarë, Zoti kryetar!
Lejemeni të parashtroj akuzën t’ame kundër një grupi udhëheqësh të një organizate tradhtare-sabotatore, të cilët, të lidhur me kriminelët e luftës dhe Armiqt e Popullit, brenda dhe jashtë Shtetit, të shtyrë dhe të ndihmuarë nga agjenta të shteteve të huaja, kanë kerryer akte sabotimi, spiunazhi, terrorizmi dhe përpjekje me armë në dorë për rrëzimin me forcë të pushtetit popullor dhe për sjelljen në fuqi të Rregjimit shtypës dhe shfrytëzues të Ballit dhe Legalitetit”, shkruan koka e një letre denoncuese.









Komentet