Në Shqipëri transmetimi i një dokumentari investigues mbi vdekjen e një djali 17 vjeçar në landfillin e Sharrës në Tiranë i parashikuar për të të dielën në television Vizion Plus, si pjesë e ciklit të programit Publicus, u bllokua. Autorët të cilët thanë se shkak ishte bërë trysnia e pushtetit, kanë bërë publike përmbajtjen e dokumentarit duke e hedhur atë në You Tube. Dokumentari ringre problemin e mungesës së kushteve dhe të punësimit të të miturve në kundërshtim me rregullat dhe ligjet, si dhe ngre dyshime mbi kontratën që Bashkia e Tiranës kishte lidhur me kompaninë “3R” për riciklimin e mbetjeve në landfill.
“Kodrina e vdekjes” është emri i dokumentarit 50 minutësh që ka në qendër vdekjen në landfillin e Sharrës në fillim të gushtit të kaluar të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, dhe pikëpyetjeve të shumta që u ngritën menjëherë mbi kontratën e bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 3R së cilës ju dha e drejta të bënte aty përpunimin e mbetjeve.
Përmes rrëfimeve të familjarëve të Arditit por dhe të punonjësve të tjerë në këtë landfill, risillet fakti i mungesës së kushteve në të cilat ashtu si 17 vjeçari edhe shumë të tjerë kërkonin të nxirrnin bukën e gojës. E po ashtu dhe shfrytëzimi i të miturve e punësimi në të zezë. Në dokumentar risillen deklarata e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj i cili ftonte të gjithë ata që grumbullonin mbeturina nëpër qytet të punësoheshin në këtë ndërmarrje duke përfituar edhe sigurimet e detyrueshme. Një gjë, e cila në rastin e Arditit, por dhe shumë të tjerëve sipas investigimeve të ndryshme mbi këtë çështje, duket se nuk ka ndodhur.
Çështja është ende në hetim nga prokuroria, ndërsa ndaj kryebashkiakut ka patur edhe një kallzim penal nga këshilltarët e opozitës. Shoferi i një fadrome e cila mendohet se ka goditur natën në errësirë 17 vjeçarin është arrestuar. Administratori i kompanisë 3R është shpallur në kërkim, ndërsa Bashkia e ndërpreu marrëdhënien me shoqërinë pas ngjarjes. Në dokumentarin e emisionit Publicus zbardhet edhe kontrata mes Bashkisë dhe kompanisë, të cilën autorët thonë se e gjetën me rrugë të tërthorta, pasi zyrtarisht nga Bashkia nuk morrën asnjë përgjigje.
Publicus i është drejtuar për interpretim dhe një juristi, Ledio Braho i cili ngre disa dyshime: “Çmim nuk ka, afat nuk ka, forma me të cilën do të bëhet largimi i personave që mbledhin mbetjet nëpër kazanët e plehrave nuk ka. Kështu që e gjithë kontrata është abuzive. Fakti që nuk ka patur një proçedurë konkurrimi në përzgjedhjen e kompanive e bën më të komplikuar”.
Sipas autorëve, duke ju referuar të dhënave studimore, fitimi që mund të realizohet nga riciklimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës mund të shkojë deri në 8 milion euro në vit.
Për ngjarjen Bashkia e Tiranës pati një deklaratë pak ditë pas ngjarjes duke u shprehur se Bashkia e Tiranës po ndjek me vëmendje hetimin e fatkeqësisë në Sharrë dhe mbështet punën e organeve ligjzbatuese të përfshira në ngjarje dhe se në përfundim të hetimit do të zbatojë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse.
Ngjarja u rikthye në vëmendje pas bllokimit të emisionit Publicus, autorët e të cilit folën për trysni të pushtetit për mostransmetimin e tij, ndonëse administratorët e Televizionit pretenduan të kundërtën. Në dokumentar flitej edhe për rastin e një tjetër gazetareje e cila u pushua nga puna nga televizioni A1NEWS, pikërisht se sipas saj po hetonte mbi rastin e landfillit.
Pas dyshimeve të hedhura në media se pas bllokimit të emisionit fshihej Bashkia e Tiranës, kryetari Veliaj përmes një deklarate dy ditë më parë hodhi poshtë këto akuza duke shtuar se sfidonte këdo të provonte se ai kishte kontaktuar me Vizion PLUS-in për bllokimin e emisionit.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Komentet