VOAL- “What Russia Is Hiding: The Terrifying Truth About the Life of the Poor in Russia – ICTV” (Çfarë po fsheh Rusia: E vërteta e tmerrshme për jetën e të varfërve në Rusi) është titulli i një dokumentari që po qarkullon në You Tube. Aty do të shihni skenat e vërteta të realiteteve të tmerrshme të gjendjes së Rusisë së ditëve tona, skena, të cilat ua çjerrin maskën me neveri fasadave me paradat ushtarake të Kremlinit çdo 9 maj për “madhështinë” e Rusisë. Pra, ato skena dëshmojnë se Rusia nuk është lustra me pamjet e Moskës dhe të Peterburgut, por ajo që pasqyrohet në këtë dokumentar.