Drejtësia italiane në Katania ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri, me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti .
Janë pikërisht këto vendime, kërkesa e Prokurorisë së Republikës Italiane dhe vendimi i Gjykatësit që ish-ministri i brendshëm dorëzoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dosjen e plotë.
Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.

“Në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë Tahirin.
“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendje e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të provave dhe fakteve, nuk ekzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq”, thuhet në deklaratën e prokurorit të antimafias. .italiane.

“Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Catanias, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se:
“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë”, thuhet në deklaratë.
Vendim i cili është marrë Gjykata Italiane e Catanias më 5 tetor, bazuar në kërkesën e Prokurorit të Antimafias.
Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias Italiane në dt. 27.10.2017. Me mbylljen e hetimeve në Itali, ish-ministrit të brendshëm i mbeten të hapura hetimet në Shqipëri afati i të cilave u shty së fundi deri në janar 2019.
PANORAMA
Komentet