Voal – Nën kushte të rënda të represionit, figurat më të ndritura shqiptare, atëhere kur dukej dhe ishte diçka e pamundur, luftonin me mjete demokratike në zemër të Evropës për kauzat shqiptare, siç ishte pavarësia e Kosovës. Midis këtyre emrave të shquar ndrit ai i diplomatit dhe veprimtarit të shquar Gani Azemi që i mungon sot Kosovës dhe diasporës:
Bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij e ngushtë, gazetarja e njohur Mejreme Azemi, duke sjellë një foto historike nga ajo kohë shkruan në rrjetin social si më poshtë:
“Diplomati dhe Veprimtari GANI AZEMI gjatë një manifestim për të mbrojtur të drejtat e shqipëtarëve të Kosoves përara Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel gjatë vitëve 90.
Ganiu gjithmonë arriti të bindëte kryetarin e komunes qe të organizonte manifestimet pikërisht m’u përpara Këshillit të Bashkimit Evropia kur të gjithë ministrat të punëve të jashtme ishin aty të mbledhur dhe policija belge ishte e pa frikë se aty mund të po ndodhnin probleme.
Ganiu ju thoshte: “Unë ju garantoj se derisa unë organizoj manifestime, nuk do të keni kurrë probleme”.
Ashtu ishte.
Ganiu kishte besimin dhe përkrahjen e plotë e shqiptarëve të diaspores.
Vendi e manifestimeve kishte shumë rendësi për të tërhequr vëmendjen e gazetarëve.
Fotografia është shkrepur nga një kolegu i im në Agjensinë Belge.”
Përfundon zonja Mejreme Azemi.
Sot më tepër se kurrë diasporës i mungojnë figura si Gani Azemi dhe paçka se Kosova ka fituar lirinë diapsora në Evropë sidomos Zvicër, Gjermani, Belgjikë, aty ku është masivisht e përqndruar, gjendet e përçarë dhe në kaos të plotë.

Komentet