(Guri i Zi mbi një Gur të Bardhë)
Do të vdes në Paris nën një rrebesh
në një ditë që tashmë e kujtoj
Do të vdes në Paris – nuk po e teproj
ndoshta një të enjte, si kjo sot, vjeshte.
Do të jetë një e enjte, e enjte si kjo sot kur po i hedh
këto vargje,shpatullat kanë nisur të më dhëmbin
dhe asnjëherë më pare si sot, kur jam kthyer
të shoh jetën time, jam fare i vetëm
César Vallejo ka vdekur, e rrihnin
të gjithë, pa i bërë kujt gjë
e godisnin me bastun fort
dhe me një litar, kanë qenë dëshmitare
ditët e enjte, kockat e shpatullave,
vetmia, ky rrebesh dhe rrugët…
E shqipëroi Elida Buçpapaj
César Abraham Vallejo Mendoza lindur në Santiago de Chuco më 16 mars 1892 dhe vdekur në Paris, më 15 prill 1938 ishte një poet peruvian.
Thomas Merton e quante “poeti më i madh universal pas Dantes” ; poeti, kritiku dhe biografi Martin Seymour-Smith, një nga autoritetet kryesore të letërsisë botërore e ka konsideruar poetin më të madh të shekullit XX.
Vallejo laureohet në letërsi më 1915. Pastaj transsferohet në Lima, ku punon si mësues e ndërkohë afrohet me të majtën e kohës. Në v itin 1920 boton vëllimin e parë poetik. Kthehet më 1920 në shtëpi në Santiago de Chuco sepse i vdes e jëma ku edhe burgoset për 112 ditë si zjarrvënës, paçka se ishte i pafajshëm. Pas botimit të vëllimit Trilce, më 1923 dhe pasi humb vendin e punës, emigron në Europë, ku jetoi deri sa vdiq në Paris më 1938, sikur në mënyrë profetike e kishte paraparë në poezinë e tij Piedra negra sobre una piedra blanca – Guri i zi mbi një gur të bardhë . Prehet në varrezat e Montparnasse./ E.B.
Piedra negra sobre una piedra blanca
[Poema: Texto completo.]
César Vallejo
Me moriré en París con aguacero,
un día del cual tengo ya el recuerdo.
Me moriré en París -y no me corro-
tal vez un jueves, como es hoy, de otoño.
Jueves será, porque hoy, jueves, que proso
estos versos, los húmeros me he puesto
a la mala y, jamás como hoy, me he vuelto,
con todo mi camino, a verme solo.
César Vallejo ha muerto, le pegaban
todos sin que él les haga nada;
le daban duro con un palo y duro
también con una soga; son testigos
los días jueves y los huesos húmeros,
la soledad, la lluvia, los caminos…

Komentet