Do ishe çu heret. Do e kishe fillu diten para pasqyres tue ba gjimnastike, levizje te lehta rutine.
Do kishe ba persheshin me qumesht dhe djathe, me pak sheqer permbi, jo me mjalte.
– Nuk kam diabet, – thoje.
Do ishe rru dhe do kishe vesh kemishen e kuqerremte, pulovren bezhe, dhe, me qellim, do kishe lidh kollaren e kuqe me vija te çelta, sjelle nga Italia miku yt Zefi.
Te gjitha keto i paramendoje sot, pasi pritshe me u shperbly me komplimente, sapo te delshe ne rruge duke fillu nga zotnia dyqanxhi, siç i thoje ti, e deri te pronaret e kafenese ku pije kafen perdite.
Pasi te ishe ndi mire mes komplimenteve, ne kafenene si lulishte, bri vellait, do t’ binte telefoni.
Do isha une si gjithmone duke t ‘ uru sot, per diten tande te lindjes, dhe ti si gjithmone do bajshe me demek lojen se e kishe harru se po sot kishe ditelindjen.
Zakonisht telefonaten une ta bajshe rruges duke ardh per te ty.
Me vete do kisha nje tufe lule per mamen, ndersa per ty nje bluze “Polo” te verdhe per me e vesh veres ne Velipoje.
Gjate rruges telefoni s’ do pushonte tue m’ ra prej teje.- Dhe sa rruge ke? Ku je?
Sapo merrje vesh qe isha te “Harku i Berdices”, vellait i lejshe porosi me m’ prit poshte pallatit.
“Ajo vjen per nje nate e merr tan teshat e raftit ne valixhe.” – do i thojshe atij.
Mami nderkohe do kishte shtru dreken e ditelindjeve tuaja festuar bashke ne diten tande dhe si amelcine do t’ kishte ba qumshturin tand te preferum.
Do hapja deren, do me merrje ere nder faqe, fytyra e gzueme do te rrudhej menjehere kur do te jepja dhuraten: ” Kam bluza boll moj Denate!”
Ndersa ne do te nervozojshim ma shume tue u qeshe me t’ madhe.
Sot asht tjeter gja. Sot bush, po e feston ditelindjen tande te trete ne parajse, don zoti.

Komentet