“Djegia e këmbëve”- ndjesia e djegies në këmbë mund të jetë e lehtë ose në gjendje shumë të rënduar. Dhimbja nga ndjesia e djegies në këmbë shpeshherë ndikon në gjumin e natës. Në raste të veçanta, ajo shoqërohet me ndjesinë e shpimit me gjilpërë, nga mpirja dhe ndonjëherë nga të dyja këto, shkruan shendeti.
Ndjesia e djegies në këmbë mund t’i referohemi dhe si therje në këmbë ose parestezia.
Shkaqet
Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave, mungesa e vitaminës B ose nga HIV/AIDS.
Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë:
Abuzimi me alkoolin
Këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës)
Kimioterapia
Sëmundja kronike e veshkave
Neuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti)
HIV/AIDS
Hipotiretoza (tiroidi joaktiv)
Sindroma e tunelit tarsal
Anemia
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?
Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse:
Ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine.
Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti.
Me djegin kembet te dyja sidomos naten me shume kam diadet tipo2 cfar me rekomandoni
Me djegin kembet kam osteoporze me dhemb legeni ne anen emajte ju lutem nje pergjigje
arsyja e kam nji pytje ju pershendes kam probleme me kembet um djegin shumnuk dij pse nga njihere as qerapet sun i duroj
arsyja e kam nji pytje ju pershendes kam probleme me kembet um djegin shumnuk dij pse nga njihere as qerapet sun i duroj