Dje morëm disa lajme të rendesishme:
Me i pari dhe me i gezueshmi eshte se ne u njoftuam qe perfundimisht jetojme ne “Vendin i Njerezve te Lumtur”, me qytete gumezhitese, tere drite, jete, gezim dhe prosperitet te pandalun;
Se jetojme ne nje vend te sigurte, qe garanton lirite e vendasve, duke hapur te gjitha portet dhe aeroportet per pritjen e njerezve qe vuajne nga shtypjet dhe mjerimi. Thene shkurt, jemi bere vend i shpreses per popujt e shtypur;
Se drejtohemi nga udheheqes te shkelqyer,te sjellshem, te edukuar, tolerante dhe largpames, degjues ndaj njerezve, medias dhe intelektualeve, qe kane siguruar mireqenien e pergjithshme, lirine e shtypit, stabilitetin e rendit publik, kane shuar korrupsionin, pastrimin e parave, lirine e biznesve dhe investimeve te huaja dhe kane ndalur boshatisjen e atdheut nga rinia;
Se jemi vendi me sistemin arsimor me te mire qe ia del te edukoje dhe formesoje nje brez te ri qe hyn lirisht ne tregun dhe konkurencen nderkombetare te dijes dhe aftesive;
Se ky vend mund te vazhdoje te jete anetar i NATO-s, te aspiroje per anetaresim ne EU, edhe pse jeten parlamentare e ka te reduktuar ne nje zero absolute, edhe pse nuk ndeshkon korrupsionin, edhe pse nuk garanton dhenien e drejtesise se barabarte per te gjithe, edhe pse eshte parcelizuar nga nepotizmi, konflikti i interesit, copetimi i administrimit dhe shkembimi i favoreve mes te privilegjuarve;
Dje kuptova po ashtu, se nga familjet qe per 50 vite rrethuan me tela dhe e ndane Shqiperine nga Europa, Amerika dhe Perendimi, ka rilindur brezi me entuziast pro-amerikan dhe pro-europian i bashkekohesise, i cili, pasi ka mohuar me vendosmeri eterit shtypes dhe i ka kerkuar falje popullit dhe Aleateve, ia ka dale te jete elita me e orientuar strategjikisht per te ardhmen e vendit, per rrjedhoje dhe me e besueshmja ne finalizimin e ketij procesi aq shume te pritur nga Desidenca e Vertete, tanime e varferuar, e shuar dhe e shperbere nga rrahjet e partive te prodhuara nga pluralizimi;
Mirepo dje kuptuam po ashtu, se në mbrojtje të Republikës dhe Qytetarëve tanime nuk ka mbetur më askush. Jo vetem jemi pa Falconet dhe Borselinot e enderruar, por nuk kemi shume shanse ta prodhojme nje skuader te tille te paepur, te drejte, te arsyeshme dhe te edukuar;
Dje perfundimisht u qartesuam se secili segment i Opozites eshte i papranueshem, i paperfillshem, inekzistent per Aleatet dhe per rrjedhoje, u paralajmeruam qartazi, se pa rrugehapje sinjifikative dhe te njimendte ne radhet e saj, nga te papelqyerit e Perendimit, jeta jone do vertitet gjate keshtu siç ka qene: neper tekat, humoret, endrrat, interesat, urrejtjet dhe pabesite, ngaterresat e familjeve te kastes politike te konvertuar, te oligarkise mbeshtetese, sundimtareve te sotem dijeplote dhe te pasur, te Liderit Suprem Strategjist dhe Pasardhesve te Tij.
Nderkohe qe dje habiteshim me hyrjet dhe daljet e papritura dhe te parakorduara nga protokolli shteterore, te sundimtarit te imunizuar nga llogaridhenia dhe aspiranteve te rinj per Qeverisjen e Vazhdimesise se Panderprere, Senati Italian, ne mungese respekti per sovranitetin e Shqiperise, pa asnje vemendje per drejtat komunitare te shkelura nga Puthadoret e Tiranes, aprovoi nje pakete prej 700 milion eurosh per sjelljen e 35000 emigranteve afrikane çdo vit, pa kufizim kohor, vetem në Veriperendim te Shqiperise.
Dje, serish, “Egoizmi i Shenjtë” i disa politikaneve te se Djathtes Italiane, triumfoi mbi politiken e kujdesit, mbikqyrjes dhe ndihmes ndaj popullit fqinje te Arberise, qe po perjeton dite te veshtira dezintegruese dhe çmontuese ne atdheun e vet.
Dje prisnim sinjale shprese per hapjen e nje kapitull te ri per perspektiven e çlirimit te qytetareve nga Diktaturat e Partive Fuqiplota Familjare dhe Oligarkike, qe kane uzurpuar interesat publike dhe perspektiven europianizuese dhe perendimizuese te vendit.
Per fat te keq mesuam se status-quo-ja ekzistuese do te vijoje. Ping-Pongu i politikes, parlamentit dhe gjyqesorit do te zhvillohet njelloj me te njejtin skenar qe meriton nje vend pa Zot dhe pa Bosht Patriotik.
Hallet tona jane shume te vogla para interesave strategjike globale, keshtu qe Shqiperia do kete kete edhe me tutje, Teatrin Politik qe Meriton, Qeverisjen dhe Opoziten qe arrin te prodhoje me pamjaftueshmerine e ndergjegjes dhe shpirtit te saj.