Djaloshi 6 vjeçar afgan, Murtaza Ahmadi, që ishte bërë senzacion në Internet, pas postimit të fotografisë së tij me fanelë të improvizuar të yllit futbollistik, Lionel Messi, dje e ka takuar idolin e tij.
Fëmiu 6 vjeçar nga provinca Ghazni në Afganistan, u takua me idolin e tij në Doha, duke dalur në fushë me Messin, në fillim të ndeshjes së aranzhuar nga Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar, në vitin 2022.
“Jam shumë i lumtur që e takova heroin tim, kjo ishte ëndërr për mua”, tha Murtaza i entuziazmuar.
Pas postimit në Internet të fotografisë së këtij djaloshi me fanelën e improvizuar, Messi ia dërgoi një fanelë të vërtetë.
Komentet