Ivan Ivanic Llaptin, nje djalosh i ri i pashem dhe Ana Semionovna Zamblitskaja, nje vajze me hunde me cip, moren poshte bregut dhe u ulen ne nje stol te vogel. Stoli ishte kundruall ujit ne mes degeve te dendura te shelgjishteve. Ç‘vend ideal! Ulesh aty dhe je si i fshehur nga bota, mund te shikosh peshqit, tigrat e ujit, qe shkasin si ato vezullimet shnderitese mbi uje. Shikon te rinj te ngarkuar me shkopa, rrjeta, kallama, kanoce me krimba dhe me plot almisa te tjera peshkimi. E leshojne pertoke gjithe ate ngarkese te rende dhe hedhin grepat ca me tej.
” Sa i gezuar ndjehem qe jemi me ne fund vetem.” ia nisi Llaptini duke pare rrotull. ” Dua t’ju them shume gjera, Ana Semionovna.. tmerrohem kur mendoj se sa shume kam per t’ju thene.. Kur ju pashe per here te pare…ju ma bete plage zemren…pikerisht ate cast kuptova perse jetoj, perse marr fryme.. per ke.. arrita te kuptoj se tani jeta ime ishte aty ku e dashura ime, idoli im, i ve veshin zemres se saj qe rreh per… kuptova se kujt duhet t’i perkushtohesha me ndershmeri, t’i blatoja jeten.. qe duhet te jete e madhe, po prap s’del, eshte pak.. Duke ju pare, une rashe ne dashuri per here te pare, rashe menjehere si i marrosur ne nje dashuri te parrefyer per ju! Prisni ju lutem, mos nxitoni t’i merrni keto si perbetimet mashtruese te nje batakciu.. O, sa ma kane plagosur zemren.. Me thuaj, e dashura ime, ju pergjerohem, mund t’i besoj kesaj ndjenje, e provoni dhe ju, apo une jam nje fatkeq. Nuk jam i sigurte ne ate qe zemra juaj se ka thene ende, s’mund te me qetesoni, apo s’duhet te guxoj kurre te shpresoj … nje fjale, ju lutem! Terhiqeni, shpejt!”
Ana Semionovna ngriti doren ku mbante shkopin qe u lekund dhe e terhoqi me force. Nje peshk i vogel i gjelbert si ne argjend fluturoi ne ajer.
” Zoti im, nje peshk persian! Ah, ah,..shpejt! Na shpetoi!”
Peshku u shkeput nga grepi, u leshua neper bar, nje element ky i origjines se tij dhe pelltum ra ne uje, pluskoi e u be fir ne lume.
Ne ndjekje te peshkut qe u zhduk, Llaptini, krejt i shperqendruar, shterngoi duart e Ana Semionovnes ne vend te peshkut dhe, krejt i hutuar, si i marrosur, i coi ato te buzet e tij.. ajo i terhoqi menjehere duart, por ishte shume vone; buzet e tyre, si krejt pa dashur, u bashkuan ne nje puthje. Nje puthje tjeter pasoi te paren, pastaj nisen perbetimet dhe kundershtimet… Cfare minutash te lumtura! Perngahere, ne jeten tone tokesore, kjo eshte lumturia me absolute. Rendom lumturia permban ne thelbin e saj dhe nje lloj helmi, ose ky helm sikur na vjen tinez nga jashte prej dikujt qe na pergjon. Keshtu u ndodhi dhe dy te rinjve tane. Ndersa ata po putheshin, papritur u degjua nje e qeshur lojcake. Hodhen syte nga lumi dhe mbeten si te trullosur; nje djale lakuriq qendronte ne lume i zhytur gjer ne mes ne uje. Ky ishte Kolia, nje fillorist, vellai i Ana Semionovnes. Ai s’levizte nga uji, i veshtronte ngultaz dhe qeshte me ligesi.
” Ah, ah, ah, … ju po putheshit!” tha ai. ” Cfare turpi! Une do t’i tregoj mamase.”
” Une kam besim tek ju.. si nje djale i ndershem dhe fisnik..” mermeriti Llapkin duke u skuqur. ” Eshte e ulet te spiunosh, te trillosh histori eshte kaq e poshter dhe e neveritshme.. Une besoj tek ju si nje djale i ndershem dhe fisnik..”
” Me jep nje rubel qe te mos tregoj!” tha djali fisnik. ” Po s’me dhe ia mbatha qe tani..!”
Llapkin nxorri nje rubel nga xhepi dhe ia dha Kolias. Kolia e shterngoi rublen ne grushtin e lagur, vershelleu dhe doli nga lumi. Dhe dy te dashuruarit nuk u puthen me.
Diten tjeter Llaptini i solli nga qyteti bojera dhe nje top dhe e motra i dha te gjitha kutite bosh te ilaceve. Pastaj nje grusht me butona mansheti me figuren e nje koke qeni. Ky djallush ngjites nuk ngopej me gjithe keto cikerrima qe nuk dinte ku t’i fuste, kerkonte perseri e perseri duke iu ngulur ata syte e tij te poshter. Sa here takoheshin, e dinin qe ai i ndiqte, kudo qe shkonin, u shfaqej papritur me ate te qeshuren qe iu ngrinte gjakun. Ai nuk i la vetem per asnje minute.
” Bastard!” kercelliti dhembet Llapkini. ” Kaq i vogel dhe ben tamam si nje bastard! Kushedi c’do te beje kur te rritet!”
Gjate gjithe qershorit Kolia ua nxiu jeten dy te dashuruarve. Ai i kercenonte se do te tregonte gjithcka, i ngulte ata syte e vegjel mbi ta, i tmerronte me pranine e tij; asgje se kenaqte gjer ne fund dhe niste tu rrefente se sa shume i pelqente nje sahat xhepi. Dhe c’ndodhte me pas? Dihet, ata i premtonin sahatin.
Nje here ne dreke, kur ishin fashitur ca llomotitjet per gatimin, ai leshoi nje grime ze si skermitje e me pas nje te gajasur ngacmuese, u shkeli syrin te dyve dhe pyeti Llapkinin;
” Si thua, t’i tregoj mamase? Hem..”
Llapkini u skuq gjer ne maje te vesheve dhe filloi te kafshoje peceten ne vend te ushqimit. Ana Semionovna kerceu perpjete dhe u sul per te dhoma tjeter.
Dhe dy te rinjte nuk i shpetuan kesaj gjendjeje te padurueshme gjer ne fund te gushtit, deri ate dite kur me ne fund Llaptini i propozoi Ana Semionovnes. Oh, cfare dite e gezuar ishte, nuk do te harrohej kurre! Biseduan me prinderit per fejesen dhe moren pelqimin e tyre. Llaptini, fill pas kesaj, doli me vrap ne kopsht te kerkonte Kolian. E gjeti me ne fund dhe, duke psheretire nga kenaqesia, e kapi nga veshi mistrecin e vogel dhe e ngriti lart. Ana Semionovna, qe kishte dale dhe ajo ne kopsht, menjehere pas tij, per te te njejtin qellim, e kapi nga veshi tjeter te vellane duke e shternguar fort. Dhe ju s’kishit si te mos merrnit pjese ne kete skene, po te mundeshit, te shikonit se sa gezim i papershkruar geloi ne fytyrat e dy te dashuruarve, gjithashtu te degjonit dhe te qarat e Kolias qe lutej;
” Ju dua shume… Jeni me te shtrenjtet per mua, dy engjej.. nuk do ta perseris me kurre.. ju betohem.. oh, oh, me falni!”
Dhe sa here kujtonin kohen e dashurise, ata te dy binin ne nje mendje se, asnjehere nuk kishin provuar lumturi me te madhe, se sa atehere kur, duke iu marre fryma prej padurimit, i kishin shkulur veshet djallushit te vogel.
Perktheu; Roland Gjoza
Komentet