Me këtë përrallë
shomë një njeri pa mënd:
Afër lumit, në një vënd
luante një djalë
faqekuq si shegë;
desh u mbyt, se ra në lumë,
po u ndodh një shelk që kish dega shume
Fatmirosh çuni zuri një degë
dhe u var që të mos bjerë.
Ndihmë! Thërrit çun’ i mjerë
që të shpëtonte,
se pa një dhaskal që shkonte.
Mësonjës’ i mallëkuar,
vartur kur e pa,
bëri kryq me të dy duar
dhe tundi kokën dhe tha:
«Mos më keq!
Shihni, shihni këtë dreq!
Djemtë sot janë shejtanë,
mjer’ ata q’i kanë,
Se janë për derra.”-
Kur foli këto dhaskali
dhe shumë fjalë të tjera,
u qas te djali,
prap’ e qërtoi,
Nga rreziku e shpëtoi,
Shumë njerz janë
si ky dhaskali
Plot fjalë kanë,
i marrtë djalli.
Në rrezik kur na shikojnë.
qesëndisin e qërtojnë;
Na këshillojnë,
po s’na ndihmojnë.
Të lutem, mik,
Ashtu, më rruash,
Të më shpetosh ndë rrezik,
pastaj fole sa të duash.
Komentet