duke vdekur urie, ulur pranë bareve,
dhe natën duke u vërdallosur rrugëve me orë të tëra,
drita e hënës gjithmonë më dukej gjojash
mua, ndoshta ashtu ishte,
dhe në Lagjen Franceze unë pashë
kuajt dhe karrocëza duke u vërtitur,
gjithkush ulur lart në kabinat
e hapura, drejtuesi i bardhë i karrocëzës, dhe
prapa tij burri dhe gruaja
burri dhe gruaja,
zakonisht të rinj dhe të bardhë.
dhe unë isha gjithmonë i bardhë.
dhe tejet i magjepsur
nga bota.
Nju Orlinsi ishte një vend
ku të fshihesh.
unë mund ta menderosja jetën time
i patrazuar.
përveç prej minjve.
minjtë në dhomën time të errët të vogël
pa masë ia behnin duke e ndarë
atë me mua.
ata ishin të mëdhenj të patrembur
dhe më shikonin drejt në sytë e mi
që shpalosnin
një vdekje
pa dridhje qerpiku.
femrat ishin pas meje.
ato panë diçka
të shthurur.
ishte një kamarjere
pak më e rritur se
unë, rrallë qeshte,
vonohej me mua kur ma
sillte
kafenë.
kjo gjë ishte më së miri
për mua, ishte
mjaft.
kishte diçka tjetër për këtë
qytet, ama:
nuk ia lejoja vetes
të ndihesha fajtor që nuk kisha
të njëjtat ndjesi për gjërat
që shumëkush tjetër
kishte nevojë.
kjo më bënte vetmitar.
duke ndejtur shtrirë në shtratin tim
me drita ndezur,
duke dëgjuar zërat
përjashtë,
duke hurbur verën time
të blerë lirë,
duke lejuar ngrohtësinë
e pijes të hyjë
brenda
meje
duke ndier minjtë
tek vërtiteshin
andejkëndej dhomës,
i pëlqeja ata
më shumë
se
njerëzit.
kur je:
i përhumbur,
ndoshta edhe i çmendur madje
nuk është keq
në atë shoqëri:
i pashqetësuar.
Nju Orlins ma dha
mua këtë.
kurrë ndokush nuk e thirri
emrin tim.
as telefon,
as makinë,
as punë,
as gjë prej gjëje.
unë dhe
minjtë dhe
rinia ime,
një kohë
atë kohë
e dija
madje edhe
nëpërmjet
asgjësë,
ishte një
kremtim
i diçkaje për të mos
e bërë
por vetëm
ta dish.
Komentet