Major Progon Kurti ishte rritur jetim pasi babai i tij, një ish partizan, ish ndarë nga kjo jetë kur ai po lindëte. Mori arsimim të plotë si ushtarak edhe si djalë partizani.
Falë vullnetit dhe këmbënguljes , karriera e tij shkëlqeu shpejt si oficer artilerie.
Por në një pikë kulmore të zenitit në karrierë, ndodhi që zilia e shumë kolegëve, të përndriste, herë hapur e herë nën ujërat e qeta, në urime të veçanta pas cdo grade të ngritjes së tij në detyrë .
Progoni, tashmë thirrej prej disa vitesh edhe nga bota ushtarake po edhe ajo civile që e rrethonte me epitetin karizmatik “Majori”. Ky epitet, në vitet ’70 –’80, në qytetet e jugut po përdorej si një sinonim i emrit të tij.
Majori, pritej të emërohej së shpejti komandant i një brigade të madhe, sapo ai të kthehej në atdhe si anëtar i një delegacioni që do të vizitonte jashtë vendit një shtet të madh mik.
Menjëherë u mor vesh se delegaconi shtetëror do të vizitonte Kinën e Madhe të Mao Ce Dunit .
Udhëheqësi i Lavdishëm dhe lagpamës, pas një dashurie të parë të zjarrtë me një shtet sllav në veri të vendit, të farkëtuar sic deklaronte Ai në luftën e përbashkët për liri kundër nazifashistëve dhe një dashurie të dytë, epope dhe të pafund si stepat ruse, me Bashkimin e Madh Sovjetik; kishte rënë prej disa vitesh në dashurië e tretë dhe të pakufijshme, me shtetin aziatik, ….
Impulsiv, tip social, i gjatë, simpatik, me humor, Progoni nuk i kish harruar shokët e fëmijërisë siç kujtojnë ata, edhe kur ai u bë i “madh”.
Është si një nevojë shpirtërore ,-shprehej ai. Sikur me mungun diçka nga frymëmarrja po të më mungojnë miqtë e shokët e vjetër.
Si një urë, ku njeriu var kujtimet e bukura të së kaluarës, me topa llastiku, me peshkimin nga lumenjtë përreth qytetit, me kinemanë e vjetër , me lojërat e pafundshme, etj,.dhe sukseset e viteve te fundit, Majori po rrethohej ngado me ngrohtësi ndërsa ylli I karrirës së tij po njohte veteëm ngjitje në zenit.
Nuk mbahej mend atëbotë të shikohej i vetmuar, porse , me miq të çdo rangu, kolegë e shokë, në çdo rast.
Por karriera e tij do të pësonte një krisje fatale vetëm pak, pasi ai u kthye nga Kina e madhe e Mao Ce Dunit.
Majori, kishte parë Shangain për shumë ditë dhe fliste me shokët me superlativa për zhvillmin kapitalist të Kinës…Dhe përkundër kësaj, kur bëhëj krahasimi me “Ne”, i binte shkurt: “Lere, mos e pyet! Ne, jemi fundi i botës dhe një kafshatë na kanë por nuk duan vetë të na kapërdijnë…megjithë fortifikimet dhe përgatitjet tona luftarake të padiskutueshme…”
Në fakt, Majori kishte vite që punonte me fortifikimet e jugut të vendit. Ai ishte veçuar si më i miri, yll në ngjitje dhe në kohën shqiptare të leifenizmit, ndër më të zotëtë padyshim nga ushtarakët e karierës në strategjinë AUP (arti ushtarak popullor) që vetë Udhëheqësi e kishte bekuar në fillim dhe çbekuar sapo paranoja I ktheu në armiq të gjithë besnikët e tjerë
***
Por ne kujtimet e Majorit dhe lidhjet me shokët e karrierës, ata të fëmijërise dhe rinisë së tij, ishin përfshirë mesa duket, edhe “veshët dhe sytë e mureve” .
Tani, qielli I pambarimtë i optimizmit dhe lumturisë në familjen e tij, befas, u mbush me re të murrme dhe më pas, vetëm re të zeza.
Vranësirat ia lanë vendin shumë shpejt të ftohtit shpirtëror siberik…
Befas, u organizua një mbledhje e jashtëzakonshme e organizatës së partisë në repartin ushtarak ku shërbente Majori. Kjo mbledhje thoshin se ishte shndërruar në një gjyqmakth të vërtetë…
-Ke folur për suksesin e padiskutueshëm të kapitalizmit kështuqë, je disfatist sipas metrit te Partisë sonë…..Mendjemadh bukëshkalë…-dëgjohej nga një tjetër.
Zilia e një kopeje injorantësh dhe të paaftësh me uniform jeshile, ishte shndërruar pak nga pak në një masë acide që do të treste çdo idol .Kaq ishte puna.
Dhe, sapo u siguruan se Majorit i pati “shkarë këmba”, ngriheshin të tjerë sipas parimeve të turmës së verbër. Karrierist. Nostalgji për gradat dhe shenjat e karrierës në ushtri.!Të ka zënë buka e partisë sytë…Mikroborgjez! Me shenja të qarta të puçistëve që partia jonë me forë dhe Udhëheqësi ynë I lavdishëm shoku Enver u tregoi vedin….
-Mor, më lini të them një fjalë…që nuk janë fare të vërteta akuzat…Këtë dua të them dhe I përbuz akuzat…
Por arkitektët e turmës ishin të prerë. Ishin të shumtë. Majorit i vetoi ato çaste në tru, turma e milingomave që vërshojnë befas nga trungu i një lisi dhe sulmojnë një flutur të ngecur në pezhishkën e merimangës..
-Këtë radhe do të mjaftohemi me përjashtim nga Partia…..-ishte zëri i artikuluar nga një Lei Feni i organizatës.
Në sallë, ra jë heshtje varri.
Majorit iu fshaqën sërish turmat qindramijëshe të milingonave që po nduknin pëllumbin e plagosur… Një rresht shkonte drejt trupit të tij, shkëpuste dicka dhe kthehej me vërtik paralel me rreshtin tjetër që po nisej drejt trupit ende të ngrohtë të pëllumbit…Mizëri turme…Majori vuri instiktivisht dorën në kraharor si për të prekur zulmën e milingonave kokëmëdha dhe më nofulla si pirunët metalikë të disa makinerive në poligone ndërtimi.
***
Nuk kaloi as një muaj, kur mirazhi i kopesë së milingonave iu rishfaq sërish. Mbledhja e organizatës. Kjo e dyta ishte fiks si një sinonim i giotinës.
…Përjashtim jo vetëm nga Partia, por edhe lirim nga detyra. Kalimi në botën civile, pa uniformën e tij të dashur që mbante në trup prej adoleshencës në shkollën ushtarake në Tiranë e, deri më sot, në ditëgjyqet.
Atë mbremje kthimi, rrugës për në shtëpi, e dëgjoi gati të tingullt, zërin e tij. ” Kjo ishte giotinë . Jo mbledhje. Dmth…pa punë…pa rrogë,,,dmth burg, apo……si??… Njëlloj është, përjashtim…Obsesioni i mirazhit të milingonave nuk i hiqej nga sytë. Mes milingonave, pa edhe ndonjë “shok të ngushtë”. Edhe ti Hektor? Edhe ti Zeqir? Nuk të thosha kot dikur se ngjaje pak si kinez…Shoku Zeqir! Shoku Zee!
Qyteti po përjetonte temperaturat më të ftohta të dhjetorit…
Nuk kuptoi si u gjend para shtëpisë. Hapi portën e saj në katin e nëntë të pallatit më të ri të lagjes nr. 5.
Erinda, gruaja e tij, e bukur si në filma, fisnike, me flokë të derdhur mbi supe, ishte pothuaj pas derës. E gjeti me krahët e kryqëzuar si para një ikone. Kishte tre orë me sytë nga dera e jashtme në pritje të Progonit.
-Si?-vetëm kaq tha e dëshpëruar.
-Si mos më keq .U kërkova të më bënin një ballafaqim me akuzat. Por më mirë t’u isha drejtuar mureve të sallës. Njëlloj do ishte.
-Po të thoshe diçka . Ndoshta edhe të kërkoje një falje apo të bëjë një autokritikë.Të gjithë jemi njerëz , jemi edhe të pakujdesshëm…Flasim pa të keq.
-Rinda! Nuk bëj autokritikë, pasi nuk kam bërë asgje….Kështu?!
-Progu, zemra ime, ule zërin fëmijët dëgjojnë andej…-dhe bëri me kokë nga dhomat ngjitur. Pastaj e uli zërin :
-E di që femijët tanë do të mbesin rrugëve….që t’i tallin bota?! Lenci, këtë vit është maturant. Do kërkojë të drejtë studimi në degën që i pëlqen, në arkitekturë…-dhe lotët pa ndërprerë, nisin t’i binin faqeve të purpurta.
-Që edhe mua të më heqin nga shkolla si mësuese dhe të më degdisin ku e ku në një fshat të largët , atje ku isha vite më parë?…
-Jooo!-Dhe mjaaaft!-I bërtiti ai si kurrë më parë në jetën e tyre bashkëshortore .
Pa ditur ç’bënte, mori një gotë me ujë. E shtrëngoi fort derisa qelqi u ça dhe dora e tij e fortë, nisi të gjakosej.
U kthye nga Erinda. Ndjeu se asaj i kishte shumë borxhe. E mbështolli fort, tek dëneste me krahët e tij të gjatë e te forte.Ajo dukej si një zog që dridhej nga ngrica në dëborë.
Mbi tapetin gri të dhomës, nisën të binin pika të kuqe gjaku.
***
Pa kaluar gjatë, madje, që të nesërmen, ai lexoi qartësisht se temperaturat sociale përreth tij po uleshin ndjeshëm,…
Disa nga miqtë e tij, bënin hapur sikur s’e vinin re rrugës,,,,
Ndonjë i njohur tek-tuk, ndërsa, e ndeshte me sy padashur, lëshonte ndonjë :”ç’kemi Major!”.Ndonje tjetër bënte një buzëqeshje të sforcuar ose më mirë të thuhet, ngërdheshje. Por asgjë më tepër.
Kish nisur vakuumi i madh i heshtjes, pas giotinombledhjes.
Madje, më e rënda, nuk kishte ardhur akoma. Armën personale ,pistoletën nuk e kishte dorëzuar, ende.
Vijonte daljet në qytet. I papunë. Kthehej shpejt në shtëpi dhe priste si kurrë më parë, të ktheheshin nga shkolla fëmjët.
Tani, ishte ai që priste edhe Erindën të kthehej nga shkolla.
-He? Si kalove sot me nxenësit?..
Po shoh se po më shikojnë me sy dyshimi dhe shpesh sapo afrohem, unë pëshpërimat heshtin,….
Progoni buzeqeshi hidhur.
-Po ti?
-Mua, pas një muaji më presin edhe marrëdheniet finaciare…Pra do të quhem me një status të ri si ‘I papunë’ dhe do të kërkoj punë në sektor civil.
-Takova sekretarin e dytë të rrethit…
– Edhe?
-Partia është e madhe-tha ai.-Ti rri e qetë. Partia, i di të gjitha gjërat…
-Partiiia!!!Partia e shokut Zee!…-qeshi hidhur me zë, më tepër me vete.
Erinda e pa me frikë.
***
Pas dy jave nga cikloni i giotinombledhjes, Progon Kurti kish ditëlindjen e 50-të. Një vit më parë në këtë ditë të shënuar, shtëpia e tyre në katin e nëntë ishte kthyer në mjedis festiv. Kënga dhe aroma e mishit të pjekur ndihej pothuaj në të gjithë korridoret e pallatit..
Majori, si ngaherë, me pare, dy muaj me parë nga “ererat siberike” ftoi kolegët e tij për këtë festë familjare, pasi të afërmit i kishte larg. Por vetem tani e ndjente se ky 50 vjetor, si vit jubilar do të ishte edhe një test i vërtetë për teorinë “e distancës”.
Kishte biseduar në kohë për të siguruar edhe një mish të pjekur. Kish shkuar deri në kooperativën Dhukaj ku foli me kryetarin dhe veterinerin, një mik të tij.
” Major, do ta rregullojmë këtë punë, I pat thënë edhe Martini, kryetari….
Nuk dua të bej karshillëk më komshinjtë, njerëz të ndershem, nuk dua te tregoj apo bëj parade, se njerëzit, ne e dimë që ushqehen me tallona mishi, djathi, etj,, pati thene Progon Kurti.
***
Ditëlindja e Majorit këtë radhëqëlloi një e shtunë nëntori.
Ai i kish lajmëruar kolegët dhe miqtë, të ishin të shtëpinë e tij në orën 18.00 .
Tani, ora kish kaluar nga 19.00 dhe askush nuk po afrohej të shtëpia e Progon Kurtit. në katin e 9 -të.
Nga dhjetë të ftuar, pothuaj të gjithë ushtarakë, asnjë kembë nuk u ngjit në katin e tij.
Ora shkoi 19 e 30 .Pastaj 20 e 30 dhe askush nuk po shkelte ne pragun e derës…..Asnje zile..asnjë këmbe të degjohej në korridor…
Si dy qyqarë, ata u siguruan se fëmijët, djali Lorenci dhe vajzën Brikena ishin në gjumë
Progoni po dëgjonte tërë nerva lajmet dhe një kronikë për rendimente në fshatrat malore, diku në Kukës.
Merita, po fshinet për herë të dytë pjatancat prej porcelani kinez blerë pak kohë më parë në Mapon e qytetit…
…Mishi ne hell I mbuluar me një basmë blu qëndronte i ftohtë dhe i paprekur ne aneksin e guzhinës…..
Majori hodhi edhe një hërë sytë nga ora në dorën e tij….Diçka foli me vete dhe vështroi nga dritarja e katit të nëntë…
Asnjë zë. Nuk ndihej kush në korridor. Asnjë këmbë. Asnjë lëvizje. As në rrugë dhe as në trotuar.
Dukej, sikur krejt rruga poshtë, pati ngrirë.
E mori mishin e pjekur.U afrua në dritare dhe e flaku tej, nga kati i nëntë, drejt e në trotuar…
Një çast qëndroi në këmbë pas dritares të dëgjonte ndonjë zë….Askurrkush,,,,,
– Ç’bëre kështu Progon? U çmende?…..-I erdhi në vesh zëri i tronditur i Erindës.
– Fol të lutem, u cmende? Je në vete? Ti po i përshpejton gjërat për ata që nuk na duan…
Ajo, qëndroi në këmbë me dy pëllëmbët e dorës si në një ritual lutjeje. Sytë e mëdhenj e dhe të bukur ia mbuloi loti.
Për herë të parë Majori hapi gojen ate mbremje :
-Akoma nuk jam çmendur. Por, bëra atë që duhej…..
Dhe vështroi thellë në sytë e trishtuar me të Erindës .
Ata sy, e kishin turbulluar në një lumturi të panjohur, për herë të parë në vitin e fundit të shkollës ushtarake.
Në krelat e flokëve të bukur të saj, Progon Kurti vërejti befas një tufëz me thinja. teksa ajo ishte shkrehur në vaj me gulçime.
Ai hapi krahët e mëdhenj që e bënë edhe më madhështor shtatin e tij të bukur dhe e përqafoi fort, fort duke e puthur tek tufëza me thinja.
-Cdo gjë mund të na ndodhë tani, Rinda ime, e bukura dhe shenjtorja ime…Por do të jemi bashkë, bashkë , bashkë… Si tani …Edhe nëse përfundon më keq akoma. Kështu?
-Bashkë, Progoni im! Bashkë!-tha ajo me zërin që u përpoq ta pastronte nga ngashërimi i dhimbjes.///
Komentet