I dashur Shef Edi!
Arbi Mazniku jam. Meqenëse sot na doli çik boja me ata gangot që kishim marrë në miting për të na mbrojtur nga ata studentët, them që ta përmirësojmë imazhin duke publikuar disa fragmente nga ditari i Lali Erit.
Atje tregohet qartë se Erioni nuk ka fare lidhje me këtë kategori dhe se gjithë fëmijërinë e tij Erioni e kaloi duke lozur me shoqet e pallatit.
Uroj ta pëlqesh Shef, e ta miratosh publikimin, se ky ‘Genci i Balës’ na ka sikletosur çik pz pz pz
*********
Fragment nga ditari i Lali Erit:
Unë e dua mamin.
Dhe pse kam arritur të realizoj ëndrrat e mia, unë e dua mamin sepse ajo më ka mbështetur. Faleminderit mami që më ke mbështetur gjithnjë.
Mbaj mend që i vogël, ti më ngushulloje ndërsa luaja me kukulla me gocat e lagjes, pasi çunat nuk më pranonin të luanim futboll bashkë, pasi qanin kukullat po t’i lija vetëm. Gjithnjë kam ëndërruar që të isha pjesë e shokëve gangësterë.
Kur isha në klasë të 4-t luaja me pafka me gocat, ose hidheshim në litar për të bërë muskuj barku ose bënim flokët bikutina. Pastaj vinin çunat m’i merrnin shoqet e mia.
Bëhesha shumë xheloz që nuk arrija të isha edhe unë shoqe me çunat.
Gjithnjë më kishte munguar edhe mua të kisha shok gangëstera, ngaqë nuk doja të bëja vetëm muhabet detyrash shtëpie apo për Naim Frashërin.
Ndihesha i paplotësuar dhe ndihesha bosh, doja të bëja muhabet për Çaknorrsin, për byçën e Enxhi Ninit, për Xheki Çanin, të luanim futboll dhe të shkonim tek dera e shtëpisë të kërkonim bukë me gjalpë, ta hanim shpejt e shpejt dhe t’i rikthesheshim lojës.
Gocat nga ana tjetër s’më linin, më përdornin keq, unë si xhentil që isha nuk u’a u prishja qefin dhe bëja infermieren. Mami më mbështeste duke më thënë se do vijë dita Erion që edhe ti do kesh shokë që bëjnë gangësterin.
Mbaj mend një nga çunat më gangësterë që unë ëndëroja të rrija me të, bënte xheste gangsterlliku në klasë të tipit; hante fara lule djelli poshtë bankës ose i përgjigjej zyshës: “Ça the ti me zhabë?”.
Unë bëja të urtin, i përgjigjesha çdo njeriu me edukatë, si princeshë e vërtetë.
E dija mirë nga këshillat e mamit që Toka çonte lartë energjinë e saj dhe Qielli poshtë energjinë e tij. Me këto mësime të vlefshme unë dija shumë mirë që do vinte dita që unë ëndërroja, për të ndejtur me gangëstera.
Energjia e gangësterit do kompesohej me butësinë dhe çiltërsinë time, ne do bëheshim njësh me çunat me muskuj dhe çdo gjë do ishte në harmoni ashtu si dhe Qiellli me Tokën.
Faleminderit mami. Erioni të do shumë. Me mbështetjen tënde unë arrita të bëhesha Mjaftist, protestues, EdRamDashës, ministër, ministër me nuse; dhe së fundi kryetar bashkie.
Tani çunat gangëstera më kanë qejf sepse kam arritur statusin e nevojshëm për t’u bërë shok me ta.
Çunat kanë shprehur keqardhjen e tyre që nuk kanë luajtur me kukullat e mia, ndërsa unë u jam shprehur dashamirësisht: Më mirë vonë se kurrë lal.
Faleminderit mami.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet