Kuvend letrash me miqtë, letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët. Janë 11 vjet letërkëmbim me fratin pukjan që e gjeti firmëtarin krutan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë”
Vazhdon edhe në këtë letërkëmbim mes fratit e Mustafa Krujës debati për librin gjerman dhe të vërtetat që fsheh në raportin mes Italisë dhe Mbretit Zog, si erdhi pushtimi i Shqipërisë. Mirëpo në një ditar të zbuluar të kontit Çiano dalin qartë interesat më të hershme të Italisë për ta aneksuar Shqipërinë dhe gjithë procesi i afrimit italian për të mbërritur në pushtimin e `39-ës lidhet pikërisht me këto interesa.
Në vëllimin e katërt të serisë së letërkëmbimeve të Mustafa Krujës me miq e bashkëpunëtorë, personalitete të jetës politike e kulturore të Shqipërisë të fushave të ndryshme, të botuara nga “OMSCA-1”, ky konsiderohet më i ploti e ndoshta më interesanti për lexuesin, mbasi paraqet një letërkëmbim mes dy personalitetesh krejt të ndryshëm nga mosha e nga formimi, por me një ndihmesë të çmuar në kulturën kombëtare që, nëpërmjet bisedës së tyre letërore, marrin në shqyrtim e ftillojnë ndodhi e tema të ndryshme të historisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Njëri ishte një protagonist i jetës politike, por edhe i asaj kulturore, njëri nga firmëtarët e Dokumentit të Pavarësisë, pjesëmarrës në shumicën e ngjarjeve që shënuan historinë e shtetit shqiptar në tridhjetë vitet e para të qenies së tij. Tjetri ishte një frat françeskan, një ish-mësues historie në liceun “Illyricum”, që e kishte bërë hulumtimin e kësaj lënde qëllimin kryesor të jetës së tij, krahas atij të shërbyesit të fesë.
I ndante një ndryshim moshe prej njëzet vitesh, por i bashkonte dëshira e studimit të thellë, dashuria për vendin e tyre, ngulmimi në kërkimin e së vërtetës historike, shpresa, e mbetur vetëm në kufijtë e termit, për të parë një Shqipëri demokratike e dinjitoze. Letërkëmbimi filloi një ditë prilli të vitit 1947, kur Atë Paulini, që jetonte në Bolzano, në një kuvend ku kryente detyrën e meshtarit, merr vesh se në Ortisei, një lokalitet turistik i Trentinos, një nga vendet më të bukura të Italisë, banonte Mustafa Kruja, një emër i njohur i jetës shqiptare. Vendos t’i shkruajë për të vendosur një lidhje me të.
“Letra e fratit pukian e gjeti firmëtarin kruetan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë. Një letërkëmbim 11 vjeçar nga vende e kontinente të ndryshme, gjithmonë duke u bërë më i ngrohtë, më i hapur, mes dy përfaqësuesish brezash të ndryshëm, që i lidhte jo vetëm fati i përbashkët i të mërguarit politik, por edhe dhimbja e përbashkët për fatin e Atdheut, të cilit i kushtojnë frytin e mundit të mendjeve të tyre në studimet e vazhdueshme për historinë e tij”, – shkruan trashëgimtari i Krujës, Eugjen Merlika. Këto letra bëjnë pjesë në vëllimin e katërt, ku letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët. Gazeta “Standard”, me të drejtat e botimit nga “OMSCA-1”, nis ciklin e publikimit të disa letrave të rralla, me personalitete të politikës e të kulturës. Edhe pse letërkëmbim, ajo që çmohet në to është sqima e dijes, sikur këta të ishin artikuj të publikuar për lexues, e jo mes vetes. Ndoshta kjo ishte një projekt-perspektivë e Krujës, gjë që ia impononte çdo letërkëmbyesi, si në këtë rast, duke na dhënë një shkollë të mendimit.
***
BOLZANO, 30. 3. 1951
Shum i dashtuni Mik,
Letren e dashtun tande e mora shì të Hanen e Pashkvet, e të falem nderës fort e fort per urime qi më derguet per Pashkë.
Pergjegjet t’Ueja, si perherë, të kjarta e precize: edhe per kto të falem nderës me gjith zemër.
Libri tedeshk prej të cilit mora pvetjet e bame në letren e mbrame, âsht botue në vj. 1939, sugurisht nja pak kohë mbas zaptimit të Shqypnís prej Italjanvet. Ky liber, si më duket mue, ka mâ fort qellime propagandet se sa me prû fakte historike të pakontestueshme. Libri quhet kshtu:
“ALBANIEN, Neues Land im Imperium” . Tue kenë ky i botuem në kohën kúr Gjermanija i kishte punët mirë me Italí, nuk âsht per t’u çuditë perse libri mundohet me mbajtë mâ fort krahin e Italís! Edhe pyetjen tjeter mbí Tyrqt e Rij e pata nxjerrë prej të njajtit liber.
Nuk m’âsht ashtu krejt i kjartë dallimi qi bani Ju ndermjet othoman e tyrk. Ju shkrueni kshtu në letren t’Uej: “Po ai vetë (Njaziu) kurr s’e shpalli veten ndryshe, as me shkrime as me gojë, veçse othoman, e kah s’ thonte tyrk, duket se e dinte edhe vetë qi s’ishte i këtillë”.
Per mue âsht njisoj me thânë othoman e tyrk në ket rasën t’onë ktu. Si e kuptoj vetë punen: Tyrqt janë racë ase mâ mirë nji popull i rrjedhun prej Turkestanit. Othoman rrjedhë prej fjalës Osmanlí, e në ket mndyrë u thirren Tyrqt come discendenti dei fautori di Osman I, che combatterono per lui. Në nji historí tedeshke po gjej të shkrueme kto fjalë: “Das Reich des mongoloiden Reitervolkes der Türken durch Osman I. (1288-1326) in Kleinasien begründet. Er nennt die nach dem Tode seines Vaters übernommene turkmenische Nomadenhorde “Osmanen”, erweitert das Reich und nimmt den Titel “Sultan” an. ” – Si e tfilloni Ju ket punë?
Pyetjet e mija kso here janë kto të dyja, e po i marr prej librit tedeshk të sypripermendun:
1). Das albanische Volk als solches hatte sich an dem sogenannten Ersten Balkankrieg 1910/12 nich beteiligt. Diese Behauptung ist, streng genommen, allerdings nur in der Einschränkung richtig, daß das Albanertum nicht als konkrete Partei am Krieg teilgenommen hatte. Tatsächlich haben die zahreichen Aufstände der Kosoboalbaner seit 1908 – meist unter Führung des machtvollen Isa Boletin aus Boletinac auf dem Kosovopolje-sehr dazu beigetragen, das Ansehen und die Widerstandskraft der Türken zu untergraben, so daß den Serben im Balkankrieg 1911 der Erfolg desto leichter fiel. Sie haben deshalb auch, wie wir heute wissen, Boletin heimlich unterstützt, woraus sich auch dessen neutrale Haltung während des Balkankrieges erklärt, die ihm die Türken sehr zum Vorwurf gemacht haben”.
2). Ismail Kemal Bey Vlora war eine der umstrittensten Persönlichkeiten seiner Zeit. In der Türkei alten Regimes hatte er es bis zum Mitglied des Staatsrates Abdul Hamids und zum Gouverneur Tripolitaniens gebracht, weilte aber seit 29. April 1900 im Exil und wurde sogar in contumaciam verurteilt. Die jungtürkische Revolution erlaubte ihm 1908 die Rüchkehr, aber da er am reaktionären Gegencoup des Sultans teilgenommen hatte, mußte er neuerdings fliehen. Er wandte sich nach Athen und begann von hier aus, angeblich mit Mitteln Abdul Hamids, die albanischen Selbständigkeitsbestrebungen zu schüren, nicht so sehr aus nationalen Interesse, als vielemehr um dem jungtürkischen Regime Schwierigkeiten zu machen. Wäre diese an sich nicht eben unmögliche Lesart richtig, dann wäre die Nationalversammlung von Valona 1912 nichts weiter gewesen als ein Ergebnis des Parteihaders innerhalb des Jungtürkentums und seiner diversen Strömungen. Wie wenig Ismail Kemal Bey angesehen war, beweist, daß er im Parlament in Istanbul während (das?) der Jungtürkenperiode 1908/09 öffentlich geohrfeigt würde.
Per sa i perket largimit t’em prej botës së vjeter, mue vetem at herë do të më mbushet mendja me ndrrue vend e me shkue n’ Amerikë, po t’a dijshem se nuk âsht kurrsesi e mundun me shkue n’Austrí e me punue ata shka kam vetë nder mend. Lufta, kurdo qi të kërsasë, ka me u zhvillue jo vetem n’ Europë apor në Lindjen e Aferme: per me i dhânë fund luftës, si njani si tjetri nder dy Katallajt, do të mendojë se si me u hjedhë drejt e në strofull të tjetrit. Vetem në ket mndyrë âsht gjasa se mund t’i shtypet kryet Kulshedres, tue e msye kte me të tana armët moderne shi në strofullin e saj. Edhe po zaptoi Rusi Europen e vendet e aferme, sa pare ban? A âsht mâ i madh dami apor dobija? Luften mund t’a fitojë Rusi, vetem po i duel ktij me kapercye n’ Amerikë. Europjant per Rusí nuk formojnë anmikun Nr. 1. Teper shum miq ka Rusija n’ Europë, edhe po kjén shum nder kta miq vetem miq friget prej pushtetit rus. Mjesá n’ Amerikë luftohet komunizmi radikalisht. N’at ditë (dita ktu âsht per t’u kuptue nji kohë e papercaktueme!) qi Rusija të zaptojë Europen prendimore, të gjith komunistat e tashëm do të baheshin antirus, si po e shohim nder shtete t’Orientit europian dita me ditë. Rusija e din ket punë, e prandej nuk mendon me i u lshue urysh Europës : ket punë, po të kishte dashtë, do të kishte pasë rasa mâ të volitshme me e krye nder vjetët e para mbas luftës, në 1945. Kshtu e mendoj vetë punen e ndoshta e kam angllisht. Se njerzt nuk veprojnë përherë mbas logjikës e shpesh herë harrojnë ku rrin me shpí il buon senso e dij edhe vetë. Rusët, veç, per deri tash nemosè, kanë dhânë prova të kjarta se nuk u mungojnë kto cilsí. Ata e kanë diftue veten mjeshtra të pagabueshem në mrrijtjen e qellimeve qi kanë para vetes perpá pasë nevojë me rikurrue në mjetin ekstrem, qi âsht lufta. Pse Rust nuk janë “Untergangsmenschen” s’ çon kandar edhe po u desht me dekë. Deka per ta âsht nji gjâ e lakmueshme, kúr të jetë puna me e diftue veten herò per nji ideal të naltë.
Por t’i lam kto gjana, pse do të kishem me mujtë me shkue edhe mâ gjat me kso pallavrash. Un me kto fjalë due me të diftue se mue nuk më mbushet mendja me lanë Europen vetem prej frigës së njaj lufte. Po të kishem mjete financjare, pá tjeter do të niseshem per Austrí e do të ndaleshem atje nemose dý vjet. Për deri sa mos të më braktisë shpresa plotsisht, se ndoj herë Zoti do t’i a shndrisë menden ndoj Mecenatit me më ndimue me mjete financjare, nuk do të ndrroj mendim. Po s’u gjet kurrsesi nji dorë bujare qi do të më ndimojë, at herë nuk ka me më mbetë tjeter veçse me shkue n’Amerikë, mbasi per atje, si të pata shkrue, âsht rruga çilë, d.m.th. gjindet mndyra se si me raditë mjetet financjare per udhtim. Âsht e dijtun se konditat janë jo të favorshme, per arsye se mue më duhet me harrue krejt Shqypnín e popullin e saj e me u vû me punue per tjerë, me punue per asish, me të cillt nuk më lidhë kurrgjâ. Kjo âsht arsyeja per të cillen Të pata shkrue heren tjeter kto fjalë: me shkue në Amerikë âsht per mue njisoj si me dashtë me i rá mohit Shqypnís! E me të vërtetë âsht njisoj si me i rá mohit Shqypnís, kúr mos të mundet njeri me punue kurrgjâ per te.
T’uroj shndet e të mira.
Miku i yt
P.P. Margjokaj O.F.M.
Ramleh (Aleksandrí), 23. IV. 1951
I dashtuni Atë,
Gzohem fort qi je mirë e po hy patjetër me vu përgjegjun pyetjeve.
Tyrk âsht nji skânj ethnologjik e othoman (ottoman, osmanlli) politik. Krejt ai mosaik popujsh të ndryshëm qi përfshinte mbretnija othomane n’ Evropë, Así e Afrikë ishin othomanë, pjestarë t’asaj mbretnije a, mâ drejtë me thânë, të shtruem asaj, por jo tyrq të gjithë siç ishte populli bazë qi e kishte themelue atë mbretní. Nji analogjí me këtê e gjêjmë në mbretnín e Habsburgvet, n’Austrín. Mund të marrim si shêmbull edhe Zvicrën, me këtë ndryshim qi popujt e ksaj janë shokë të bashkuem vullnetarisht në nji Shtet e jo të shtruem përdhuni prej njânit sish. Evropjanët e kanë quejtun mbretnín othomane edhe Tyrqí, por impropriamente, ashtu siç u kanë thânë, gjithnji prej këtij emni pa vênd, edhe othomanvet, nga çdo kombsí qi t’ishin, Tyrq. Pra nj’ashtu sikur nji Çek a nji Italjan i Trieshtës, b.f., e quente veten austrijak politikisht e çek a italjan ethnikisht, ashtu edhe Shqiptari, Arabi etj, e quejshin veten othoman, por jo tyrk në kuptimin politik. Njaziu s’ mujte me i thânë vetes Tyrk, se e dinte qi s’ ishte i tilë e i dukej si me thânë “jam kopil”, por e ignoronte, për mos me e mohue, edhe kombsín e vet e përdorte vetëm me cilsín politike si shtetas : othoman. Un përdor kët’orthografí për këto arsye : Emni Osman i Tyrqve âsht Othman’ i arabvet. Gjuha tyrqishte s’ka th. Okqidenti th-n e ka bâmë t në këtë rasën t’onë edhe dyfishue. E tue qênë se kjo formë s’i përshtatet as etymologjís as gjuhës s’onë qi s’ka bashkzânore të dyfishueme, un kam shkue në rrânjët me formën oth-.
Në pyetjen e parë prej librit Albanien (auktorin kishe harrue me m’a diftue) po më bie në sŷ “Balkankrieg 1910-12”! Luftat balkanike, kundra Tyrqís e ndërmjet fituesvet balkanikë shoq me shoq, kanë fillue e mbarue në vjetën 1912-1913. Rolin e Shqiptarvet në këtë luftë, kërkon t’a gjykojë në “favor” të tyne nëpër prizmën e nji politike kontingjente, por jo historikisht. A sommi capi, duhet të thomi se politika e verbët e Stambollit i shtrëngoi Shqiptarët me bâmë kryengritje mbas kryengritjesh për tri vjet rresht (1909-1912) tue dërmue e demoralizue fuqín ushtarake e hapun nji hendek të madh ndërmjet popullit t’onë e mbretnís. Na, dmth paríj’e jonë, të kishin qênë të mêndshëm, mbasi s’mujtën me u a mbushun mênden Tyrqvet me i njohun Shqipnís autonomín e vet me kufîj të caktuem, ishte dashun t’u përpiqshin me u marrë vesht me shtetet e Balkanit për nji Shqipní të pavarme me kufîj t’arsyeshëm e të pranuem prej tyne me të zezë mbi të bardhë e me luftue mbandej së bashku me ta kundra Tyrqís. S’ka mujtun me u bâmë ndoshta, por fakti âsht qi jo sprovue, por as mendue s’âsht nji provë e këtilë prej anës s’onë. Atëherë u bâ puna ashtu siç thotë auktori gjerman: “Das alb. Volk als solches hatte sich an dem ersten Balkankrieg nicht beteiligt.” E këta âsht gjithça. Kusuri janë fjalë e kurrgjâ tjetër. Por un s’çuditem për shkurtpamjen e Tyrqvet e të Shqiptarvet, por për atë të diplomatís vjeneze. As Vjena s’kuptoi kurrgjâ se Tyrqit e Rij ishin tue i bâmë vorrin mbretnís othomane. Në fillim, përkundrazi, kujtoi se l’Homme Malade , me shpalljen e konstitucjonit, shpëtoi e muer udhën e nji shërimi të sigurtë. Prandej u nxitue me shpallë aneksimin e Bosne-Herzegovinës. As provat e dý vjetve të pastajme s’i mësuen kurrgjâ. Aqë sa Vjena, kur u shpall lufta balkanike, qe e bindun qi Shtetet e gjysishullit do të hajshin prej Tyrqijet nji dajak të shëndoshë! Sikur t’a kishte pasë kuptue realitetin, në vênd qi t’i a lênte Petersburgut nisjativën me bashkue Sërbí e Bullgarí në nji aljancë të fshehtë, qi u bâ bërthama e Lidhjes Balkanike, do t’a kishte marrë vetë e do të kishte rregullue si duhet edhe fatin e Shqipnís.
Isa Boletini s’ka qênë ashtu “vollmächtig” sikur e bie Auktori, por s’e vjyen barra qirán me u ndalë mbi tê. Ka marrë pjesë edhe ky bashkë me krenët tjerë të Kosovës në kryengritjen e 1912 – s. Rol’ i Sërbvet në këtë kryengritje ka qênë afrisht ai qi luente edhe Mal’ i Zí me Malsorët e Mbishkodrës : ka dhânë do armë e ndoshta edhe do pare, por Boletinit e do krenve tjerë si ai, të padijshëm e të pakuptueshëm. Në Shkup i kam ndie vetë aso here kritikat e ankimet qi u bâjshin për këtë vepër prej anës së krenve patrijotë, si Bajram Curri, e intelektualë si Hasan Prishtina e Nexhib Draga.
Ato pak shënime biografike t’Auktorit mbi Ismail Kemalin janë të drejta. Veçse në “reaktionären Gegencoup des Sultans” s’âsht e vërtetë qi ai ka marrë pjesë direkte. Vetëm se si deputet opozitar qi ishte e me shumë tjerë si ai, s’e fshehu kënaqsín e tij faqe asajë lëvizjeje efemere qi u pandeh se do t’i epte fund strapotencës së partís në fuqí, qoftë edhe në favor të Sulltanit. Në veprimet e tija mbandej prej Athine e ngado ngjeti përjashta sigurisht s’ka pasun gisht Abdyl-Hamidi, qi ishte i burgosun në vilën Alatini të Selanikut. Krahaso vetë të thânat e Auktorit qi Ismail Kemali qyshë në 1900 u bie shkelm të miravet personale qi kishte prej Sulltanit e del n’Evropë (për ç’qëllim?) e mbandej kur nxit Shqiptarët për kryengritje e paska bâmë këtê “nicht so sehr aus nationalen Interesse, als vielmehr um dem jungtürkischen Regime Schwierigkeiten zu machen”! Edhe prej këndej mbërrîn i bir’ i botës me infirmue deri qëllimin kombtar të shpalljes së pamvarsís s’onë në kuvêndin e Vlonës. Ismail Kemali ka qênë mâ i madhi diplomat shqiptar i kohës së vet e nji ndër mâ të mëdhajt atdhedashës. Ishte kryetari i opozitës në parlamentin tyrk, të nji opozite qi përmblidhte në gjî të vet deputeten prej gjithë popujve të mbretnís, me gjithë këtê për Auktorin fakti qi nji deputet tyrk i pati ramë nji paravesh në parlament provueka se sa pak “angesehen” paska qênë!
Mbreti më tha dje se e kishte gati qortimin e atij tekstit për të cilin kemi folë në letrat e mâparshme. Por mbandej un harrova me i a kërkue kur u dava me tê. Sod i telefonova nji oficeri të shtëpís së tij e kujtoj se mbrênda ditës kanë me m’ a prûmë e kam me T’a mbyllë këtu. Prandej deri nesër nade s’po T’a nis letrën.
Me përshëndetje shumë të përzêmërta.
I yti
- Kruja
Bolzano, me 30 príll 1951
Shum i dashtuni Mik,
Sot mora letren tande e të falem nderës fort e fort. Dallimi i Yt ndermjet tyrk e othoman âsht aq i kjartë, sa vetë çuditem si nuk më ka rá nder mend perpara ky dallim. Më bjen nder mend se njiherë glottologu francez Mario Roques pat pvetë P. Justin Rroten me nji leter se çka shenjote fjala Vlash, qi ai e kishte pasë lexue ndokund në ndonji liber. Kúr P. J. Rrota i shkroi tue i thânë se Vlash âsht njisoj Blasius, ky i pergjegjka me kto fjalë: “accuso la mia ignoranza”. Kto fjalë mund të perdoren edhe në rasen e soqme prej meje.
Auktori i librit, qi po na qet punë nder kto letrat e mbrame t’onat, quhet Richard Busch-Zantner.
Fundi i letres s’Uej së soqme kje ky: “Mbreti më tha dje se e kishte gadi qortimin e atij tekstit per të cilin kemi folë nder letrat e maparshme. Por mandej un harrova me i a kerkue kur u dava me te (un do të kishem shkrue : u dava prej tij ase prej si!). Sot i telefonova nji oficeri të shëpís së tij e kujtoj se mbrenda ditës kanë me ma prumë e kam me T’a mbyllë ktu. Prandej deri neser nate s’ po T’a nisi letrën”. Letra e Jote më mrrijti, por pa at tekstin e Mbretit.
Çashtjet qi më ké tfillue në ket letren e mbrame janë fort t’interesantshme e mbas të tana gjasësh do të kthej prap ndonji herë tjeter te ato.
Pvetjet e soqme po i marr prap prej librit t’ atij gjermanit:
1). Të më diftojsh ndoj send mbi Turhan Pashë Permetin, i cili simbas auktorit gjerman, paska pasë kenë prej 1908-1913 “türkischer Botschafter” në Petersburg. Më bjen në mend se shpesh herë P. Fishta e ka pasë xânë në gojë ket Turhan Pashen.
2). Kur auktori flet mbi Wiedin, thotë se Esad Pasha “als Vertrauensmann Italiens schürte den Widerstand” kundra Wiedit. Esad Pasha “war als Sturmbock gegen den Prinzen Wied als dem ungewollten Rapräsentanten der österreichischen Politik gewonnen worden” – kshtu auktori gjerman. A âsht mâ mirë me e thirrë Esad Pashën “Vertrauensmann” të Slavëve apo të Italjanvet? Apor mâ mirë me thânë: Italjajt s’ishin tjeter veçse masha – consciamente o inconsciamente! – të politikës slave?
Po e gjete ndoj herë Mbretin Zog në terezí, permendja punen teme se due me shkue n’Austrí: kush e din i mbushet mendja me më ndihmue. Shpesh herë, sa kje ai Mbret në Shqypní, u ka dhânë ndihma financjare Françeskanve shqyptarë per vepra kulturore. Ndoshta edhe tash ka Ai mundsín me i ndihmue nji françeskanit të rí, qi posë idealit e vullndesës së mirë, s’ka kurrgjâ e kurrkend tjeter qi t’i ndihmojë e t’i apë zemer per vepren qi kishte me dashtë me krye.
Në fund po të lutem qi të më falish, po kje se e mbusha letren me çitate tedeshke. Per mue âsht mâ kollaj me i kopjue çitatet në gjuhën origjinale se me u vû e me i perkthye shqyp.
Ka ditë kam dashtë me T’a thânë nji send e perherë më duel mendsh në rastin e volitshem. Po Të rán në mend fraza, fjalë popullore e fjalë e krypë, m’ a shenoni ndonji per çdo leter qi të më shkrueni. Vetë baj kolekcjon me kso fjalësh e e dij se Shqypnija e mesme âsht fort e pasun per mndyrë së thânunit e fjalë e krypë e kso gjanash.
Shum shndet e të mira Të dergon
Miku i yt
Komentet