1. “E shih ti e dashur se edhe këtu lartë nè tempull, sytë e dashuruar të Hënës, ndjejnë nevojë të përmallshme për sytë e bukur të Diellit! Sidomos mbrëmjeve ose gjatë netëve të gjata që nuk sosen. E sheh ti se në majat më të larta të tempullit, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi! E sheh ti fuqinë e një gjenerali ose komandanti të dikurshëm ushtarak ose luftarak që të ka ngjitur sonte në majat më të larta të tempullit!” (Filipi-Olimpisë): “Po, po..e shoh, por nuk e ndjejë fare! Mua nuk me duhen gradat dhe shkallët ose majat më të larta të tempullit me një gjeneralt të pensionuar dhe të kompleksuar nga mosha ose vitët e ikura në pakthim, por me duhet ai ushtari i dikurshëm i ri dhe i fuqishëm në front. Me ndjejë dhe me kupto drejtë! Me tepër më pëlqeje dhe fascinoje atëherë si pirat ose ushtar i ri në front, se sa sonte si mbret ose gjeneral i ngjitur (ngrtur) në fron! (Olimpia-Filipit)
2. Të kujtohen (ndofta?) flladi i dikurshëm i vendlindjes dhe fresku…Cicërimat e zogjëve, këngët e dashura të bilbilit, puhizat e lezme të barit dhe polifonia magjepëse dhe romantike e luleve dhe atyre pemëve të gjethura në vendin e lindjes..Kafshimi I “mollës së kuqe” në “Edenin e përgjakur” të atyre ëndërrave tona epiko-lirike! Ata tinguj të amshuar të erës së butë freskuese nepër fytyrat dhe flokët e arta (flori) të atyre gocave ose vashave të bukura shqiptare qe i formonin dikur njëmjë e një (1OO1) nota melodishë ose simfonishë të bukura, pikante dhe teper ekzotike. Apo, mos ndofta t´kujtohen prekjet e lehta të buzëve, shikimet sy me sy dhe lehtësia e padurueshme e atij ´gravitacioni të madh´ mes dy trupash dhe shpirtërash të rënë në dashuri atje dikund largë nën hijet e flladitshme të ndonjë lisi të moçëm atdhetar ose vendlindor?!…Ansambli i ngjyrave, baleti i yjeve…Dikur… Atëherë pra!
3. Mos pyesni fare mbi epilogun! Sakaq, kam zënë të mendoj dhe meditoj ethshëm dhe gjithë trishtim për “pellgun e madh” të një gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre metropolave të huaja…Për eklipsin diellor dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm, kur njerëzit u detyruan t’merrnin botën në sy. Për gjakun e censuruar, palcën dhe limfën. Vetja ime me ngjanë vazhdimisht në “atlet të mundur” tè një maratone të gjatë me plot e përplot kalorës dhe heroj të ndryshem antik ose mitik si Odiseu, Eneu, Genci, Aleksandri ( Leka) i Madh, Pirroja ose Spartaku.” Do shtoje ( ndofta?) në vazhdim, si për të deshiruar të mbyllim me kaq ” plagën e madhe” të bisedës sonë shqiptarçe. Ndërkohë që me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, si papritur dhe kujtuar as vet, ndofta te janë shfaqur në ëndërr Akili së bashku me Aleksandrin ( Lekën) e Madh, Pirron, Gjergj Kastriot-Skendereun etj. Në sytë e bukur të Elenës nga Troja, Teutës, Olimpisë ose Donikë së fisëshme t´Kastriotëve, zjarr, plumb e hekur si dikur.
4. Mediton i (e) tëndosur dhe bërë aq shumë merak për Romeon dhe Xhulietën…”Mbretin Lir”, “Othellon” ose “Jorikun e përjetshem” në ato ëndërralla të përdala vegimtare dhe vezullimtare tek “Hamleti” i Shekspirit. Në Veronë të Italisë edhe sonte..sonata, kancone, romansa ose balada të reja “dela romanticae” ? Po..në “La Scala” të Milanos dhe në San Remon Romantike… Çao, saluti, amore ose “La Traviata”! Dhe..ata sy të dashuruar gocash të bukura dhe tepër temperamente në Vendin e Diellit…Mama Mia!
5. Në Paris, Londër, Vjenë ose Berlin…”Madam Antonet”, “Madam Zhozefine”, “Lady Makbeth”,”Lady Boleyn”, “Lady Diana”, Katarina, Konstanca e bukur ose Adelheide…Muzikë e njohur klasike, opera, balete dhe ballo të larta mbretërore -deri në kulm.Tryeza të mbushura plot e përplot me therrore, blatore ose dhurata të shumëta…Zonja të bukura mondane dhe metropolitane me plot delikatesë të lartë dhe ekstrvagancë …Shandane dhe llambadare të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që bëjnë dritë dhe rrinë ndezur ditë e natë. Në anën tjetër të tryezës ose tavolinës, buzagaze të stisura ne maje te gjuhes si dhe fytyra të mbërdhezura ose salakuqura Jul Cezarësh, Henrikësh dhe Napoleonësh të ri të kontinentit plak…Kurtha, intriga, dredhi, balada të ndryshme dhe “romansa” si si dikur. Si atëherë !
6. Lodhur, të kalemendur ose të trishtuar si çdo herë tjetër nga ndonjë ëndërr e keqe mërgimtare që nuk i këputet dot toja, prap të zë nata.
Ndërkaq, jeta ia ka thënë (behur) atje dikund largë…Në gjysëm ose në fund të rrugës.
Pa të keq , por kështu e ka jeta!
Komentet