Për disa njerëz, pirja e kafes çdo mëngjes është diçka e zakonshme… Për të tjerë është fillimi i një dite të gjatë e të lodhshme. Por askush nuk e di, pasi është hera e parë, se ekziston edhe Dita Ndërkombëtare Kafes. Organizata Ndërkombëtare e Kafes e shpalli 1 tetorin si ditë të veçantë për nder të kafes, si pijen që shënon fillimin e një dite.
Ka shumë mënyra të ndryshme për të marrë kafeinë … kafe me qumësht, ekspreso, ose si ta doni, thotë kjo bariste.
Për kafen në mëngjes duhen rreth tre minuta, por shumica e punës ndodh në prapaskenë.
Kafeja vjen nga e gjithë bota. Dhe kafeja e përsosur vjen nga kokrra të përsosura.
Neil Balkom thotë se kafeja e ka sekretin tek kokrrat, që vijnë në forma të ndryshme. Dhe kjo është arsyeja pse një ekspert kafeje si Neil Balkcom – provon mostrat e para të kokrrave të kafesë, zgjedh kokrrat më të mira nisur nga forma, shija, dhe pastaj i pjek.
Kontrolli i cilësisë është i domosdoshëm. Dhe kështu vijnë klientët, njëri pas tjetrit, për një kafe mëngjesi, në kohë me shi apo diell, – dhe nuk e dinë se ka një Ditë Ndërkombëtare të kafes. Pastaj pyesin: është sot dita e kafes? Festë zyrtare? Ditë pushimi?
Komentet